Tjetër tërmet 6,7 ballësh në Nepal, sërish orteqe në Everest

April 26, 2015 10:44

Tjetër tërmet 6,7 ballësh në Nepal, sërish orteqe në Everest

Alpinistët dhe udhërrëfyesit e tyre në malin Everest nuk e kanë marrë ende veten nga vdekjet e shumta, dëmtimet e rënda apo edhe trauma e pësuar e ortekut të parë të shkaktuar nga tërmeti i fuqishëm prej 7,8 ballësh që tronditi Nepalin të shtunën, ndërsa tashmë janë goditur nga një tjetër tërmet.

Ky i së dielës nuk ishte edhe aq i fuqishëm sa i pari, por sërish konsiderohet i rëndë teksa raportohet i magnitudës 6,7. Epiqendra e tij ishte shumë pranë malit më të vizituar në botë, ku njerëzit janë ende të tronditur, disa të zhdukur dhe disa besohen të jenë varrosur nën borë. Tronditja e re ka shkaktuar sërish orteqe bore dhe shkëmbinjsh.

Të shtunën, qindra njerëz ndodheshin në malin Everest, në pritje për t’u ngjitur në të, kur ra edhe tërmeti i fuqishëm që shkaktoi mbi 1900 viktima në Nepal dhe 17 alpinistë të vdekur në kampin bazë të Everestit, si dhe shumë të tjerë të zhdukur.

April 26, 2015 10:44
Komento

1 Koment

  1. Zoro April 26, 12:12

    Hidhi syte o zot edhe ne kete krahun ketej dhe rrafshoje se padrejtesite kane krijuar nje mal te pakapercyeshem hallesh per pjesen derrmuese te popullsise.
    Le te rrojne ne kete vend vetem deputet dhe qeveritare, te tjeret le te vdesin se lumturia vjen me shpejte se shkojme ne parajse.
    Nuk sheh gje tjeter vetem pesimizem ngado qe vete.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim