VIDEO+TEKST: Doshi publikon videon në FB: Biseda e plotë mes tij dhe Bamit dhe disa detaje që nuk bindin

March 5, 2015 04:25

VIDEO+TEKST: Doshi publikon videon në FB: Biseda e plotë mes tij dhe Bamit dhe disa detaje që nuk bindin

UPDATE DITA – Ka pritur mbrëmjen, tre minuta pas orës 23.00 deputeti Tomë Doshi, për të hedhur në faqen e vet facebook një video prej 8 minuta e gjysmë shoqëruar me shënimin: “Po ju paraqes një video me të vërteta të frikshme për realitetin shqiptar. Një video që do tregojë kush na udhëheq dhe sa të sigurtë e kemi jetën.  Një video që do nxjerrë lakuriq deklaratat e deritanishme të shtetit. Prita deri sot reagimin e të gjitha institucioneve. I lejuam porositësit të vrasjes të tregonin edhe njëherë sa frikë kanë nga e vërteta. Manipuluan dëshmitarin, fshehën të vërtetën, akuzuan njerëz pa asnjë lidhje me vrasjen. Nxirreni vetë përfundimin se kush thotë të vërtetën”.

Videoja tregon tashmë të ndaluarin nga policia, shtetasin Durim Bami nga Fushë-Kruja, që i rrëfen vetë Doshit sesi e kanë kontraktuar për ta vrarë atë me eksploziv, “me porosi të Ilir Metës”. Shuma është 500 mijë euro, por vetëm pasi personazhi Toni i ka ofruar 200 mijë euro që Bami nuk i ka pranuar, duke i thënë se puna është shumë serioze. Në vijim, i penduari tregon se ka porosi eliminimi edhe kundër deputetit të PD-së Mhill Fufi. Grafikisht, paraqitet Bami në mes të një salloni, i ulur në kolltuk, i inkuadruar nga kamera pothuajse në qendër. Deputeti Doshi nuk duket fare në video, me përjashtim të disa rasteve kur duken duart që lëvizin. Sipas deklarimeve të mëparshme të Tomë Doshit, ky vrasës i penduar ka pranuar vetë të fiksojë dëshminë e tij në video, duke rrëfyer detaje të ndryshme nga atentati i mbetur në tentativë.

Ajo që bie në sy, është se Bami artikulohet me vështirësi dhe me shkëputje, ndërsa gjatë gjithë kohës së 8.5 minutave, është Doshi ai që e stimulon dhe orienton për të vazhduar rrëfimin. Nga ana tjetër, e folmja e Durim Bamit është e qetë dhe qëndrimi i tij në kolltuk disi i relaksuar. Njëfarë kontradikte kjo përballë idesë se është duke rrëfyer përpara një deputeti, një krim të porositur kundër tij nga kryetari i Kuvendit.

Duke krahasuar referencat kohore që jepen nga vetë bashkëbiseduesit, ku Bami thotë që kjo “punë” ka filluar që prej pothuajse 5 muajsh, ndërsa Doshi shton, “atëherë i bie që ka fillu në maj”, rezulton që videoja të jetë regjistruar diku nga muaji shtator ose tetor. Por veshja e trashë e Bamit, një xhup dimri i rëndë i pazakontë për temperaturat e asaj periudhe, kur i ftohti nuk kishte hyrë ende, lë vend për dyshime.

Videoja nuk ka datë dhe të gjitha referencat kohore dalin nga biseda. Sidoqoftë, videoja duket se tashmë do ekspertohet e analizohet nga profesionistët.

 

DITA ka zbardhur bisedën në word për ta bërë më të lehtë për lexuesit tanë. Më poshtë transkripti i bisedës së plotë:

Doshi: …Po ta përsëris edhe një herë, unë për atë do isha i vdekur, por në dorë të Zotit dhe ti që s’ke vepru, se…kaq.

Bami: Më erdhi Toni, bëri telefon dhe më tha, se do ta them në fillim siç ka nis.

Doshi: Duhet të jemi të qetë me veten dhe me Zotin.

Bami: Ene më tha do të bëjmë një punë me Tomën, për punën e Tomës. Kanë hedh lekë me një llaf për punën e Tomës, për me e mbarue…

Doshi: Çfarë me mbarue?

Bami: Për me e mbaru, për me vra Tomën. A mund të gjejmë rob me e bë? Më tha. Ai përderisa erdh të unë e dinte se unë do ia mbarojsha, a më kupton? Janë hedh 500 mijë euro. Nga këto 500 mijë po don me më lënë gjë mua më lerë, po s’deshe s’ka problem, mjafton me e mbaru.

Doshi: Si filloi puna? Kur e keni fillu këtë punë?

Bami: Po ka nja katër muaj, po bën pesë muaj tashi.

Doshi: Në maj?

Bami: Se mbaj mend mirë fiks, po maj ka qenë. Tani si fillim hudhi 200, hudhën 200 dhe e anullova unë. Se bëj për 200 iu thashë, ça është kjo punë, se kjo është punë çik e rëndësishme, a më kupton i thashë. Ata burrat e huaj vranë Azem Hajdarin dhe ngelën të gjithë në burg…U vranë apo u sakatunë.

Doshi: Çfarë tha ai?

Bami: S’është problem hiç ajo punë. Porosia na ka ardh e ne kena mbrojtje. Se porositë për punën e Tomës e kanë bërë rob që ne mund të na mbrojnë. Ka dorë shteti këtu. Kush më mbron, ta di dhe unë kush më mbron, i thashë unë. Më tha është Iliri në këtë mes, është porosi e Ilir Metës. Ne e kena rrugë hap, në fund të fundit jena të lirë me një llaf. Po mirë i thashë po kena hall se një gjë e vogël me na dal ne morëm fund. -Jo s’ke asnjë problem tha ai, kë për të parë që po e bërë këtë sa mirë do shkojnë punët.

Doshi: Po si vazhdoi puna? Ju thatë që më keni rujt e më keni ndjek e më keni…

Bami: Po të kena ndjek te “Sheratoni”, te dy kullat. Kena vu motorin te dy kullat anash makinës tënde, te dera mbrapa ka qenë ngjitur..

Doshi: Kjo ka qenë në qershor?

Bami: Rreth 21 qershorit ka qenë.

Doshi: Si ishte kjo puna e motorit?

Bami: Prumë motorin dhe e lamë aty.

Doshi: Jam kurioz me e dit, ku e morët motorin, tritolin?

Bami: Me Tonin. Toni motorin e ka lënë vetë.

Doshi:Ça motori ishte, ku e morët?

Bami: E morëm në Paskuqan. Nga këta papaqët. Nga këta që shesin pica.

Doshi: Po pastaj ju vazhduat me atë, e montuat? Te servisi i Tonit?

Bami:Po. E montuam te servisi i Tonit, e bëmë gati. Ia dhamë një çunit të vogël. Dhe e çuam atje afër. Atje tek ishin Kullat.

Doshi:Te restoranti?

Bami:Po.

Doshi:Po ti ku ishe në atë kohë?

Bami: Unë isha aty me Tonin, në makinë me Tonin. (Durim Bamit i vjen SMS në telefon, ndërpret bisedimin dhe nxjerr celularin. Në këtë moment Tom Doshi i kërkon ta lëjë telefonin dhe të vazhdojë të flasë)

Doshi:Po ca eksplozivi ishte?

Bami: Po C4.

Doshi:Po telefonin ku e gjetët, apo ia more shokëve?

Bami:Po, shokët, me Tonin. Po se di mirë, ka qenë brenda, e ka pasur brenda.

Doshi:Po pastaj si ia bëtë?

Bami:Po me dy fijet e telefonit i lidhëm me dy fijet e kapsollit. (bënë me duar veprimet e kryera për montim)

Doshi:Po atë natë telefonin kush e kishte që do i binte telefonit për shpërthim?

Bami: Një djalë i vogël, një që po priste atje.

Doshi: Cilin tjetër?

Bami: Atë që çoi motorin.

Doshi: Sa vetë ishit?

Bami: Pesë vetë. Ata dy që çuan motorin, Toni, çuni i xhajës së Tonit.

Doshi: Po ky çuni xhajës së Tonit çfarë roli kishte?

Bami: Se di, por ishin shumë të ruante ty.

Doshi: Kush ishte?

Bami: Po kur dola unë kishte shumë. Shtatë-tetë veta te motori. Plase më thanë.

Doshi: Po mbrapa, çfarë të thanë tjetër, kush porosit, ça me the ti mua për një deputet tjetër, Fufin?

Bami: Po, për Fufin, është porosi e Ilirit.

Doshi: Po përse, pse do e bënin?

Bami: Po se di, për një video. Është bërë me Ilirin, nuk e di se se kam idenë fiks, po për një video. Por fiks nuk e kam, nuk e di, se s’më interesonte kjo pjesa.

Doshi:Po ti i more ndonjë lekë atij?

Bami:I mora nja 20 mijë euro.

Doshi:Po për çfarë i more?

Bami: Po për me heq… (ndërpritet filmimi prej 8 minutash e 30 sekondash)

 

1

 

 

March 5, 2015 04:25
Komento

38 Komente

  1. Zoro March 4, 23:29

    Le ta degjoj Sajmir Tahiri me Artan Didin dhe Llallen videon dhe te mos i tregojne perralla me mbret popullit shqiptare, kjo tregon se keta politikane jane futur ne nje llum qe nuk dine te dalin, aq sa e arrestuan per ta perpunuar deshmitarin e vetem, nderruan prokurorin e krimeve te renda, bene parada me fjalime ne televizion e cfare nuk po sajojne.
    Mos e mendoni te gjithe popullin per budalla.

    Reply to this comment
    • kalushi March 5, 00:09

      Videoja eshte manipulim.
      Personi qe rrefen eshte me xhup
      Dmth videoja eshte bere tani.
      Toma ka theen qe ka 6 muaj kjo histori, dmth personi i bie te jete filmuar ne muajin shtator.
      Ne shtator (shikoni arkivat meteo) temperaturat ne Shqiperi kane qene nga 23 ne 32 grade!

      KUR ESHTE XHIRUAR KJO VIDEO?
      PSE NUK KA DATE FILMIMI SI CDO VIDEO NORMALE?

      Reply to this comment
      • gazeta March 5, 03:06

        Një material i trukuar në mënyrë diletanteske, që kapërcen nga sekonda e 43 në ne sekonde e 4 të minutës nuk mbetet gjë tjetër, veçse të hetohet nga prokuroria në mënyrë të plotë, pasi falsifikatorët ordiner, manipulues të paskrupull. Dua të përgëzoj prokurorinë e vendit, e cila vendosi me përgjegjësinë më të madhe, shpejtësinë më të madhe hapjen e hetimit për këtë çështje dhe dua ta garantoj se do të ketë çdo lehtësi.
        SALI BERISHA PER VIDEOSKANDALIN NR 1.
        NJILLOJ SI EDI RAMA PER VIDEOSKANDALIN NR 2
        PO FAHRI BALLIUN KUSH PO E BEN TANI?

        Reply to this comment
    • teodor March 5, 01:28

      Ik o budalla se po ja fut kot.
      Po te pyes, pse e filmoi Toma kete rrefim te “vrasesit”?
      Pasi e filmoi, pse nuk e coi ne prokurori?
      Tha se eshte 37 minuta, pse e ka shkurtuar?
      Cfare ka hequr nga rrefimi?
      Cfare interesi ka Ilir Meta te vrase Tomen?
      Po Edi Rama dhe Sajmir Tahiri pse duhet ta vrasin?
      Pse nuk ka denoncuar Toma ne prokurori tentativen ndaj tij per vrasje?
      Po ju pergjigje ketyre pyetjeve dhe ato pergjigje do jene bindese, atehere po, do te besoj ato budallalleqe qe shkruan

      Reply to this comment
    • Qim Nurellari March 5, 10:31

      lexoje pyetjen e tomes: E MONTUAT TE SERVISI I TONIT? nga e di toma qe toni ka servis? ketu bie era temu.

      Reply to this comment
  2. Plonci March 4, 23:34

    Thashe se ca ishte,po as manipulim nuk di te beje ky mrroklla…kush ta ka shkrujt statusin mo? Prifti ve bast…

    Reply to this comment
  3. Luan March 4, 23:34

    😆

    Reply to this comment
  4. gazeta March 4, 23:35

    GAZETA DITA DHE TEMA E KA SHUME GABIM KESAJ RRADHE QE NUK E BESOJNE TOM DOSHIN. E VERTETA AKOMA NUK ESHTE ZBARDHUR POR KJO NUK ESHTE E SAJUAR. HETIMI BLIC I POLICISE KETO 24 ORE ISHTE NJE SKANDAL. PO SILLENI SI SALI BERISHA KUR DOLI VIDEO E PRIFTIT.

    Reply to this comment
  5. bbb March 4, 23:47

    Do dale mETA DPO THOTE SE VIDEOJA ESHTE MANIPULUAR BGA fILIP cAKALLI

    Reply to this comment
  6. intrigantet e saliut March 4, 23:48

    Kjo eshte nje intrige qe vetem provincialet dine ta intrigojne!
    Ndiqeni me vemendje ne cdo sekuence dhe do kuptoni qe eshte nje manipulim dilentatesk… duket qarte qe eshte e koordinuar mese miri nga intriganti Tom dhe alabaku Durim Bami, nen regjine e kryeintrigantit sali!
    Kur dikush ndjen sensin e fajit dhe pendese, nuk ulet aq serbes ne kolltukun e atij qe donte t’i merrte jeten, dhe kur nje person merr lajmin e ekzekutimit te tij, nuk i ben pyetje killerit si ne nje shfaqje teatrale;)
    Ej mer Tom, ti harron se edhe ty te kane filmuar kur ke treguar emrat e pseudo vraseve te tu, ti harron se angjesite e sherbimeve te vendeve mike te kane matur mire nga koka deri te kembet, ti ore idiot keto palacolleqe tregoja injoranteve qe te besojne, tregoja saliut dhe vetem ai mund te te konkuroje me ty per sajesa intrigash, shpifje apo dhe vrasje!
    Ilir Meta, sigurisht nuk eshte engjell, fatkeqesisht ai dhe partia e tij , eshte njesoj si ajo lavirja e vetme qe ka mbetur ne bordello dhe sigurisht nga kjo ai me klanin lsi perfitojne dhe vendosin se me cilin amshor duhet te shkojne!
    O Tom Doshi, nuk eshte kurre vone per t’u treguar burre, nese te ka mbet pak cipe dhe karakter terhiqi keto makinacione te ulta , sepse nuk ke te besh me me institucionet e saliut ku kpucaret dhe barinjte i drejtonin , tani cdo institucion drejtohet nga njerez inteligjent , qe nuk mund te merren me lehtesi per idiota!
    Vidio eshte nje banalitet ku edhe femijet e kopeshteve dine ta recitojne me mire komedine tende or Tom palla!

    Reply to this comment
  7. moni March 5, 00:00

    Ueee e frikshme fareee flasin sikur po bejne muhabet gjalpi

    https://www.youtube.com/watch?v=1A7pb2OQ0ss

    Reply to this comment
  8. ela March 5, 00:14

    He mo Tahir, cdo perrallisesh tani?
    Ja dhe video. Rri cik pa gjume sonte e mendo cdo na thuash neser.
    Hajde naten.

    Reply to this comment
  9. N.VJOSA March 5, 00:19

    Edhe une e pashe me vemendje Vidion.
    Sigurisht qe personi Durim Balla, qe flet si i penduar, por dhe Toma te kete rene Viktime e kesaj intrige, sepse ka nje detaj qe nuk duhet nenvleftesuar. Kur “i penduari” tregon , ai deshmon qe i paskan thene qe jo eshte porosi e Ilir Metes!….
    INTRIGA KESHTU FUNKSIONON…
    Vrasesit nuk do i thothin te verteten se kush eshte porositesi i Vertete!
    Por i kane thene emrin e Metes, per ta perdorur si Koke Turku, ne se zbulohej Vrasesi, dmth ky i penduari!!!!..
    A thua te jete kaq naiv dhe vet Tom Doshi?!
    Duhet degjuar me kujdes edhe vet Toma dhe sidomos porositesi i ketij te Penduarit, se ndoshta ky Kandidati Ordiner, fsheh diçka…
    Prandaj duhet ftilluar me kujdes Lemshi, edhe vet Toma te degjohet pa paragjykime…
    E Verteta mund te jete, psh , qe Sali Kerma me Njerzit e tij te kete zgjedhur kete Ordinerin me pagese dhe ti kene thene jo porositsin e vertete(dhe kjo tingellon me e natyrshme…) por ti kene thene qe kete Vrasje e ka porositur dhe paguar Ilir Meta…. Per ta fshehur Porositesin e Vertete…!…
    Lesh Arapi… Mos e besoni kaq shpejt kete Ordinerin, por as Tomen qe mund te kete rene ne Gracke, ose te jete perziere me dashjen e tij!…
    Per mua duhet bere shume kujdes, dhe verifikuar nje per nje Hallkat e zinxhirit, per te vajtur tek
    A r q i t e k t i
    I
    Vertete
    I
    Ketij
    Krimi….

    Reply to this comment
  10. Mario March 5, 00:32

    Po ti paske mir qe paske qen kokrra BQ or Tom,por ene injoranti e Budalli modh me jahu.E para kuptohet mer Tom qe JE tu lujt me xherin ne ket rast.Ai korra idiotit ngaqe osht brryl I ke thone lexoje nja dy dit cdo thush,Ene pa merak Se Un do te pys Po vete. Si gjoja ma trashe qe je, edhe ti nuk del ne kamer, sepse Lexo ene ti pytjet ngaqe je copa kurves.Mgjh ty mire mire tbohet mer la.Ti para duhet te kishe msu kte shprehjen mor idiot njeri… Shko per byth,ene e ha ne myth.Plen njeri.Tashti ulju ke preni sales qe tja ngjoni eren mir nj tj.Hale njoni e hale tj,kshtu ene burgu sju bo dermon juve.

    Reply to this comment
  11. Endri March 5, 00:36

    Ta kishte nxjerr ndonje deputet i partise demokratike per Berishen kete video sdo kishte pas asnje dyshime e sidomos ne gazeten Dita. Por behet fjale per nje njeri te pushtetit dhe ne ngjarjet i trajtojme ca si te nenes e ca si te njerkes. Hipokrizi i gjalle. Si PD si PS bejne gjithcka eshte e mundur vetem per te mbrojtur Zoterine e nderuar Meta kur i leverdis pushtetit. Njerez pa dinjitet jemi.

    Reply to this comment
  12. Kris 1 March 5, 01:05

    Cka thote ai djali mund te jete e vertete pjeserisht sepse emri i urdheruesit kryesor nuk i jepet vrasesit.Po te deshte ta qerronte Meta ka boll meprofesioniste.Ketu bie era Sali dhe Toma eshte nje viktime e mafies se djathte.Saliu ja arriti qellimit .Banda e majte po kryen debimin e nje antari te kupoles pas lojes se bukur te Saliut.Bomba ne fakt ka shperthyer dhe hetimet po u bene si behen deri tani me nderhyrjen e politikes dhe me panikun e te majtes do te demtoje dhe te tjere vec Tomes dhe Piktorit.

    Reply to this comment
  13. ENTA March 5, 01:10

    Asgjë nuk thotë, realizim i bukur për një regjizor pa shkollë si ti..bllofa të tilla si hamë ne..

    Reply to this comment
  14. fb March 5, 01:11

    Ajo brava e deres – pse pulson o Tom ??? Duket je duke u regjistruar edhe nda nje kamer tek brava e deres.

    Reply to this comment
  15. Alphade March 5, 01:11

    Langot e Saliserbit jane turrur se mos gjejne ndonje kocke te Doshkes per ta perdorur
    si hajmali shpetimi per te mbuluar krimet e kryekriminelit shqiptar Vicidolasin qelbes !!!

    Reply to this comment
  16. enea March 5, 01:11

    kush e ha kete
    histori koti
    ky flet qete qete dhe qeka me xhup ne shtator
    600 mije euro ktij budalli?? 🙂
    Ruset per 100 mij euro te vdesin me mandarine.

    Reply to this comment
  17. xhovalin March 5, 01:12

    te rujt kisha e shnanoit o tom doshi….se ti je me zotin e ke gjith shkodrant e tan verijort mas vetit…dhe krejt shipnin se je nish

    Reply to this comment
  18. m March 5, 01:13

    A kjo eshte video? Pu pu pu cfar bohet

    Reply to this comment
  19. ... March 5, 01:14

    po a je ken ti njaj Toma si nuk ke lan zon ne shqipri pa ble vota per Edi Ramen ,kurse tash qe jan prish interesat kapeni ner vedi si maca me minin

    ska shtet nshqipni tan legena jeni veq per interesat tuj.

    Reply to this comment
  20. tirona March 5, 01:15

    kjo eshte BOMB jo ajo ke komuna parisit … allahu te rujt Z.Doshi…!!
    A ke te tjera si kjo 🙂

    Reply to this comment
  21. XUME PROTOPAPA March 5, 01:48

    VIDEO ESHTE ORIGJINALE

    Eshte e veshtire te perceptohet me hollesi i gjithe bashkebisedimi mes ketij gangsteri ordiner dhe Tom Doshit. Nje gje eshte me se e qarte qe ky rregjistrim eshte origjinal edhe pse ka nje nderpreje te vogel nga fillimi.
    Ne seconden e 56-te te rregjistrimit, Bami hedh syte me nje lloj kersherie ne drejtim te kameras (se fshehte – mendoj une) dhe ka nje lloj dyshimi se mos jane duke e rregjistruar, pastaj kthehet me pozicionim drejt Doshit.
    Eshte e rendesishme qe Doshi te bashkangjite edhe transkriptimin e bisedes, ne menyre qe te kuptojme nese rrefimi i Bamit eshte natyral dhe i pa prekonceptuar.

    Megjithate nga ato pak fjale e gjeste qe shihen me lejne te dyshoj se mes Doshit dhe Bamit, ky shtjellim i ngjarjes nuk eshte i pari dmth “”a prima vista” ne kete rregjistrim “te fshehte”. Nga pyetjet qe ben Doshi le te kuptoje qe i rreferohet fakteve te degjuara me pare nga ky bastardh kriminel qe per para eshte ne gjendje te vrase edhe te emen.

    Ndryshe nga sa pellet nje komentues me lart, nga bashkebisedimi del qe eshte rregjistruar jo ne shtator (sepse 5+5 vetem per idiotet mund te bejne 9-te) por ne muajin Tetor: – …kjo histori ka filluar ne Maj … pese muaj me pare… rrefehet njeri nga bashkebiseduesit, per te shtuar me pas .. muajin Qershor, qe daton videon mbase edhe te rregjistruar ne Nentor!

    Vete ambjenti dhe menyra e rregjistrimit, telefonata dhe pergjigja me sms e Bamit deshmojne origjinalitetin e videos.

    Tom Doshi, duke mos patur sigurine e plote te vullnetarizmit te deshmise se gangsterit Bami per tu rregjistruar, e ka realizuar ate ne menyren me diletanteske qe mund te ekzistoje, tejet te shpejte, pa pergatije ambienti te mepareshme, duke shfrytezuar “miresine” e ketij vrasesi me pagese per tu rrefyer.

    Kopuklleku e injoranca e Bamit duket edhe gjate pergjigjeve te pyetjeve te bera nga Doshi: kur flet per moton dhe pozicionin e saj, mendohet nje sekonde para se te pergjigjet; ashtu vepron edhe kur sakteson numurin e pese personave te gjendura ne njerin nga takimet per te planifikuar vrasjen me pagese te porositur nga …. numuron ne mendje pjesemarresit para se te thote .. ishim pese vete.

    Gangsteri Tahiri, le te publikoje videon e deshmise se similit te tij Bami, ne zyren e tij ne prezencen e Doshit !

    Nuk ka per ta bere asnjehere, mafjozet e kane instruktuar deri ne perfeksionim kete mbeturine mohametgjollesishte te periferise tiranase.

    Reply to this comment
  22. Bardhi Tolabi March 5, 03:08

    Ky nuk eshte refim i nje te “penduari”,ky eshte fund e krye nje trrillim.
    I “penduar” i vertete,eshte nje njeri,te cilin e bren ndergjegja,qe di te verteten prej fillimi e deri ne fund dhe nuk ka nevoje te “drejtohet” nga dikush tjeter gjate refimit te pendeses se tij.
    E para dhe kryesorja ne kete video qe pame,eshte kontradikta kohore.Regjistrimi i te “penduarit” eshte bere ne muajin shtator-tetor,sepse behet fjale per nje “porosi” te bere ne muajin Maj,pra “refimi” qenka bere mbas takimit te Doshit dhe ketij me ministrin Tahiri ne 6 Shtator.
    E dyta,”porositesi” i ketij te “penduarit,ky Toni (Fotjon),shume shpejt paska hyre ne “teme”,pa i marre me pare mendimin se me se merret,ne eshte apo jo i gatshem te bashkepunoje me te,per “pune” te cilat te sjellin te ardhura jashtezakonisht te medha,por qe kerkojne bese,ruajtje te sekretit dhe garanci,qe nuk do te tradhetohen.Ne kete drejtim,Toni eshte treguar me gomar se ky gomari i penduar.
    E treta,ky i “penduari” thote,se qe ne fillim i jane thene se jane hedhur 500 mije Euro dhe me vone i “ofron” Fotion 200 mije.Kush na tregon perralla te tilla me diferenca marramendese?Ky Toni,me cfare te “drejte” i ben keto oferta te kesaj natyre?
    E katerta,historite e vrasjeve te tilla,te stilit mafioz apo qeveritar,ne asnje rast nuk bejne fjale per te nxjerrin ne “pazar”,porositesin kryesor te cfardo niveli qofte.Kaq “budalla” ka qene ky,Meta qe ka gjetur kete “Toni”,i cili e shiti tek nje njeri,me te cilin akoma nuk ishte perfunduar “pazari”?
    E pesta,ky i “penduari” ne vidio,duket aq familjar me kete Doshin,sa nuk ja pjerdh fare ketij.Ku e ka hallin Doshi dhe ku i reh ketij “atentatorit”Atenntatori,e ka mendjen tek celulari,se kush e di se cfare halli ka dhe pret ndonje komunikim,aq sa “detyrohet” Doshi ti kerkoje qe t’a lere menjane ate,se ka hallin e vidios.
    E gjashta,nuk e di,se ne kete vidio nuk del,qe ky i “penduari” te jete takuar “fillimisht” me investiguesin Artan Hoxha dhe t’i jete “refyer” me pare ketij,sepse ky,Artani,na deklaroj ne nje emision “Opinion” TV Klan,se i pari ka qene ai qe e mori vesh pergatitjen e “atentatit” dhe ky pasraj “njoftoi” Doshin.Si e ka harruar,skenaristi dhe regjizori kete hallke kryesore?
    Populli thote di te vjedhesh,di,di te fshehesh,jo,atehere mos vidh.E more vesh,o Doshi dhe ai qe te “porositi” ty te besh te”denuarin” me vdekje.
    Paska qene injorant “skenaristi” dhe “regjizori i kesaj vidio-je.

    Reply to this comment
  23. Agimi March 5, 03:35

    Mos u merrni me llafe e historira…sali berisha me ndihmen e UDB-se, po shpenzon miliona per te destabilizuar vendin.Si doli gje me avionin e droges, filoi tritoli, si doli gje me tritolin nxori tomen, fillon prape me tritolin, e keshtu me rradhe,luftohet vetem per ta shkaterruar kete vend.Thirrini mendjes dhe mbeshtetni qeverine, perndryshe do te jete shume vone per ne dhe te ardhmen e femijeve tane.

    Reply to this comment
  24. D O K L E A T I March 5, 05:04

    ESHTE VESHTIRE TE VERTETOHEN KETO FAKTE. ME SE MIRI DO ISHTE NJE GRUP EKSPERTESH NGA SHBA. BAREM AUTHENTHIKIMI I VIDEOS MUND TE BEHET LEHTE. NE NJE SHTET KU SALU BERISHA DEKLAROI DITA DITES QE DUHET TE LARGOHET EDI RAMA ESHTE VEDHTIRE TE JESHE RACIONAL NE KONKLUDIME

    Reply to this comment
  25. lavdosh March 5, 05:58

    Kjo do zgjidhet shume shpejt
    Policia do kontrolloje te gjitha videot e zones dhe do dali ne cfare kohe Bami ka vizituar Domin ne zyren e tij luksoze.
    Veshja e Bami to tregoje diten e regjistrimit dhe teoria e presionit ndaj mazhorances (me ose pa mbeshtetjen e PD/Berishes) verifikohet lehte.
    Bravo Rames/Tahirit qe po tregojne se jane burra shteti dhe nuk perkulen perpara presioneve mafioze.
    Sa per Domin, gjynah, por e verteta eshte se parate nuk te bejne te zgjuar dhe te fisme
    Edukata, kultura dhe karakteri i njeriut nuk vleresohen nga parate qe ke
    Te harxhoje ca leke per avokatet tani

    Reply to this comment
  26. cilieta March 5, 07:30

    Copa idiotesh qe te dy.

    Reply to this comment
  27. Bocari March 5, 08:47

    1. Vrasesi nuk ka emocione.
    2. Vrasesi nuk pendohet, ai analizon dhe llogarit.
    3. Ai thote se porosia eshte bere ne maj, por filmimi pas 5 muajsh, pra Xhupi edhe mund te kete qene i nevojshem. Qe video ska date eshte e vetmja gje qe tregon manipulim, por meqenese nuk e njoh inteligjencen e Doshit mund te jete dhe padituri perdorimi, duhen pare filmime te tjera te tij.

    E vertete apo jo, per mua nuk eshte kjo tema. Problemi yne eshte shume me madhor. Degjojme videot e Izet Haxhise, Meta-Prifti, Doshi-Bami dhe akoma nuk e kemi te qarte qe jemi nje shtet mafioz dhe diskutojme e angazhohemi seriozisht ne temat e dites, duke i dhene me naivitetin tone gjak qeverisjes 25 vjecare nga banda e krimit dhe injorances.
    Nqs. video eshte e vertete nuk sjell asgje te re ne CV e figurave politike, kush nuk i ka njohur deri tani nuk do ti njohe edhe pas kesaj video.
    Nqs. cdo gje eshte sajese, tregon edhe njehere nivelin e deputeteve dhe politikaneve.
    Cilado qofte e verteta, nuk te le shpresen me te vogel, qe keto figura te ngjyrosura me te gjitha ngjyrat e korrupsionit dhe te krimit do te krijojne shtet demokratik apo socialist,

    Reply to this comment
  28. beni March 5, 08:58

    Pastroni politiken nga horrat, genjeshtaret, shpifsit dhe nga hajdutet, vrasesit dhe kriminelet duke filluar nga mega krimineli Sali Berisha dhe me rradhe deru tek idiotet si Tom Doshi e Mehill Cufi…kete po kerkon populli, Amerika dhe Bashkimi Europian.

    Reply to this comment
  29. anonimi March 5, 08:58

    O zot sa poshte kemi rene…!!!te traumatizohet ky vend nga keta injorante…Me se e peshtire…Pyetje dhe biseda alabakesh…Doshi ne burge per gjith kete teror qe ka ushtruar gjith keto die…

    Reply to this comment
  30. shpatar March 5, 09:12

    Gjithe matrialet qe disponohen dhe personat e perfshire ne kete llum ti jepen nje spitali psiqiatrik ti analizoje per te nxjerr konkluzjonin .Asnje prokurori e hetuesi kombetare dhe nderkombetare nuk i del dot zot ketij rrefimi.
    Dihen qarte levizjet qe behen ne prag te zgjedhjeve Lokale .Jane te njejtat forma dhe metoda te perdorura per te allakatur votuesit .Zgjedhjet do ti fitoje ai qe di te menexhoje lojrat qe behen me elektoratin shqiptare .Ky batak i politikes shqiptare, qe po triumfon ne vite, do te na lere mes luftes per pushtet dhe varferise se skajshme .
    Europa urgjentishte duhet te ndryshoje rekomandimet per politikberjen shqiptare.Nese eshte me te vertet e interesuar te na integroje te beje ndryshime .Rekomandimet e saj deri tani jane te pa pershtacme per majmunin shqiptare ne politike .

    Reply to this comment
  31. Beni March 5, 09:16

    Keso video mund Te pergadisim qdo dite, bile une du me pergadite nje video ku kam marre porosi nga Barak Obama me eliminu Arben Ristanin. Dhe me dergu ne dhomen e republikanve,, video leshi, loje e felliqur e saliut dhe malokve…

    Reply to this comment
  32. N March 5, 09:32

    Pyetje:Perse jan syrgjynos sekseret e krimit,Toni me shoke?A mund t e tremben sekseret nga sajesa?Perse Ministri Tahiri e lexoi hartimin e tij ne shtyp dhe nuk e dorezoi ne prokurori?Perse Kryetari i Siguris Kombetare nuk e dorezon videon e tij ne prokurori por e kthen parlamentin ne kuplera duke shfaqur te penduarin qe denoncon porno pazaret e krimit me prapavij Ilir Meten?Perse ata qe deklarojne se i arrestuari Bami ka hedh poshte akuzen e Doshit nuk e japin ate me ze dhe figure duke e pergenjeshtruar ate qe ka then ne Videon e Doshit?Perse ndjehen me superior nga Doshi keta qe po shkelyn mikrofonat dhe zyrat e institucioneve te shtetit me me the i thashe nderkoh qe Doshi e ka argumentin me ze dhe figure?Perse mblidhen koke me koke keta qe kan kokat ne loje,a e kuptojne se sa qesharak jan bere qe mblidhen skutave per te shpetuar kokat e tyre ndrkoh qe duhet te dorehiqeshin dhe te tjere duhet te mblidheshin e te gjykonin per keta?Cfar i ben keta te mos e besojne se ne syte e shoqerise kan zgjedhur opsionin me te gabuar per ta fut ne shina kete histori dhe per te stopuar tronditjen e metejshme te themeleve te shtetit tashme te lekundura keq?Dhe e fundit ,cfsr i ben apo i garanton keta se pas tre apo gjasht muajve Zilir Meta nuk do perfshihet ne skandalin e rradhes qe mund te jete nga me kobezit per financat shqiptare?Mos harroni ! ka kapur Banken e Shtetit!

    Reply to this comment
  33. landi March 5, 11:30

    PRISNI O POPULL NGA KETA PARAZIT DEPUTET QE TE ZGJIDHIN HADHET TUAJA, SA LEK DO TE SHPENZOHEN NGA TAKSAPAGUSIT SHQIPTARE PER TE GJITHA HETIMET QE DO BEHEN PER KETE NGJARJE, SEPSE I FUT I PORD… TOM KODOSHI PER INTERESAT E VETA , PER KUNJAT QE KANE ME NJERI TJETRIN, DHE PERDORIN PARLAMENTIN ,PRUKURORIN, SI ME QEN SHPIA VETE QE TE BEJNE CFARE TE DUAN, PAK HALLE KA KY POPULL DO DEGJOJNE DHE PORDH..E KETYRE PARAZITEVE QE JANE PASURUAR ME DJERSEN E VOTAT E KETIJ POPULLI, MBAS 25 VJETEVE DEMOKRACI PO DEGJOJME TE NJEJTAT GJERA, ASGJE NUK KA NDRYSHAR , VETEM POLITIKANET E DEPUTETET PASUROHEN ME AFARE TE PISTA, DEGJOVA SE KY KODOSHI PASKA PASURI MARRAMENDESE, DHE NUK ESHTE I VETMI, POR KA SHUME E SHUME TE TJERE, SI NUK NA DOLI NJE POLITIKAN I FARFER OSE ME PASURI NORMALE

    Reply to this comment
  34. Tomorri March 5, 16:57

    Ky Tom Doshi duhet tja shperbleje deri ne qindarken e fundit popullit shqiptar per kete qe ka manipuluare kaq keq dhe ka futur ne sherr dhjetra vete,po populli çfar duhet te beje tani more Dosh pasaniku.?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim