Topalli: Basha është katastrofa e PD, po manipulon zgjedhjet

June 30, 2017 14:13

Topalli: Basha është katastrofa e PD, po manipulon zgjedhjet

Deputetja e PD, Jozefina Topalli, ne nje konference per shtyp i ka bere thirrje kreut te PD Lulzim Basha te nderprese pengmarrjen e partise dhe e ka akuzuar ate se po perpiqet te manipuloje zgjedhjet brenda partise.

Fjala e Topallit:

“Rezultati fatal dhe mungesa e 200 mijë votave situata po përshkallëzojet dhe më e rëndë. Basha ka filluar nisjen e një procesi antistatuor për t’i imponuar PD një garë të rreme për kreun e PD, duke e bërë të nxituar, joserioze, po kërkont ë mbaje peng partinë dhe të grabisë një mandat të ri drejtues, po tenton t’i shmanget përgjegjësisë për humbjen katastrofale të PD në keto zgjedhje, po kërkon të shndërrrohet nga humbës në fitimtar.

Qindra mijëra vota që Basha ia hoqi PD nuk i asgjëson dot me nje proces të manipuluar zgjedhor brenda PD. Demokratët s’ja falin kurrë edhe sikur të manipulojë garën.

Basha është katastrofa e PD, fale strategjisë së gabuar, “fake oposition”, teknikave rrëzopi në gjunjë PD dhe i dha ndihmën më të madhe zotit Rama, bashkëudhëtarit dhe mikut të orëve të vona të kësaj vere.

Ringritja e PD dhe revanshi i saj fillon vetëm me largimin e zotit Basha.

Andaj ai kërkon të manipulojë procesin duke shkelur statutin e partise dhe forumet e PD.
Basha s’pranon barazi në garë, s’pranon rregulla të drejta dhe të paanshme, proces të hapur e transparent, konkurentë të vërtetë, s’pranon ballafaqim dhe debat. Ai tmerrohet nga forumet se tmerrohet nga e vërteta, raporti më i vështiirë që ai ka me jetën e tij.

Ne kërkojmë një garë të barabartë, proces të hapuir e transperant, ballafaqim e debat. Pa këto në PD s’ka dhe s’mund të ketë garë.

Sa më shpejt të realizojë Basha këtë aq më shpejt do vijë ngritja e PD. I bëj thirrje zotit Basha të ndërpresë paligjshmërinë dhe pengmarrjen e partisë para se të përballet me zemërimin e demokratëve, të kuptojë se ata do dinë të mbrojnë partinë e tyre. Unë u bëj thirrje demokratëve të bëhen bashkë të mbrojnë partinë nga pengmarrja, të refuzojmë grabitësit. Është koha të ngrihemi të mbrojmë statutin, të drejtën tonë për të zgjedhur drejtuesin e partisë, të mbrojmë demokracinë dhe vlerat që na lidhin bashkë prej dekadash në këtë familje të madhe”.

June 30, 2017 14:13
Komento

8 Komente

  1. ??? June 30, 14:47

    Parti pa demokraci qe pretendon te qeverise vendin ne menyre demokratike! Vetem ne Shqiperi sheh cudira te tilla.

    Reply to this comment
  2. A June 30, 15:25

    Kemi 27-te vjet te ashtuquajtures demokraci qe nuk behen zgjedhje normale dhe te ndershme mbrenda partive politike, zgjedhje vendore dhe zgjedhje parlamentare.
    Kjo ndodhe qe tre palet kryesore PD + LSI + PS me drejtuesit e tyre kryesor me klanet e tyre si SALI BERISHA, FATOS NANO, ILIR META, LULEZIM BASHA dhe EDI RAMA si qellim kryesor kane patur vjedhjen,grabitjen dhe mashtrimin per te fituar vota.
    Por nje gje eshte e sakte qe doli kesaj rradhe qe partite nuk duan as mbrenda tyre dhe me gjere zgjedhje te rregullta e te barabarta sipas ligjit, rregullave dhe normave. Prandaj kemi perplasje bandash mafioze kriminale nga palet e interesuara duke ja ditur hilet e njeri tjetrit.
    Dihen se si jane bere zgjedhjet mbrenda partive si ne PD dhe PS, ku gjithcka eshte manipuluar.
    Prandaj elektorati shqiptar kesaj rradhe ne menyre masive i ndeshkoj me mos pjesemarrje masive me mbi 54%.
    Pra, politika shqiptare eshte deskrituar si asnje here tjeter. Ne lidhje ZHELEFENA TOPALLICA (COBANICA) e cila flet tani me mllef, kjo tregon meskinitetin e saj sepse i jane prekur interesat. Fatkeqesi per kete fare “femere” eshte qe nuk i ka karrige per tu ulur, por as ndonje stol te vockel, por e kane flakur duke e kapur prej zhelesh.
    Keshtu do ti ndodhi te gjithe atyre te ish persekutuarve qe kane qene bashkepunetor dhe agjent te sigurimit te shtetit edhe me pseudonime, si rasti ne fjale me nofken “DIZENJATORJA”. Kuptohet te tille tipa dhe tipesha arrijne te marrin kesi lloj ofiqesh duke perfshire edhe ish komunista te thekur si SALI BERISHA qe ishte komunist i sprovuar dhe bashkepunetor i sigurimit te shtetit me pseudonimet “PENICELINA” dhe “BISTURIA”, Bile i biri i ketij manipulatori dhe shkaterruesi nje palluqe XEN BERISHA del na jep mendje dhe brockulla pa fund.
    Eshte faji i mediave qe na japin mendimet dhe fjalet e ketyre personave qe jane thjeshte askusha te veshur me firmato me pare te vjedhura dhe te grabitura. Tung.

    Reply to this comment
  3. I.Troplini June 30, 16:09

    Skena, si ato qè èndèrron Jozefina gjithmonè. Salla e mbushur me fotografè, kameramanè dhe gazetarè. E vetme para tyre, AJO, me shpèrthimin e vullkanit tè inteligjencès qè zien pèrbrenda, do bèjè atè qè ka bèrè gjithmonè nè kètè çerekshekullin e fundit, DO LLOMOTISÈ.
    Nè sallèn e kuvendit, Kryeministri e krahasoi para disa muajsh, me Tinka Kurtin. Ai e kishte pèr tek dèshira e zjarrtè e kèsaj gruaje pèr tè aktruar, pèr tè mos qenè kurrè vetvetja por dikush tjetèr. Kur vetvetja, nuk ka asgjè qè ia vlen, atèherè duhet aktruar.
    Nè Razèm, tek rrènojat e shtèpisè sè Tinka Kurtit, tek qèndron nè oborrin e asaj kulle fisnike, mund tè shohèsh poshtè nè luginè 2-3 vila nga kèto qè rèndom shqiptarèt i quajnè tè tilla, ato vulgaret qè tregojnè barbarizèm estetik dhe halabakèri e injorancè urbane, sepse nuk janè pjesè arkitektonike e zonès. Tè thonè qè njèra èshtè e Jozefinès, tjetra e Majlindès.
    I jini “afruar” Tinkès, Jozefinè. Edhe gurèt e themelit tè kullès, ia kini marrè. Kini zaptuar prona dhe kini ndèrtuar “vila”, kini bèrè miliona dhe fryheni si gjeli majè plehut por askush nuk do tè dijè pèr ju dhe sojin tuaj tè ndyrè.
    Tinka Kurti èshtè pjesè e asaj qè quhet trashègimi kulturore e njè kombi. Jozefina Topalli, èshtè kot, thjesht kot.
    Ju nuk e kini vendin para gazetarève Jozefinè. As Ju, as ai qè Ju e quani “katastrofa e PD”.
    Ju, mè tepèr se ai, jini katastrofa kombètare shqiptare. Jini pjèsa e lèpirjes dhe servilizmit ndaj BIRISHÈS suaj.
    Boll Jozefinè. Ju, nuk keni asgjè pèr tè thènè. Mbyllini dyert e “vilave” tuaja dhe lutuni qè tè mos vijnè ato blutè, pèr tu çuar atje ku e kanè vèndin keqbèrèsit dhe elementèt kriminalè.
    Nuk e kuptoni, qè shqiptarèt iu kanè bèrè glasèn dhe vetèm neveriten me qèniet tuaja?

    Reply to this comment
  4. LILI June 30, 16:23

    aman aman Jozefin, mos na luaj teater se deri tash nuk na the gje te re: nuk e di per shembull me urdher te kujt Basha beri kete pune? Nuk e di per shembull se pse u ba marreveshja? nuk na ke luajtur edhe ti keso teater dje me berishen si ky Basha sot?
    allez jozefine, tregona cka jeni gati me dhane per me fituar imunitetin qe te kuptojne shqiptaret pse nuk keni marr pjese ne fushate ju exponentet kryesor te PDse: mos keni desht e punu pikerisht per kete qillimn :t’ia limi Rames pushtetin e te fitoni imunitetin, se tash keni pallu boll pare per disa gjenerata e nuk keni me nevoje per pushtet, apo jo Jozefine? Edhe vatanin jeni ne gjendje me shkateruar e jo me partine per me fituar imunitetin apo jo Jozefine? Prandaj nuk morret pjese ne fushate ju exponentet e PDse se pikerisht juve, exponentet e PDse, te zhytur deri ne fyt ne korruptione e krime, juve ju sherben disfata e PDse ne kembim te imunitetit apo jo Jozefine?
    Kollaj e beni Kurban Bashen se ai gjithmone eshte perdor nga te gjithe e nuk i behet vone a po e fyeni ajo, ,veç ta shperbleni si duhet se te gjitha sharrjet i duron, veeç ta shperbleni mire ne konton e tij ne Holand..
    I mbetet popullit shqiptar me qendruar vigilant edhe me ndeshkuar Ramen njesoj ne qofte se vertet perdor keqpushtetin qe i dhame , e nuk ju fut te gjitheve ne burg per korruption e abuzim te pasurise kombtare.
    Ketu do jemi ,prape ne qe votuam per ndeshkimin tuaj.

    Reply to this comment
  5. Crusader June 30, 18:22

    U mesuan gjithe jeten qe te jene deputete. Ne nje moment qe nuk u futen ne lista, tani dalin dhe bejne kuvajkat. Nje cope b….ajge jeni te gjithe, majtas, djathtas, e ne qender.
    Politika eshte kanceri dhe opiumi i c’do shoqerie, sidomos asaj ne Shqiperi.

    Politika nuk eshte gje tjeter, vecse nje teater per te genjyer turmat, ne menyre qe ata te mos ta mesojne kurre te verteten. Palacua me i mire ne politike qe genjen me shume, do te pasurohet e promovohet edhe me shume. Kjo eshte edhe kontrata me djallin.

    Reply to this comment
  6. Crusader June 30, 18:27

    Dhe ju lutemi dita na i postoni komentet. Flm.

    Reply to this comment
  7. TLN June 30, 18:46

    Zgjedhjet po i manipulon Berisha oj bibe. Por nuk ja mban bytha askujt nga ju te thoni nje gjysem fjale kunder Berishes.

    Reply to this comment
  8. gjermani i fundit June 30, 22:30

    Basha ka ” filluar nisjen e nje procesi …” – thote kjo analfabete kronike, qe per aksident historik Sala e vuri kryethare parlamenti. Thua Saliu ka vdekur per se gjalli dhe PD-ja mbeti ta demokratizoje Jozi qe kur flet shqip me jep ndjesine e rrotave qe shtypin rrugen me cakull.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim