Topalli: Basha, një bedel dhe ortak oligarkësh, uli kokën kur Rama…

January 16, 2018 16:03

Topalli: Basha, një bedel dhe ortak oligarkësh, uli kokën kur Rama…

 

Ish-kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli thotë se vendi është pa qeveri dhe opozitë, ndërsa Basha dhe Rama, sipas saj vijojnë bashkëpunimin mes tyre, në bazë të marrëveshjes së 18 majit.

“Gjatë kësaj periudhe kemi parë të gjithë që Basha është bërë bedel i qeverisë dhe ortak i oligarkëve. Mjafton të kujtojmë pjesë nga seancat parlamentare të muajve të kaluar kur kryeministri i kërkon Bashës të flasë për emrat e oligarkëve dhe i përmend me emër dhe ky uli kokën dhe nuk guxon të thotë një fjalë.

Në këto kushte kur opozita kontrollohet nga qeveria për shkak të korruptimit dhe arsyeve te tjera të lidershipit të saj i bie që vendi ynë është në buzë të greminës se kështu bie demokracia dhe nuk ekziston më asnjë garanci për mbrojtjen e të drejtave të njeriut”.

Mendoj se protesta e ardhshme është thirrur si presion për të rinegociuar 18 majin”, tha Topalli.

Ish-kryetarja e Kuvendit ka akuzuar më tej Bashën për pallatin e vjehrrit të tij në Vlorë, duke kritikuar deklaratat e tij.

“Çfarë pritshmërie mund të ketë nga një protestë që kërkon të rinegociojë 18 majin, që sipas medias ishte për dhjetëra miliona eurot të pallatit në Ujin e Ftohtë, ndaj thashë që vendi është në buzë të greminës. Përgjigjes për pritshmërinë i është përgjigjur vetë Basha dje në një televizion ku thoshte që “nëse nuk doni të paguani taksën e Lulit, vjehrrit dhe kunatit, duhet të rrezoni Edi Ramën. I bie që nuk ia kërkonte paratë Ramës, por i thoshte qytetarëve o më paguani paret o më jepni pushtetin, se alternativë tjetër nuk ka. Pra, vendi është pa opozitë dhe ata janë bashke. Nëse qytetarët nuk ngrihen në protestë për të rrëzuar edhe Edin, edhe Lulin edhe Monën, edhe ata që kanë pushtetin, ky vend do udhëhiqet edhe për 20 vjet të tjera nga Luli, Lali, Eri, Mona dhe Edvini”, tha Topalli.

January 16, 2018 16:03
Komento

11 Komente

  1. perkthyesi January 16, 16:59

    Deri dje, kur ishe kryeparlamentare, asnjehere nuk te degjuam te flisje kunder Bashes, sdado qe ai po e mbushte kupen! Pse, pikerisht tani e keni hapur gojen nje pash? Te gjithe e kuptojne! Ky eshte interesi qe u lidhte! Pra, interesi ne plan te pare, por populli….gjette belane! Politike e nje vendi bananesh!

    Reply to this comment
  2. Vetingu per Presdentet kryeministrat ministrat e tranzicionit ! January 16, 17:26

    Topalli : “ndaj thashë që vendi është në buzë të greminës.”

    Kush e coi ne buzee te gremines ?
    Nje here e coi ne gremone Berisha – idhulli jot pa krena ne vitin 1997 !
    Edyta here ne 2013 kur populli ju dha nje grusht me ane te votes dhe ju nxoi knockout !
    Shqiperia ishte ne gremine me nje korrupsionte papare !
    Heren e pare ishte operacionet ebotes “ALBA” qe shpetuan vendin nga gremina e 97 !
    Dhe tani Vetingu do tashpetoj Vetingu Shqiperine, nga gremina e ku e futet ju politikanet me Drejtesine e kalbur !

    Reply to this comment
  3. Lili January 16, 17:29

    bedelin e katapultoj nga spiun i serbise ne krye te Partise tende Padroni yt ,oj bedele edhe ti heshte.

    Reply to this comment
  4. spata January 16, 17:56

    Zhofi :Tani kam filluar te te simpatizoj .

    Reply to this comment
  5. gjermani i fundit January 16, 19:10

    Zhoz profesionistja qenka bere analiste. Pse s’e pyetet per Trampin, ben apo jo per president?

    Reply to this comment
  6. Jimi January 16, 19:33

    Vetem per nje gje duhet pershendetur Lulja! Qe te shporri ty dhe taborrin tend nga politika. Hajde ne p… te sateme vafsh!

    Reply to this comment
  7. Adih January 16, 21:08

    O Dizenjatore ..E dime ,qe Basha eshte ortak i oligarkeve ,skemi nevoje te mesojme nga ty .E kemi kuptuar, qe kur idhulli i juaj Berisha nga Komunist karjerist , u pakezua ne Demokrat shejtan , e anti shqiptar .qe ne 90 . .Me gj.ate beri mire ,qe te perzuri Basha ty .Me sinqeritet ,as edhe nje here nuk te kuptova se me cfare krahu je ti personalisht..Si na jeni prononcur ju dikur ,jeni nga shtresa e pasur e persekutuar,por as edhe nje here nuk fole e nuk veprove per te drejtat e njeriut ,per shkeljen e kushtetutes( personalisht nga ju ) posacerisht per pronat ,Ku ne fukarenjte moj xhozi ,mos te paguajme me taksat tona miionat ne euro ,nga denimet e shtetit shqiptar ne STRASBOURG ,si rasti i Bashes tend.. Prandaj o Xhozefina ,nuk te jepet me shansi , e ske surrat te nuserosh prape ne politike ,shko e ziej groshe tani per familjen .

    Reply to this comment
  8. drejtesia po vjen January 16, 21:21

    Vendi eshte pa qeveri dhe opozite, thote dashnorja Topalli. Po mire, moj topalle, deri para ca kohesh ti ishe dhe qeveri dhe opozite, e mban mend? Ik se te kane lene vajzen dhenderri qe e emrove ne Paris.

    Reply to this comment
  9. MH January 17, 00:46

    Paksi veshtire te jete vendi ne buze te gremines.Kur e gjithe diplomacia perendimore mbeshtesin arritjet ne aktivizimin e rreformes ne drejtesi.Aq ma teper kur e deklarojne dhe vete keto diplomaci se nga fundi i muajit janar do kete gjueti Balena dhe peshkaqej qofshin dhe te staneve te Vicidolit ne rrjetat e vetingut.Kontigjent per ne bjeshket e Rec.
    Te keshilloj te rregullosh dokumentet e korrupsionit se veshtire te dalesh pa gja.Do te kujtohet institucioni i Misrtit Lule e rehateshme dhe erotike me simpatikun futbollistin elegant D.Z.
    Shenim:Te dhenat e fundit i kam njohur nepermjet komenteve ne adrese tende.

    Reply to this comment
  10. Peti pe verteti January 17, 03:41

    Mos me shiko ashtu se te kapa per zhelesh :-$ !!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim