Java nis me viktima, dy të vrarë gjatë paradites

September 2, 2013 11:23

Java nis me viktima, dy të vrarë gjatë paradites

 Një tjetër person është vrarë sot në Bulqizë, duke e çuar në dy numrin e viktimave për paraditen e së hënës. Ngjarja ndodhi në qendër të qytetit, ku viktimë mbeti Qerim Marku, 40 vjeç. Sipas informacioneve nga vendngjarja, viktima është roje sigurie në minierën e Bulqizës. Nuk dihen shkaqet e krimit dhe as identiteti i autorëve. Policia ka nisur hetimet për ngjarjen. Mësohet se janë marrë në pyetje dëshmitarët në vendngjarje dhe janë ngritur postblloqe për kapjen e autorëve.

Po sot, një tjetër krim i kësaj natyre u shënua në Durrës, ku një biznesmen ndërtimi u vra në një lokal në zonën e plazhit.

 

September 2, 2013 11:23
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*