Tom Doshi: Kam mesazhet e Brahos me Fatjon Skënderajn

May 18, 2015 12:35

Tom Doshi: Kam mesazhet e Brahos me Fatjon Skënderajn

Tom Doshi i qendron planit që ka ekzistuar për vrasjen e tij.

Ai ka thënë sot nga Gjykata e Lartë, se ka filmime dhe mesazhe të shkëmbyera mes Spartak Brahos dhe Fatjon Skënderajt, që sipas tij, është edhe ndërmjetësi mes Ilir Metës dhe Durim Bamit.

Por, sipas Doshit, prokuroria nuk i ka marrë parasysh provat e vëna në dispozicion nga ai.

“Spartak Braho ka shkuar në Gjermani, ka komunikuar vazhdimisht me Fatjon Skënderajn.

Kemi prova, pavarësisht se këto janë refuzuar nga Prokuroria e Përgjithshme.

Ka komunikim deri në dhjetë herë në ditë mes Spartakut dhe Fatjon Skënderajn,” tha Doshi.

Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e Doshit ndërkohë, që të heqë masën e detyrimit të paraqitjes në Prokurori.

May 18, 2015 12:35
Komento

7 Komente

  1. TJ May 18, 12:46

    Ka ikur koha e Tom Doshit,Palokerve,Bumceve,Halimrave apo grave berishiane deputete! Jane te pa edukuar dhe te kllonuar,kane bere pasuri te paligjshme!

    Reply to this comment
  2. KONICA May 18, 13:26

    AKOMA ME KETO PALLAVRA KY?
    NUK E KA KUPTUAR SE IKU VAPA ME PRILLIN? HAHAHAHAAA…

    JANE VERTETE TE PABESUESHEM. MENDOJNE SE POPULLIT I KERCET SHUME PER TA.
    IGNORANT!

    Reply to this comment
  3. Arben May 18, 13:48

    RROFTE FSB-JA RUSE DHE UDB-JA SERBE.

    Reply to this comment
  4. Lena May 18, 16:43

    akoma ky

    Reply to this comment
  5. info analitike May 18, 17:13

    Po pse vetem Baba Taku do qe te kete cante te zeze, tani i ka hypur qejfi edhe Tomes per cante te zeze.

    Reply to this comment
  6. Nje socialist May 18, 17:30

    Une jam ” i sigurte” qe nuk ka pasur plan per te vrare deputetin Doshi.

    une jam i “sigurt” qe nuk ka pasur plan per te vrare bankierin Santo.

    une jam i “Sigurt” qe nuk ka pasur plan per te vraare deputetin Fatmir Xhindi.

    Une jam ” i sigurt ” qe nuk ka pasur plan per te vrare komisarin Lamaj.

    Perderisa autoret jane te afte te fshihen, Ne duhet ta besojme.

    Ne nuk besojme te gjallet, Ne besojme te vdekurit.

    Reply to this comment
  7. Hans Klos May 19, 10:47

    Shqetesimi i “Nje socialist” eshte evident.Komentuesit duhet te japin mendime dhe te mos vrasin kohen me fjale pa bereqet.E ardhmja e jone,vecanerisht e femijve tane eshte e zymte.Ndergjegja klasore doemos duhet te rritet,ndryshe do te fillojme te zvarritemi ne mase.Me pas do te jete teper vone…?!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*