Toka në Zvërnec, gjykata Vlorë: Asnjë lidhje me vrasjen e gjyqtarit Konomi

June 16, 2016 11:39

Toka në Zvërnec, gjykata Vlorë: Asnjë lidhje me vrasjen e gjyqtarit Konomi

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë ka reaguar lidhur me sekuestrimin e 89 hektarë tokë në bregdetin e Zvërnecit me vlerë 110 milionë euro, çështje në të cilën doli dhe emri i gjyqtarit të ndjerë Skerdilajd Konomi, i cili rezulton se nuk ka qenë gjyqtar në datën kur rezulton vendimi i gjykatës për njohje pronësie.

Gjykata thotë se kjo ngjarje nuk ka asnjë lidhje me vdekjen tragjike të gjyqtarit, Skerdilajd Konomi.

Gjykata e Vlorës gjen rastin të inkurajojë sërish organet ligjzbatuese, për zbardhjen e plotë të vrasjes së Konomit, duke e cilësuar një ngjarje të paprecedent në historinë e ekzistencës së shtetit shqiptar.

“Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë kërkon nga media e shkruar dhe ajo e vizive që të ruajnë etikën profesionale dhe vetëpërmbajtjen në raportimin e lajmit, të respektojnë kujtimin e të ndjerit, gjendjen emocionale të rëndë të familjarëve të tij dhe gjithashtu të krijojnë klimën e përshtatshme për zhvillimin dhe mbarëvajtjen e një hetimi të plotë dhe të gjithëanshëm për organet e ndjekjes penale”.

Gjykata vlerëson se, çdo aludim konspirativ dhe subjektiv mbi vrasjen e të ndjerit dhe aktivitetit penal nën hetim krijon premisat dhe cenon çdo vlerë njerëzore dhe shtetërore të sjellë në vëmendje më lart.

June 16, 2016 11:39
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*