Prifti e Doshi, lëvizjet e aksioneve sipas QKR-së

March 8, 2015 10:32

Prifti e Doshi, lëvizjet e aksioneve sipas QKR-së

Deputeti socialist Tom Doshi, rreth një muaj para se të përjashtohej nga Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste, ka blerë aksione nga kompania që ka në ortakëri me ish ­ministrin e Ekonomisë, Dritan Prifti.

Në datën 17 shkurt të vitit 2015, kompania “Beata”, e cila është një pulari me prodhim dhe shitje vezësh, import­eksport, ka kaluar me shumicë të aksioneve në favor të deputetit Tom Doshi. Ky i fundit ka blerë 5% të aksioneve të Dritan Priftit, ndërkohë që pjesën tjetër prej 20% ia ka shitur një tjetër kompanie me emër “Premiere Service”, me administratore Ledja Hysi, raporton Panorama.

Por, gjatë një hulumtimi nga ekstrakti i Qendrës Kombëtare të Regjistrimit të Biznesit, rezulton se kompania që ka blerë aksionet, “Premiere Service”, ka një ortak të vetëm dhe një aksioner, që është po ish­-deputeti i LSI­-së, Dritan Prifti.

fa

March 8, 2015 10:32
Komento

1 Koment

  1. sofra March 8, 10:51

    Tani qe e gjetem edhe ne “mafjozin” tonë, duhet te jemi me te qete se jeta jone po behet me e begate se kurre.Rrnofte sistemi doganor dhe krimi ekonomik!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*