Topalli falënderon deputetët: Krenare për punën e bërë në 8 vjet

Redaksia Online September 6, 2013 14:21

Topalli falënderon deputetët: Krenare për punën e bërë në 8 vjet

Jozefina Topalli falënderon në Facebook të gjithë deputetët e Kuvendit, administratën dhe bashkëpunëtorët. Në prag të konstituimit të Parlamentit të ri, ish-kryetarja thotë se është krenare për punën e bërë në krye të institucionit më të rëndësishëm të vendit. Zonja Topalli do të ulet tashmë në vendin e deputetes në opozitë, ndërsa vendin e saj në krye të Parlamentit të dalë nga zgjedhjet e 23 qershorit e merr kreu i LSI-së, Ilir Meta.

“Mirënjohje të thellë për të gjithë deputetet dhe deputetët që mbështetën dhe u bënë pjesë e reformave historike që transformuan vendin në këto tetë vite. Jam krenare për punën kolosale që Kuvendi i Shqipërisë ka bërë për të miratuar reformat e guximshme të Kryeministrit Sali Berisha.

Tetë vite më parë ishte e paimagjinueshme Shqipëria që është sot në çdo fushë, në çdo cep, në çdo aspekt të zhvillimit e jetës.
Isha e privilegjuar të drejtoja institucionin më të rëndësishëm të vendit, Kuvendin e Shqipërisë. Krenare për ridimensionimin që i kemi bërë Parlamentit shqiptar gjatë këtyre viteve, për rolin lider që ky parlament ka marrë si kurrë ndonjëherë në këto 20 vjet, ashtu siç i takonte.
Mirënjohje të pafund, falënderim të thellë për deputetet dhe deputetët e tetë viteve. Mirënjohje për bashkëpunëtorët dhe bashkëpunëtoret e mia të dedikuara, të përkushtuara e që punuan pa orar e me dashuri për vendin tonë. Vlerësim për administratën, për gratë dhe burrat, vajzat e djemtë që punuan me korrektësi, me disiplinë, edhe pse nën presion, për të bërë detyrën, punën e shtetit.
Faleminderit! Jozefina”, shkruan Topalli në profilin e saj në Facebook.

 

 

 

 

Redaksia Online September 6, 2013 14:21
Komento

9 Komente

  1. ARUSHA September 6, 14:53

    GELBOQJA E SHKODRES

    Reply to this comment
  2. galaxy September 6, 15:31

    Uuu, ty te qifte zoti faret, buce e keqe e Shkodres.Shko tani bej ndonje kurs per te mesuar te shkruash e te flasesh mire shqip. Si do ta shofim surratin prap ne parlament!

    Reply to this comment
  3. Mimoza September 6, 18:32

    Mbas 8 vjetesh te rrish prape ne pushtet eshte e veshtire. PD jo se nuk punoi, mos t,i harrojme rruget etj. por pat nje administrate te mefshet dhe te korruptuar. Jam qe t,i gjendet njeriu vendit te punes dhe jo puna njeriut, por duke filluar nga z. Jozefina nuk e paten parasysh kete. Madje ajo mburrej se ka marre shoqet. Po ato qe e mbeshteten. Ka marre edhe nje ish- shefen e seksionit te arsimit ne Shkoder qe vetem se ishin te PD i ka terrorizuar shume mesuese fshatrash.

    Reply to this comment
  4. eli September 6, 18:41

    Kur je krenare ti për udhëheqjen e parlamentit që ske lon zhele ,rrugac e lesh pa permend në parlament, i bie që “ato” të semaforit ta shohin veten si deputetetet e zhozit ne parlament.
    Por të paktën ato janë e keqja e vetes,kurse ca si puna jote e m.bregu kishit TUTORIN Sali që ju kishte si resto korrupsioni për përkrahjen e ndërkombëtareve të PD mafioze në qëndrimin me zor në pushtet.
    Yyyyyy qelbesire,dizenjatore

    Reply to this comment
  5. Reparti Riedukimit Nr.313 September 7, 02:16

    Shoqja disenjatore ke nje badiguard 24 ore non stop, duket si inspektor Zhaver te Te Mjeret, do te besh mire ta nderrosh, se cdo foto ku ka dale edhe ai i ke te djegura.. Ku do ta cosh Dhendrin ate Diplomatin e karr-i-eres qe eshte ne ambasade te Parisit, ku diplomacia shqipetare do te humbi nje yll ne pikjate. Pergozoje edhe Kacin e Zi per sherbimet e bera ne formen e Spiunit, per te “Miren” e demokracise diktatoriale Saliniane. Zoti te bekofte ty dhe familjen e leshit e nerume Zhelefine.

    Reply to this comment
  6. cuci September 7, 06:45

    palaco e ndyre turp te kesh kur flet per ri dimensionim ti u solle si feudale ne parlament moj dizenjatore dhe gjen rastin te flasesh ti je nje model deshtimi o harbute e kryeharbutit sali mallkuar qofshi dhe ju marroft perendia vafshi ne djall

    Reply to this comment
  7. nikoll shuli September 7, 06:48

    hajt ik tani, dhe mos harro te fala bimit, edit, mulit, benit etje………..

    Reply to this comment
  8. nikoll shuli September 7, 06:59

    o joz si ke me e shty tashti qe nuk ke kuj i bertet ma, ah se harrova ke Ndoc rrezikun, dhe ejll zorre dalurin.

    Reply to this comment
  9. studenti September 7, 11:11

    Falendero madheshtine e Sales/qe e ka ndare vpren prej fjales/falndero brohoritsit e rrumpalles/klanin e fisit, te tezes, te halles/falndero hajdute-korrupsionistet/ dygishtaxhinj-demokratistet/qe nuk kane lene gje pa vjedhur/ne kete vend qe paria e ka pjerdhur.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*