Tokat bujqësore me qira, ja çmimet sipas kategorive

Edlira Shehu June 10, 2013 06:38

Tokat bujqësore me qira, ja çmimet sipas kategorive

Qeveria shqiptare ka ndryshuar sërish procedurat e dhënies së tokave bujqësore me qira, duke përcaktuar tarifa dhe afate të reja. Ky proces do të manaxhohet nga një bord i posaçëm, i përbërë nga përfaqësues të pushtetit qendror dhe vendor, që do të miratojë kërkesat për rastet kur ka 1 kërkues. Ndërsa, për rastet kur numri i kërkuesve është i lartë, atëherë do të zhvillohen procedurat e ankandit. Qëllimi kryesor i ligjit është nxitja e investimeve në këtë sektor, ndaj edhe pjesë e procedurave është edhe planbiznesi i kërkuesit. Në vendimin e Këshillit të Ministrave përcaktohet edhe vlera minimale për hektar në vit për tokat, ku si kriter vlerësimi shërben niveli i bonitetit të tokës, e cila ndahet në shtatë kategori. Referuar vendimit, kategoria e parë e tokës bujqësore do të ketë një qira vjetore nga 17 mijë në 27 mijë lekë për hektarë, për të vijuar më pas gradualisht me kategoritë e tjera, ku kategoria 7 e tokës do të jepet me qira nga 5 mijë deri në 10 mijë lekë për hektarë. I njëjti vendim përcakton edhe afatet e dhënies me qira të tokës bujqësore shtetërore. Kështu, afati më i shkurtër i qiradhënies është 10 vjet për ata që e marrin këtë tokë me orientim kultivimi të bimëve të arave, eterovajore dhe bimëve dekorative. Jepet me afat 30-vjeçar për ata që e orientojnë këtë tonë në kultivimin e vreshtave pemëtore apo për ndërtim serash. Afati më i gjatë i marrjes me qira të një toke është për një periudhë 99 vjet për rastet kur kultivimi ka si orientim ullishtat. Ky vendim vjen në një kohë kur sektori i bujqësisë vlerësohet si një nga sektorët që mund të shërbejë si motor i rritjes ekonomike të vendit. Qeveria ka premtuar rritjen e mëtejshme të granteve për fermerët ndërsa nga ana tjetër, një shans i ri që paraqitet është edhe shtimi i mbështetjes financiare në sajë të statusit “kandidat” për Bashkimin Europian që mund të marrë vendi ynë.

 

Edlira Shehu June 10, 2013 06:38
Komento

2 Komente

  1. Berti June 10, 09:07

    Sa bukur eshte shkruar atikulli, “Qeveria ka premtuar rritjen e mëtejshme të granteve….”. edhe gazetat kane filluar te shkruajne se vetem “premtime” jep sala se bere te bere ndonje gje per fermeret as qe sbehet fjale.

    Reply to this comment
  2. Nertili June 10, 09:10

    Po po, prisni nga sala grante ju, sala ne 8 vite ju la ne meshire te fatit dhe tashme as prodhimin tuaj nuk e shisni dot por ju shkon dem dhe detyroheni ta hidhni ne plehra.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*