T’lagi me sh… Tenxherja e kulturës sonë ka gjetur kapakun

September 17, 2016 09:15

T’lagi me sh… Tenxherja e kulturës sonë ka gjetur kapakun

Ilir Metaj

 

1. Mendova se do ishte “dashuria e një nate vere” dhe do harrohej shpejt.

Të paktën tani që ka ikur vera me gushtin prapa.

Se helbete fundshtatori, koha freskohet, mendja freskohet e për rrjedhojë çdo gjë që varet prej saj freskohet (do Zoti edhe fiksimet e dalldisura si ky!).

Pra shpresova se nuk do ta dëgjoja më.

Më qartë, nuk do ta dëgjoja më ngaqë të tjerët nuk do ta dëgjonin më. Për të qenë akoma më i qartë, nuk është se më parë unë e dëgjoja me dëshirën time. Asnjëherë nuk ka ndodhur kjo, ju betohem.

Por ama gjatë gjithë kësaj vere (apo mos vallë gjatë gjithë verërave që kur mbaj mend unë ..?!) atë e dëgjoja kudo.

Në TV që në pikë të sabahut, në radio (e kotë të ndërroje stacionin, ishte vetëm ajo ngado), në makinat që qarkullonin me xhama ulur e volumin e muzikës në maksimum që “kënaqësinë” e dëgjimit të saj ta ndanin me kalimtarët, pallatin ngjitur dhe gjithë mëhallën, në ashensor tek dëgjoja komshiun që e fërshëllente, nëpër rrjete sociale ku u hëngrën e u grinë kush e postonte më shumë, në palestër ku ndonjë djalë apo vajzë nuk harronte të shkonte te kompjuteri që shpërndante muzikën e ta kthente nga fillimi për të n-tën herë rradhazi, te bari ku kafeja nuk mund të gjerbej pa qenë ajo në sfond (në cdo orë, në cdo bar), në plazh (edhe kur zhytje kokën në det…mos vallë peshqit? Mah..).

Me pak fjalë, nuk i shpëtoje dot. Përsa kohë merrje frymë, atë do dëgjoje.

Ja, iku vera. Erdhi vjeshta.

Mbase ka shpresë tani që të fashitet si vizatimet në rërë…

Ah jo. Asgjë. “T’lagi me shampanjë” ngado.

As shirat e vjeshtës nuk ia dolën. As temperaturat e ulura.  Vazhdon t’lagi shampanja…

Kjo tregon se nuk paska qenë dalldisja e një nate vere. As e një sezoni veror.

Qenka dashuri e vërtetë.

Tenxherja e kulturës tonë ka gjetur kapakun e saj. Na rri fiks.

Do fakte? Pyet një të ri për tekstin e “t’ lagi me shampanjë”, ta reciton rrufe, madje ta këndon symbyllur porsi këndez.

Pyete pak kush është Xhuzepe Verdi, të thotë pa asnjë mëdyshje se është futbollisti anglez që luan për Leicester.

Kur i mendoj këto, më duket sikur kulturën e këtij vendi e kanë lagur vërtet…T’lagi me sh…

 

2.Një hartë e botës para syve.

“Zgjidhni pjesën që do donit t’u falja”,- u tha Zoti shqiptarëve.

Të rriturit u ngulën sytë tokave.

Fëmija i vogël shikonte detin…

E ndjeni fëmijën brenda vetes, or miq?

E ndjeni si po vdes ditë për ditë? Po i humbasim oksigjenin. Po i helmojmë gjakun. Po e shqyejmë e po e copëtojmë si kanibalë të vërtetë. E ndjeni si përpëlitet në agoni?

Duhet ta shpëtojmë. Duhet ta kthejmë në jetë. Duhet ta ndiejmë sërisht tek vrapon brenda nesh.

Eshtë e vetmja mënyrë për të shpëtuar nga monstra që po i zë vendin atij e po na merr frymën neve. Eshtë luftë që duhet fituar.

Për fëmijën që shikon detin!

September 17, 2016 09:15
Komento

8 Komente

  1. vilma September 17, 10:21

    Eshte kenaqesi e vertete te lexoj shkrimet tuaja. Te shkelqyerA ne stil dhe ne mendim.

    Reply to this comment
  2. Sonila H. September 17, 11:21

    Vetem 1 fjale – BRAVO !!!!!!!

    Reply to this comment
  3. Adi September 17, 13:54

    M pelqen!

    Reply to this comment
  4. Gjergj Arbana September 17, 21:25

    Nè TV, nè pikè tè sabahut?

    mè fal, ÇFARÈ? Kush ka nevojè pèr kakèrdhi tè tilla pèrveç motrès Vilma dhe shoqes sè saj Sonila?

    Reply to this comment
  5. Feodor Muho September 17, 22:31

    Shkrime shume te vecanta e tema shume te goditura. Te lumte Ilir. Gje e rralle keto kohe. Je per tu habitur per gjeresine e temave jo vetem ne kete shkrimin e sotem po edhe ne te tjeret. Hallall.

    Reply to this comment
  6. aqo September 18, 05:25

    I nderuari gazetar qe vetem emrin t;a di dhe kete nepermjete gazetes,do te ishte me efektive t;a shkruaje titullin e kenges:
    ” T’lagi me shurre………..” se ashtu po laben trojet shqiptare.

    Reply to this comment
  7. gjermani i fundit September 18, 10:16

    Po te vesh referim Verdin, Sony Music nuk duhej te ekzistonte. Te rinjte e sotem nuk dine gjera me te thjeshta, Pitagoren, Euklidin apo Arkimedin, por as me te thjeshten fare, sic thote plaku im, ky milet(kjo rini) nuk di se nga vjen buka, por di 70 llojet e porositjes se kafese ne kafene. Cfare eshte kjo t’lagi, tallavaja e beharit? Sinan Qepa e kendon apo Lali shpirt a c’a m..tin e ka emrin. Erdhen kohet kur majmunit po i behet konkurrence e forte. Tere bota e ble shampanjen per ta pire, t’ka Lali xhan e paguan per te lagur dyshemene apo gezofin lakuriq te majmunit.

    Reply to this comment
  8. :)) September 19, 20:16

    Qarte e bukur,,ironi dhe te verteta bashk ,,por REALISHT KTO JEMI,,Kudo ,,dhe ne emigrim po e njejta GJE,,o sa mire me qen SHQIPTAR

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*