Tjetër tragjedi në Mesdhe, mbytet një varkë me 63 persona

July 1, 2018 22:32

Tjetër tragjedi në Mesdhe, mbytet një varkë me 63 persona

Një varkë me 63 persona në tentativë për të kaluar brigjet europiane, është mbytur në detin Mesdhe.

Nga këto 63 vetë, 41 persona janë shpëtuar nga roja bregdetare në brigjet e Zwaras, raporton agjencia e OKB-së në profilin e saj në “Twitter”.

Lajmi është konfirmuar nga drejtuesit e UNHCR dhe nga zëdhënësi i Marinës libiane, Ayob Amr Ghasem.

“Ka pasur zbarkime të shumta dhe njëra nga ato ishte në gjendje kritike”, ka shpjeguar ai duke shtuar se “sigurisht që ka të vdekur”.

Një raport i fundit nga Kombet e Bashkuara ka publikuar pak ditë më parë shifra të frikshme, ku vetëm gjatë dy ditëve të fundit, 215 persona janë mbytur pasi janë larguar nga Libia në tentativë për të mbërritur në brigjet europiane.

s.a/dita

July 1, 2018 22:32
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*