Toka në Karaburun, tre të tjerë në pranga

June 2, 2016 09:06

Toka në Karaburun, tre të tjerë në pranga

Tre persona të tjerë janë arrestuar nga policia e Vlorës, pas hetimeve nga prokuroria e këtij qyteti, për një tokë prej 220 hektarë në Karaburun, e cila ishte “fituar” me dokumente të falsifikuara.

Në pranga kanë përfunduar: Blerina Dhramin, ish-nëpunëse e ZVRPP në Vlorë, aktualisht me funksion avokate në qytetin e Vlorës; Rajmond Mezi, personi në emër të të cilit është regjistruar prona dhe Donika Besimaj, me detyrë përgjegjëse e arshivës pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë.

Sipas prokurorisë tre të arrestuarit janë ndaluar si të dyshuar për kryerjen e veprave penale të falsifikimit të dokumenteve e kryer më shumë se një herë, në bashkëpunim, shpërdorim detyre dhe pastrim i produkteve të veprës penale. Toka e sekuestruar në Vlorë kap shifrën e 100 milion eurove.

June 2, 2016 09:06
Komento

1 Koment

  1. perkthyesi June 2, 10:17

    Mungesa totale e zbatimit te ligjit, i ka bere keta zullumqare kaq te guximshen, sa te zaptojne toke dhe ne gadishullin e Karaburunit, ku, historikisht nuk ka patur qender banimi! O zot, ku po e cojme kete vend! Burgu per keta punonjes drejtesie, eshte fare pak!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*