Topalli i përvishet Bashës: Do të të bjerë kokës përbuzja ndaj Vlorës

July 12, 2017 14:26

Topalli i përvishet Bashës: Do të të bjerë kokës përbuzja ndaj Vlorës

 

Ish-nënkryetarja e PD dhe deputetja demokrate Jozefina Topalli ka reaguar për peticionin që po nënshkruhet nga demokratët e Vlorës ku kërkohet anulimi i zgjedhjeve brenda Partisë Demokratike, duke i konsideruar farsë.

Në një status në Facebook, Topalli shkruan se në Vlorë pjesa më e madhe e demokratëve nuk votuan duke refuzuar në këtë mënyrë listën e kandidatëve demokratë në këtë qark të hartuar nga Lulzim Basha.

Sipas Topallit, Basha duhet të reagojë për shkeljen e statutit në parti për zgjedhjet e kreut të PD-së.

Statusi në Facebook i Jozefina Topallit:

Ju që fshihni listat e anëtarësisë, mos përbuzni demokratët!

Demokratët nëpër Shqipëri kanë nisur një proces proteste për zgjedhjet fiktive të Lulzim Bashës për t’u pastruar kryetar.

Një nga nismat e protestës është një peticion i çelur për nënshkrime, me të cilin po kërkohet anulimi i procedurës farse antistatutore.

Deri më sot Basha nuk ka reaguar për akuzën për shkeljen e statutit, për akuzën për pengmarrje dhe për grabitje të Partisë…ka reaguar (nëpërmjet vartësve në hierarkinë partiake) për njërën nga listat me nënshkrime demokratësh, atë të demokratëve të Vlorës. Ka ngritur zërin, sepse shumica e nënshkruesve të listës nuk qenkan në listat e anëtarësisë.

Une nuk i njoh firmetaret e peticionit dhe nuk ka nevoje t’i njoh.

Levizja per shpetimin e PD-se eshte levizje ne rritje. Si çdo levizje qe perfshin dhe ben per vete njerezit ajo do t’i kete prane edhe ata qe shkojne “pas berihajt”, sikurse do kete me vete dhe ata qe duan ta shfrytezojne per interesa meskine, apo ta sabotojne. Prezenca e tyre nuk e zhben levizjen, nuk e dobeson dot. Forca e levizjes qendron tek e verteta e saj, tek ideali qe mbron, tek motivimi parimor.

Ndaj per Vloren dhe me firmetaret e saj une di te them jashte çdo lloj dyshimi, se ne Vlore demokratet refuzuan masivisht ne zgjedhje “listen Basha”, si liste e shitur dhe aspak perfaqesuese.

Pse nuk reagon Basha ndaj ketij fakti te pamohueshem?

Pergjigja eshte e thjeshte: kush nuk voton Bashen nuk mund te jete “demokrat”.

Demokratet Basha i heq nga lista e anetaresise dhe nuk ka nevoje te jape llogari para tyre. I heq nga lista dhe keshtu nuk i le edhe ta demtojne ne zgjedhjet brenda partise.

Lista sekrete ia jep mundesine te heqe dhe te veje, te shpalle “demokrat” ose “armik”, ke te doje, ke i lepihet pas zverkut dhe ke i prish pune.

Nje gje harron Basha ne kete mes: Partia Demokratike nuk eshte lista sekrete e anetaresise qe menaxhon Basha. Partia Demokratike jane demokratet me shpirt qe kane bere historine, demokratet qe ne Vlore e mbajten gjalle PD-ne edhe ne kushtet e terrorit dhe qe i njeh si te tille gjithe Vlora. Mos i perbuzni ata! Anetaresine ne PD ata e kane fituar vete, me mundin dhe sakrificen, me privacionet dhe gjakun qe kane derdhur per PD. Nuk ua hiqni dot as me lista te trukuara e sekrete, as me perbuzje e perçarje.

Peticioni i demokrateve behet ne emer te PD-se dhe per mbrojtjen e saj nga rrenimi. Peticioni nuk mbulohet me shpifje, tallje ose perbuzje.

Sa me shume ta tallin apo perbuzin, aq me fuqishem do t’u bjere ne koke njerezve te rreme, qe i kane hipur ne shpine PD-se dhe e kane kthyer ate ne plaçke.

July 12, 2017 14:26
Komento

6 Komente

  1. QIrjo QIrjaz QInami July 12, 14:43

    AH MOJ DIZINJATORE ‘Kan ik per lesh’……
    Ne pushtet sa ishe kare ulerisje!dhe kur te çun per ‘lesh’ dore nuk hoqe,moj tu bofte vorri LOQE…

    Reply to this comment
  2. malo July 12, 15:49

    Vene nga vene e ne Vlore perfundojne kur duhen bere gjera qe duan shpatulla; ja dhe kjo nga Shkodra shpresen e ka ne Vlore

    Reply to this comment
  3. anticensurë25642654 July 12, 15:56

    o xhozi
    më duket se të kanë përkëthyer me googletranslator këta të ditës,por sidoqoftë!!
    lëre lulin dhe mos ha kot!!ti më mirë se ne bile dhe më mirë se luli vetë se ai nuk është ai që thotë!!se kryetari i partisë e ka emrin sali berisha dhe aspak lul basha!!
    lëri llafet e kota e pordhë syfyri!!nëse ka dikush faj është saliu!!nëse ti je me të vërtetë për PDnë!?fillo e kritiko deri sa ta heqësh nga partia tënde gangrenën e partisë dhe të shqipërisë,sali berishën!!
    pësa kohë ti,selami ,patozi a turrli trapi tjetër do të merreni me bashën,për aq kohë bash ado të jetë në krye të PD!!
    sot basha është më i fortë se 4 vite më parë!!atëherë kishte në krah të tij vetëm berishën!!
    SOT KA DHE RAMËN!!
    oj tarrallake!!

    Reply to this comment
  4. demo July 12, 15:57

    Pse e ka derguar ftyren e dizenjatores ne identitet,Basha e meritoka te jete kryetar.Vetem kete arroganten mos e shohim,se na e cpifte.

    Reply to this comment
  5. Visar July 12, 16:14

    Moj Jozi, po c’bere ti ne Kuvend? vetem Berisha, Berisha …! Se te jepte llokmen qe nuk e meritoje, ti je krejt e pa afte. Nuk eshte Basha fajtori, fajtori per shkaterrimin e PD dhe te krejt Shqiperie, eshte berisha yt, dhe ti, qe nuk kishe asnje vlere.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*