Topalli: Basha, një rrogëtar i Ramës. Duhet rrëzuar

April 17, 2018 16:39

Topalli: Basha, një rrogëtar i Ramës. Duhet rrëzuar

 

Pas ndryshimeve statutore që pritet të miratohen në Kuvendin Kombëtar të fund Prillit, ish-nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli sheh farsën e radhës së Lulzim Bashës, për të mbajtur karrigen e kryetarit.

Në një intervistë për Televizionin Klan, Topalli thotë se thirrja e Kuvendit për të ndryshuar statutin e demokratëve është një mënyrë hileqare nga ana e Bashës për t’u fshehur pas shkaqeve të vërteta që kanë çuar në krizë Partinë Demokratike.

“Jam e kthjellët për qëllimin që Basha ka prej vitesh. S’më bën përshtypje që ai s’vë asnjë nen që do japë dorëheqjen, ai përsëri do ngrihet dhe pse vjedh votat brenda shtëpisë, është dëshpëruese. Është ajo që kam thënë prej kohësh që PD e kanë marrë peng, s’ka rëndësi nëse  humbet 1, 2, 3 apo 10 palë zgjedhje, pasi Basha e ka marrë PD si biznes familjar dhe asgjë nuk më zhgënjen.

Është e rëndësishme që Luli të mbajë karrigen, të tjerat s’kanë rëndësi. Është e rëndë që PD që ka lindur si forca për votën e lirë s’ka zgjedhje, vota e proces të drejtë dhe kur vendi po rrëshqet buzë greminës dhe dikush do të mbrojë karrigen e Lulit”, thotë Topalli.

I vetmi shkaktar për disfatat e njëpasnjëshme të demokratëve thotë se është Lulzim Basha, ndaj dhe ndryshimet statutore nuk i sheh aspak si një mundësi për ringritjen e Partisë Demokratike.

“Është qesharake, është t’ia bësh me hile demokratëve sikur fajin e paska statuti. Kush është ai qytetar që beson se kjo situatë degraduese e dëshpëruese vjen për shkak të statutit. Statuti i PD ka pas të garantuar çdo mekanizëm për çdo anëtar të jetë i lirë. Çdo gjë tjetër është fasadë e re dhe antistatutore”.

Dhe për të rrëzuar Edi Ramën nga pushteti, demokratët i fton që më parë të rrëzojnë Lulzim Bashën.

“Për sa kohë Basha është në krye të PD, Rama do jetë rehat në vendin e tij. Ka vetëm një mënyrë për të rrëzuar Ramën, kthimin e opozitës në shinat e saj, s’mund të jetë po një kryetar që është në listëpagesën e Kryeministrit dhe oligarkëve”, akuzoi Topalli.

Topalli ironizon aksionin e mosbindjes civile, teksa kritikon edhe sjelljen e opozitës ne seancën e fundit parlamentare.

“Të sqarohet çfarë do të thotë mosbindje civile, se nuk shkon pjesëmarrja në Parlament dhe mosbindja civile bashkë,  nuk rrinë. T’i shpjegojë shqiptarëve është për mosbindje civile apo jo, Parlamenti është kthyer në degradim të madh”.

Ish–nënkryetarja e demokratëve refuzon ta njohë Lulzim Bashën si kryetar të Partisë Demokratike, ndaj paralajmëron se nuk do të jetë pjesëmarrëse në Kuvendin Kombëtar që do të mbahet në 28 dhe 29 Prill.

a.s/dita

April 17, 2018 16:39
Komento

6 Komente

  1. Referendum per arrestimin e koleres sali April 17, 16:50

    E kan mare peng mor ta marsha,po nuk ta mban qe ta thuash se e ka mar peng sali krimineli,se ai eshte mentori dhe tutori i buratinit lulash.
    A ta mban ta thuash se kush e katapultoi dhe perse i ngjiti shkallet pa asnje merite.
    Ju sahan lepirsit e saliut vini rrotull e rrotul dhe nuk thoni thelbin.
    Ky komunist fanatik doli nga bodrumet e bllokmeneve dhe ishte mallkimi i ketij vendi dhe ketij populli

    Reply to this comment
  2. Syri i Shkodres April 17, 17:08

    A ja vlen te degjosh Josin,gruan super te djathte te sigurimit shqiptar? Po Patozin?! Pa folur per Bashen dhe skoten e hajduteve te PD dhe LSI por edhe ne PS!Fajin e krimineli Saleh Brrisha qe nuk i vrau te gjithe me 21 Janar!

    Reply to this comment
  3. Arben April 17, 18:29

    Znj. Topalli, faktet po tregojne se nje merite shume te madhe sot ka edhe strategjia e Bashes. Me shume rendesi kane qytetaret Shqiptar sesa pushteti i nje klani. Nuk kalohet me demagogji. Kishit mundesi te benit shume me mire kur ishit 8 vjet ne pushtet e megjitheate disa vendime te tuajat kane qene per tu lavderuar, nje nder to kundershtimi qe i bere kandidatures se Llalles per prokuror shteti, megjithese ti bere aq sa munde edhe per Shkodren por duhet ti thuash nje bravo te madhe Edit dhe Lulit sot. A keni zhvatur edhe ju apo klani juaj? Kam mendimin se po, prandaj duhet te hapni krah e te ece para Shqiperia.

    Reply to this comment
  4. C'a bohet kshtu April 17, 18:30

    E mban mend moj Zhelefine “Lirine, Voten e Lire dhe Demokracine” ne kohen e koleres Sali Kriminelit.
    Ndau Jugun me Veriun, bashkeluftetar i Miloshevicit etj, dolen shume grupe armiqesore ne PD dhe nje nga mbeshteteset qe sot del e llap je edhe TI moj e pafytere…… shoqja “disenjatore”.
    E mab mend “Demokracine” ne Kuvend ku ti drejtove 8 vjet vetem dhune Kar-toni, sharje me liber shtepie ish Opozites, vjedhje pronash, e vjedhje vote etj etj, mos na bej rolin e viktimes, galloshe e Sali kriminelit.

    Reply to this comment
  5. don April 17, 19:42

    Plerat e politikes, hajdutet e kombit, flasin Si ….
    Po lul bashen saliu e mban moj ……

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*