Toka fillon të jetojë me kredi

August 2, 2017 14:43

Toka fillon të jetojë me kredi

2 Gushti shënon datët kur Toka fillon të jetojë më kredi. Kjo ndodh sepse planeti nuk ka kapacitete të sigurojë banorët e vet.

Në vetëm 7 muaj për të vazhduar të pimë, të hamë, të ngrohemi të udhëtojmë ne duhet të shkatërrojmë ekosistemet dhe të prishim aftësinë e tyre rigjeneruese.

Ky borxh ndaj planetit vjen sepse ne presim pyje me një rritëm më të madh se ai i rritjes së tyre, ne nxjerrim nga deti më shumë peshq sesa lindin çdo vit, ne hedhim në atmosmferë më shumë karbon sesa mund të absorbojnë deti dhe pyjet. Është Global Footprint Network, një istitut kërkimor i bazuar në Kaliforni që ka kalkuluar këtë ditë të tejkalimit të tokës.

Në bazë të 15 mijë të dhënave statistikore që ai merr nga OKB-ja, ai përllogarit dëmet që njeriu i shkakton planetit. Sipas tyre me konsumin e sotëm planeti duhet të ishte 1.7 herë më i madh.

Toka, sipas tyre ka qenë e vetëmjaftueshme në vitin 1961 me çerekun e rrezervave të saj të pashfrytëzuara. Ajo filloi të bëhet defiçitare në vitet 1970. Dhe data e tejkalimit dhe të jetesës mbi mundësitë e saj po afrohet me rritme të frikshme. Ajo shënonte 5 nëntor në vitin 1985. 1 tetor në 1998. 20 gusht në 2009. Për të mbërritur në 2 gusht për këtë vit.

E shpjegur me shembuj, për nivelin e jetesës të australianëve apo amerikanëve do të duheshin 5 planete për të jetuar. Ose nëse e shohim në rang shtetesh, Japonia do të kishte nevojë për një sipërfaqe 7 – fish më të madhe për të kënaqur nevojat e saj. Po të bësh një lloj tjetër krahasimi, vendet e pasura bëjnë një dëm 5 – fish më të madh sesa vendet e varfra.

Megjithëse një institut shumë i respektuar dhe që është pikër reference për këto lloj studimesh Global Footprint Network, po aq edhe është kritikuar për mënyrën e tij të llogaritjes dhe për mbledhjen e shifrave.

August 2, 2017 14:43
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*