Nis “gara” e meritave, kush e shpëtoi Alvin Berishën?

November 7, 2019 12:14

Nis “gara” e meritave, kush e shpëtoi Alvin Berishën?

Alvin Berisha tashmë është i lirë nga kampi “Al Hol” dhe tmerri i tij disa vjeçar në Siri ka marrë fund.

Por, ndërkohë që tmerri i tij duket se ka përfunduar në Shqipëri ka nisur gara për marrjen e meritave të shpëtimit të tij.

Prej disa ditësh qeveria ishte nën presion publik pas lajmit të emisionit “Le Iene” se ambasadori shqiptar në Turqi nuk kishte ndihmuar në shpëtimin e vogëlushit, rrjedhimisht pritej që edhe shpëtimi i të miturit të shfrytëzohej për të shuar të paktën pakënaqësinë publike në këtë drejtim.

Dhe duket se kështu po ndodh që prej mëngjesit të sotëm.

Ndërkohë që në Shqipëri po servirej lajmi se ambasada shqiptare në Itali kishte patur rol në shpëtimin e Alvinit, mediat italiane raportojnë se Alvin Berisha u shpëtua nga forcat speciale italiane, ndërkohë që një burim pranë qeverisë bën me dije për abcnews.al se në operacion morën pjesë edhe forcat speciale amerikane duke mohuar njëkohësisht që të ketë patur veprime nga autoritetet tona.

Alvini është sjellë në kufirin Liban-Siri nën kujdesjen e këtyre forcave për t’ja dorëzuar organizatave humanitare.

Në pamjet e publikuara nga “La Reppublica” duket momenti kur Alvini merret në dorëzim nga autoritetet italiane, të cilët më pas e dërgojnë në ambasadën e këtij shteti në Bejrut nga ku i mituri do të niset për në Itali.

Ndërkohë, sëfundmi kryeministri Rama ka publikuar një foto të ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj duke theksuar se në operacion mori pjesë edhe një skuadër speciale e policisë shqiptare duke falenderuar njëkohësisht homologun italiane Conte dhe ambasadën shqiptare në Liban.

Lajm i mirë është që Alvini shpëtoi dhe është shëndosh e mirë, tani le të shijojmë garën e ethshme për të marrë meritat për shpëtimin e tij.

o.j/dita

November 7, 2019 12:14

Njoftim

Njoftim

Njoftim