Pjesët e fjalimit të kryeministrit që nervozuan Topallin e Berishën

Kopertina e DITËS September 12, 2013 12:33

Pjesët e fjalimit të kryeministrit që nervozuan Topallin e Berishën

Pjesët e fjalimit të kryeministrit që nervozuan Topallin e Berishën

 Rama flet fillimisht për 11 shtatorin amerikan dhe më pas në pjesën e dytë të fjalimit flet për aspiratën për demokracinë e çdo dite, duke theksuar se ajo “çoi në revolucionin me votë të marsit të dytë të lirisë, në vitin 1992”. Dhe më pas vijon:

Përsëri edhe njëherë, aspirata e papërmbushur për demokracinë e çdo dite, bashkoi në kutitë e votimit Veriun me Jugun, socialistë me demokratë, aktivistë me indiferentë; solli në rrugën drejt zgjedhjeve shumë gra e të rinj – po dhe shumë familje emigrantësh në kërkim të kohës së mirë të atdheut; vuri në jetë një proçes elektoral që megjithë institucionet groteske dhe prirjen tradicionale të pushtetit për të manipuluar rezultatin, u kthye në erën imponuese të një ndryshimi të paqtë po radikal. E së fundi, njësoj si në marsin e vitit 1992, Shqipëria s’u nda në dy blloqe nga një diferencë e vogël, po u bë bllok masiv për të vulosur me votë të lirë, një ndryshim historikisht të domosdoshëm dhe absolutisht të pakontestueshëm për të ardhmen e saj.

Këtë pasqyrë të historisë së re, nuk dua t’jua vendos përpara të humburve të 23 qershorit. S’është as qëllimi im sot dhe as vizioni im për qeverisjen e katër viteve të ardhshme, që të marrim kohën e punëve të panumërta të qeverisë dhe kohën e shqiptarëve që na votuan për shumë punë e pak fjalë, duke i bërë karshillëk opozitës.Unë besoj se shqiptarët na votuan ndër të tjera, edhe për t’i dhënë fund atij karshillëku banal ndaj opozitës që mori jetë për vite me radhë në këtë foltore, e në këtë sallë.

 

Topalli nis të nervozohet në momentin kur Rama thotë:

“…Unë besoj se, në fund të fundit, cilësia e bashkëjetesës demokratike të çdo dite nuk varet assesi nga fakti nëse biem ose jo dakord, por nga mënyra se si e jetojmë mosdakordësinë.Duke u dëgjuar edhe pa rënë dakord apo duke u sharë pa u dëgjuar? Duke respektuar tek tjetri kundërshtarin apo duke parë tek njëri – tjetri armikun? Duke ndërtuar me durim kulturën e gjithëpërfshirjes apo duke ushqyer sa herë të vijë rasti dhe të ndizet mikrofoni traditën e dasisë?

Në fund vendos gjithnjë shumica, po është cilësia e bashkëjetesës ajo që ndryshon. Me këtë besim dhe në respekt të çdo zgjedhësi të pakicës, unë e ftoj dhe mbështes Kryetarin e Kuvendit që të vigjilojë me paanësi nga lartësia detyruese e funksionit që mban, për të mos e lejuar vazhdën tradicionale të nëpërkëmbjes brutale të opozitës në këtë sallë. Jam i bindur se me zgjedhjen e tij, dje, në krye të Kuvendit të Shqipërisë, koha e ndërhyrjeve pa vend, fyerjeve pa shkak, batutave pa shije nga ajo lartësi drejt deputetëve në sallë dhe publikut në ekran ka perënduar përgjithnjë. Ky është një lajm i mirë për të gjithë. Në radhë të parë për opozitën. Ashtu siç duhet të jenë të gjithë të bindur se është këputur, përgjithnjë, shiriti i pambarimtë i fjalimeve kryeministrore pa fillim as fund dhe ka perënduar edhe koha, kur kryeministri ndërhynte pas çdo deputeti të opozitës me librin e shtëpisë së tjetrit në dorë. Edhe ky është një lajm i mirë për të gjithë, sidomos për opozitën.

Si për ironi të fatit të vet, Partia Demokratike po fillon jetën opozitare me një kryetar që s’e ka deputet, po kryetar bashkie të Tiranës. A nuk ngjan pak sikur tërë mallkimet dhe ofendimet që nuk i’a ka kursyer deri dje opozitës pa lider në parlament apo liderit pa legjitimitet të opozitës, i janë kthyer pa kursim në një mallkim që e ka lënë sot si pa kokë? Po sidoqoftë kjo nuk mund të bëhet çështja jonë.Ne nuk kemi ardhur në këtë kuvend për t’i kërkuar opozitës ku e ka kokën, po për t’i ngritur Shqipërisë kokën lart.

Në këtë moment kamerat kapin një Topall të irrituar që ngrihet nga vendi dhe thërret: “O bastard”. Dhe pas, saj, Paloka që nuk dëgjohet cfarë thotë. Rama vijon:

1 milionë njerëzit që i dhanë jetë kësaj shumice të re, nuk votuan për të na ndarë ne, këtu, në fitues dhe në humbës, po për të mos mbetur ata vetë të humburit në inercinë e një lirie të zhveshur prej kuptimit të saj; një lirie ku në vend të demokracisë së çdo dite, njeriut të zakonshëm i kanë mbetur egërsia, pasiguria, padrejtësia që çdo ditë sjell me vete; familjes së zakonshme i ka mbetur ankthi që rritet përreth nga varfëria, papunësia, grabitjet dhe vrasjet; Shqipërisë së zakonshme i ka mbetur vala e një shkatërrimi epokal mu në kurrizin e vet, që përpin përditë tokë buke, shtretër lumenjsh, pyje, plazhe, kodra, monumente kulture, si të ishte luhej një film i projektuar nga armiqtë më të betuar të këtij vendi.

Ne jemi votuar për t’i dhënë në këtë vend lirisë së njeriut, familjes, atdheut, kuptimin jetik të demokracisë së çdo dite dhe bashkëjetesës mes shqiptarëve cilësinë demokratike të respektit të shumicës për pakicën. Ne besojmë se zanafilla  e kësaj përpjekjeje është e do të jetë këtu, në këtë sallë, ku lirisë për të folur, replikuar, votuar, do t’i japim për katër vjet me radhë kuptimin e demokracisë parlamentare si shëmbëlltyra e prekshme e demokracisë në tërësi. Do ta bëjmë këtë duke dëgjuar me vëmendje të madhe çdo qëndrim të opozitës, duke e respektuar atë me respektin më të madh për veten, duke i krijuar asaj vijimësisht hapësira për t’u bërë pjesë e vendimeve të këtij Kuvendi.

Por të jetë e qartë për të gjithë: Ne do të dëgjojmë, po do të udhëheqim. Ne do të dialogojmë, po do të marrim vendime. Ne do të kërkojmë konsensuse sa më të gjera, po do të qeverisim me vlerat dhe me bindjet tona të shpallura. Shqipëria nuk e meriton korrupsionin dhe kriminalitetin që e kanë lidhur këmbë e duar dhe po e mbysin.

Rama më pas mban pjesën më interesante të fjalimit të tij që ka të bëjë me ndëshkimin e krimeve. Pa e dëgjuar këtë pjesë Berisha çohet në këmbë dhe u bën thirrje të dalin nga salla dhe grupi i PD nisin dhe dalin. Rama vijon:

 

Zonja dhe Zotërinj, Anomalia e tranzicionit ekskluzivisht shqiptar të pushteteve në rast rotacioni, krijoi qysh prej 23 qershorit një vakum shumë problematik. Inercia e keqqeverisjes u kthye në një sprint vendimesh, privatizimesh, shpërblimesh. Pa asnjë të drejtë morale. Pa asnjë legjitimitet politik. Pa asnjë sens etik. Me legjitimitetin e pushtetit moral të popullit sovran, kemi kërkuar publikisht, qysh në fillim, seriozitet dhe vetëpërmbajtje nga ana e qeverisë në ikje.

Kemi paralajmëruar anulimin e çdo vendimi që do t’i binte ndesh këtij legjitimiteti dhe vetë interesave të publikut. Fatkeqësisht, zëri i arsyes sonë ka rënë në vesh të shurdhër dhe fatura e cenimit të interesit publik në këta muaj është shumë e lartë. Por fatmirësisht, koha e ndërmjetme ka mbaruar dhe është koha jonë të fillojmë punën, për të lidhur fjalët me veprat.

Dua të jem i qartë në këtë pikë për raportin e shumicës së re dhe të qeverisë sonë, me dëmet e kohës që iku: Ne nuk kemi mandat për të harruar krimet e pa gjykuara që janë bërë.

Mandati ynë na është dhënë për të mos harruar popullin e vrarë në Gërdec, protestuesit e vrarë në bulevard, deputetin e vrarë në oborr, kryekomunarin e vrarë në rrugë, komisarët e policisë të vrarë në krye të detyrës.

Jo për t’u hakmarrë për të shkuarën, po për të mos i hyrë në hak të ardhmes; jo për të bërë politikë me drejtësinë, po për të bërë çmos që drejtësia të mos bëhet politikë; jo për të marrë rolin e prokurorëve e të gjykatësve, po për të krijuar kushtet që prokurorët dhe gjykatësit ta bëjnë rolin e tyre.

Ne nuk kemi mandat për të amnistuar falje pronash që i janë grabitur popullit me vendime qeverie, apo për të njohur të drejta që pushteti u ka dhuruar në rrugë abuzive klientëve të tij.

Mandati ynë na është dhënë për të bërë transparencë të plotë, të të gjitha proceseve të dyshimta ose të dyshuara për korrupsion e krim ekonomik, me pasojë dëmtime pasurore ose cenim të interesave të publikut dhe të qytetarëve të pambrojtur.E kemi premtuar, do ta bëjmë deri në fund këtë transparencë të katrahurës me pronat e shqiptarëve, si qeveri dhe si shumicë qeverisëse në kuvend.

Dora jonë e bashkëpunimit me pushtetin gjyqësor do të jetë e shtrirë pa kushte. Por ne nuk do të rrimë duarkryq, as përpara shfaqjeve të përsëritura në sallat e gjyqeve, të triumfit të vrasësve të qytetarëve të pafajshëm apo të pafajësimit të killerave të policëve të vrarë në krye të detyrës; as përballë goditjeve të çekiçit të gjykatësve që ligjërojnë padrejtësira flagrante në dëm të këtij vendi dhe të shumë qytetarëve të pambrojtur që më kot e kërkojnë drejtësinë tek ata që vrasin; as ndaj spirales së korrupsionit në drejtësi që tërë këto vite e ka tërhequr poshtë e më poshtë pushtetin gjyqësor në Shqipëri.

 

Ish të përndjekurit ndjekin seancën e Kuvendit

Shokët e Lirak Bejkos që u futën në grevën e urisë të një viti më parë ishin të ftuar nderi në seancën e djeshme të Kuvendit. Në lozhat e Kuvendit u ulën Islam Spahiu, Hysen Xhani, Skënder Tufa, Perikli Shqevi, Agron Talo, Xhemal Zhuri, Ismet Shoshori, Petrit Lipo, Fejzulla Seferi. “Prania jonë në Kuvend pati dy kuptime; Për herë të parë hynim në këtë Kuvend, ku jemi persekutuar dhe kur rrinim te dera jo më të hynim brenda. Së dyti, hymë për t’i thënë politikës; që jemi vigjilentë në zbatim të ligjit, në pritje të premtimeve që na janë bërë. Për to kemi mbështetjen e gjithë të përndjekurve. Kemi besim që kjo mazhorancë do ta bëjë realitet”, shpjegoi kryetari i shoqatës së ish-të përndjekurve, Skënder Tufa. Më tej ai shtoi se “ishte një sadisfaksion, që po kalonim atë tra, që më kujtoi doganën e kohës së Enverit, që të shkoje nga Jugosllavia, po haje 25 vjetshin. Na shoqëronin ata persona, që para zgjedhjeve urdhëroheshin të na merrnin prej leckash. Na shoqëruan me një vështrim të çuditshëm, që edhe këta erdhën brenda”.  Tre ditë më parë në Kuvend ishin familjarët e viktimave të 21 janarit të cilit ishin ftuar nga Partia Socialiste.

 

Meta: Duhet të kemi durim për ta dëgjuar njëri-tjetrin

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta në përfundim të fjalës së Kryeministrit, Edi Rama ka bërë një apel pas bojkotit të opozitës në kohën kur po prezantohej programi politik i qeverisë së re. “Të vazhdojmë në respektim të rregullores. Nuk ja ndryshojmë dot konsideratat njëri-tjetrit por të vazhdojmë me respektimin e rregullores. Duhet të kemi durim për ta dëgjuar njëri-tjetrin, të shprehim mendimet dhe alternativat tona e do bëjmë më të mirën sëbashku. Dua të falënderoj krerët e grupeve parlamentare dhe të njoftoj se pyetjet duhen të dorëzohen në Kuvend deri mbrëmjen e sotme në orën 20:00”, u shpreh Meta.

 

 

Emiljano Aleksi caktohet këshilltar për mediat i Kryetarit të Kuvendit

 Përveç diskutimit të kryeministrit Rama në mbledhjen e djeshme të Kuvendit ka pasur emërime edhe në stafin e kryetarit të parlamentit. Emiljano Aleksi është emëruar këshilltar për mediat i zotit Ilir Meta. Aleksi vjen në këtë detyrë pas një eksperience të gjatë si këshilltar meditaik i zotit Meta. Më parë ai ka qenë drejtor komunikimi në Ministrinë e Punëve të Jashtme, më pas në ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe  Energjetikës dhe së fundmi si drejtor për mediat në LSI.

 

 

Bojkoti i PD-së, Arvizu: Kortezia nuk do të lëndonte kënd!

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë. Aleksandër Arvizu dhe ai i Komisionit Europian, Etore Sekui kanë komentuar zhvillimet e fundit politike dhe bojkotin e opozitës. Ambasadori Arvizu pohoi se qëllimi i këtij sesioni ishte të dëgjonim për programin e qeverisë. “Për ata nga ne që qëndruan deri në fund, kjo është ajo gjë që ne dëgjuam”, pohoi Arvizu.
Ndërkaq, ai u pyet nga mediat se si e konsideronte bojkotin e opozitës në një kohë kur Kryeministri i ri po mbante fjalën në Kuvend duke u përgjigjur se “nuk mendoj se kortezia do të lëndonte kënd”.
Edhe ambasadori europian Sekui deklaroi se ndodhej në seancën e Kuvendit për të ndjekur prezantimin e programit të qeverisë. “Dua t’u them se si ambasador i BE isha i interesuar për pikën e parë të programit të qeverisë së re që është për integrimin evropian. Ne e dimë se shumica e shqiptarëve janë dakord që Shqipëria të shkojë drejt BE, dhe kjo kërkon gjithëpërfshirje dhe bashkëpunim. Mendoj se ishte një pjesë ku unë mbajta shënime të rëndësishme. Dua ta theksoj se në të shkruhet se procesi i integrimit në BE është një proces dhe objektiv kombëtar që i shërben zhvillimit dhe demokratizimit të shoqërisë shqiptare mbi vlerat e BE-së. Është shumë e rëndësishme që kjo është nënvizuar si prioritet i qeverisë dhe evropianizimi i shtetit shqiptar”, tha ai.

 

Berisha e Topalli shfryjnë në FB mllefin ndaj Ramës

Ish- kryeministri Sali Berisha dhe ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli përveç fjalëve që thanë në parlament kanë shfrytëzuar edhe rrjetin social “Facebook” për të shfryrë inatin ndaj Edi Ramës. “Demokrate dhe demokratë, shqiptare dhe shqiptarë, këta janë neobllokmenët, të mbushur me urrejtje dhe vetëm urrejtje të etërve të tyre. Ne jemi këtu të gatshëm për çdo qëndresë, çdo sakrificë! Të gjithë jemi dhe do të jemi në këmbë! Të dashur miq, sharje, urrejtje dhe poshtërime ndaj opozitës dhe popullit opozitar, ky është programi i Edvin Kristaq Ramës dhe neobllokmenëve në pushtet. Ne jemi dhe do të jemi për çdo qëndresë, për çdo sakrifice, për të mbrojtur vlerat e lirisë nga bijtë e etërve mizorë! Sb ”, shkruan Berisha.  Ndërkohë, që Topalli akuzon mazhorancën e re se e ka nisur mandatin me revansh dhe mllef ndaj opozitës. “Në 20 vite, as në Shqipëri nuk ka ndodhur një sjellje e tillë rrugaçërie. Fillim i mbrapshtë”, thekson Topalli.

Postimi i Topallit
“Sot Rama duhej të paraqiste ne parlament, e para shqiptareve Programin. Ne fakt ai nuk ka Program. Ai ka vetëm urrejtje! Shume urrejtje kundra opozitës¬.Në asnjë vend të civilizuar , në asnjë Parlament normal nuk ndodh, që kryeministri i dekretuar , në vend të paraqitjes se programit, të sulet kundra opozitës me mllef e revansh. Në 20 vite, as në Shqipëri nuk ka ndodhur një sjellje e tillë rrugaçërie. Fillim i mbrapshtë! Për mua nuk është e papritur. Përkundrazi! Gati për të bërë detyrën e opozitares edhe më fort se c kam ditur ta bëj nga 1997 ne 2005!” Jozefina

Postimi i Berishës
“Asnjë shifër, asnjë afat, asnjë kosto, asnjë projekt! S’ka 100 ditësh, s’ka 300 ditësh, ka vetëm mashtrim. Ligjeratë bajate e një OJQ-je familjare. Ky nuk është PROGRAM! Të dashur miq, sot u njohëm me programin e qeverisë së Piktorit dështak. Si asnjë program tjetër në historinë e Parlamentit pluralist, ky program nuk përmban asnjë kosto apo buxhetim, asnjë afat të caktuar, asnjë projekt konkret, asnjë përqindje apo shifër të veçantë përveç 300 mijë vende pune, 155 mijë në bujqësi, por se me çfarë buxheti askush nuk e di. Bashkë me vapën e gushtit na paska ikur jo vetëm 100 ditëshi, por dhe 300 ditëshi, të pregatitur me aq bujë, sekret dhe djersë në mbledhjet nomade te Vlorës dhe Shkodrës. Ky nuk është program qeverie, por thjesht ligjeratë bajate e një OJQ-je familjare fund e krye urrejtje ndaj opozitës dhe qeverisë së PD. Axhamiu 2 meterlik doli sot cullak, jo nudo si ne plazhe, por pa program para shqiptarëve. Pra antiglobalizem, mashtrim dhe vetëm mashtrim. Te vetmet të vërteta ne ato faqe janë një liste e gjate premtimesh por qe kane muaj dhe disa syresh vite tashme qe janë realizuar nga qeveria e PD”. sb

 

 

* * *

Pse nuk duroi dot?

Nga Mero Baze

Ditën e fundit të pushtetit, Sali Berisha postoi një koment në Facebook, ku e krahasoi Edi Ramën me Papandreun dhe parashikoi se fundi i tij do të jetë i afërt. Shumë vetë e agresuan në rrjetet sociale me komente fyese dhe natyrisht të tijtë morën një dozë optimizmi për profecinë e tij. Në pamje të parë dukej një llokmë urrejtje për rrëzimin nga pushteti, që Berisha përpiqej ta hidhte mbi turmë. Por krahasimi në fakt mbetet dramatik.

Pyetja themelore që shtrohet në këtë rast nga simetria me Greqinë e tre viteve më parë, nuk ka të bëjë aq me Papandreun, se sa me atë që ia dorëzoi Greqinë, Papandreut. Në  inkoshiencën e vet Berisha pranoi para shqiptarëve se Shqipëria është një vend në buzë të humnerës ekonomike, dhe fajësoi retorikën optimiste të opozitës që sipas tij do sillte dështim.

Por në të vërtetë çfarë Shqipërie po dorëzon Sali Berisha?

Nëse marrim fjalimet dhe argumentet me të cilat Berisha dhe të vetët agresojnë qeverinë e re, pa nisur punë, ata tentojnë të thonë se kanë lënë një Shqipëri të zhvilluar, një ekonomi të shëndoshë që vjen pas Gjermanisë dhe parametra ekonomikë të stabilizuar. Nëse është kështu, mos e dëgjoni fare fjalimin e Edi Ramës për programin ekonomik të qeverisë se nuk ka pikë rëndësie. Shqipëria nuk ka nevojë as për rilindje dhe as pas për lindje, por për zhvillim normal. Edi Rama, edhe nëse ka dëshirë t’i ngjajë Papandreut, nuk e bën dot, pasi Papandreu mori një Greqi në buzë të greminës dhe u tërhoq për të mos e çuar një hap përpara në greminë, kurse ky, sipas Berishës, po merr një Shqipëri të fortë dhe ekonomi të begatë.

Në fakt ne të gjithë e dimë çfarë Shqipërie po merr Edi Rama, ndaj po dëgjojmë fjalimin e tij. Do të bënte mirë ta dëgjonte dhe Sali Berisha. Jo për të mësuar ndonjë gjë nga Edi Rama, por për të korrigjuar vetveten në prognozën e tij prej kasandre.

Që Shqipëria të përfundojë në humnerë siç po ndjell ai përditë, dhe që Edi Rama të përfundojë si Papandreu, ai duhet të pranojë së pari që ka lënë një Shqipëri të shkatërruar, me një buxhet piramidë që nis me borxhe që ditën e parë, një ekonomi të destabilizuar, një pronë publikë shpërndarë si llokma për shokët e djalit dhe vajzës deri në sekondat e fundit në pushtet, me një mjekësi dhe arsim në mjerim, me një rend që i ngjan zonave që kontrollohen nga talibanët në Kandahar, dhe me depresion në rritje të shoqërisë.

Të gjithë e dimë që Shqipëria që po merr sot Edi Rama është kjo e dyta. Ajo është po aq keq sa ç’ishte Greqia kur hyri në zgjedhje, por me një ndryshim të madh. Karamanlisi pranoi se kishte fundosur Greqinë dhe iku.

Sali Berisha, në gjithë tragji-komizmin e tij, kërkon që në histori të jetë dhe hero, dhe i gjallë që ta shikojë emrin në pllakën e lavdisë. Në fakt ai është vetëm një i gjallë i çmendur, që kërkon të lidhë dështimin e tij me dështimin e vendit.

Është kjo arsyeja që kur ia përmend Papandreun, është në orën e të vërtetës së tij, pasi po ia dorëzon Shqipërinë siç ia dorëzoi Greqinë Karamanlisi, Papandreut, por për këtë duhet të ulet e të dëgjojë se si duhet shpëtuar.

Dje në sallën e Kuvendit ai nuk duroi dot as dy minuta. Sapo Edi Rama përdori profesionin e tij të vjetër si publicist për t’i ngulur thikën në nerv, duke i përmendur “kokën e ulur”, ai turfulloi dhe doli jashtë duke marrë zvarrë gjithë burrat dhe gratë e grupit parlamentar, të cilët akoma nuk janë mësuar që Sali Berisha është një deputet i thjeshtë, dhe ndoshta më i urryeri në atë grup parlamentar. Shkuan pas tij si delet dhe dolën jashtë. Nuk denjuan as ta dëgjojnë kryeministrin, që sipas tyre gënjeu shqiptarët me premtime si Papandreu.

Arsyeja përse Berisha nuk duroi dot, ishte hyrja kirurgjikale e rivalit të tij tek gjendja në të cilën është Shqipëria. Berisha e do Edi Ramën si Papandreu, por është i tmerruar kur të shfaqet Shqipëria e vërtetë që ka katandisur ai, më keq se Karamanlisi Greqinë. Nuk e duron dot të bien gënjeshtrat e imponuara të tij për një orë në Kuvend. Nuk e duron dot, që Shqipëria sa herë ikën Berisha nga pushteti, ka nevojë të ringrihet. Nuk e duron dot që ai nuk ka më në dorë fatin e këtij vendi dhe atij parlamenti. Si një pirg i lëvizshëm mërish dhe urrejtjesh, ashtu i ngrysur, kokulur, duke folur plot gulçima urrejtje, ai u ngrit dhe doli nga salla për shkak të pafuqisë që ka për të parë se çfarë ka bërë. Doli jo vetëm pse nuk duronte dot Edi Ramën, por nuk duron dot që dhe grupi i tij parlamentar të dëgjojë Lulëzim Bashën dhe të rrijë në sallë. Donte doemos të dukej që ishte ende gjallë dhe me njerëz pas vetes. Donte të mos dëgjonte asnjë fjalë nga ato që i kujtojnë shqiptarëve kush i ka qeverisur.

Programi i Edi Ramës nuk është ndonjë ilaç për të shpëtuar Shqipërinë. As vetë Edi Rama nuk është Mesia që do të na rilindë. Por mund t’ia dalim të jemi një vend normal dhe njerëz normalë. Siç mund të jetë normal një vend ku Sali Berisha nuk është më asgjë! Ai nuk e duroi dot këtë dhe iku duke i marrë zvarrë nga pas. Për ta na treguar se është akoma një gjë. Një dordolec që tremb vetëm harabelat e vet.

 

 

 

 

 

 

Kopertina e DITËS September 12, 2013 12:33
Komento

36 Komente

  1. SOS, SOS, SOS .... September 11, 18:03

    Te gjithe e pame:
    30 min. me koke ulur si fajtori i gjithe te keqiave ….
    Z.Rama nuk mund ta mirte qeverine pa permendur deshtimet dhe mos realizimet ….
    Sali Bisha nuk duroi kur me te drejte po kritikohej ish-qeveria prej letre e tij ….

    Ngriti me urdher gjithe deputet …. si kryetar partie.

    Reply to this comment
  2. beso September 11, 18:12

    Sa e bukur dukej salla pa keta qelbesira

    Reply to this comment
  3. Loku September 11, 18:19

    Plehra te pariciklushme.

    Reply to this comment
  4. al-boston September 11, 18:20

    Prostituta “topallohet” duhet kaloje para ligjit qe ti vine mente.Fatkeqesia e atij kombi qe eshte drejtuar nga njerzit me mangesi mendore,Berisha e Topalli.Ligji duhet te veproje sa me shpejte qe te shpetoje shqiperia nga keto egersira.

    Reply to this comment
  5. ven September 11, 18:21

    kapeni e nxireni per zhelesh perjashta Jozefinen……..

    Reply to this comment
  6. Ballshi September 11, 18:24

    Saliu iku si i menderosur. Nuk e degjon dot programin e qeverise se ASHE, pasi ne themel te ketij programi ai sheh me deshperim dhe urrejtje prej te marri permbysjen dhe korigjimin e cdo gjeje te mbrapsht, qe mbolli politika e tij antishqiptare e mbeshtetur mbi krimin dhe korrupsionin shteteror. Sigurisht, ai nuk do te heq dore nga veprimet destruktive derisa ti dale shpirti. Qente le te lehin. Qeveria te vazhdoj rrugen per te bere realitet programin e saj per Rilindjen e Shqiperise.

    Reply to this comment
  7. Gramoz September 11, 18:28

    drejtesia ka te beje me berishen ver drejtesine ne binare dhe bej sehir ti edi mos u mer me qente karvani te shkoje drejt

    Reply to this comment
  8. pd baraz serbi September 11, 18:28

    keta bastardet bijet e serbis nen emrin pd kan mare dhe po bejne poshtersin e fundit per te pemnguare kryeministrin e ri te perfaqesoi shqiperin ne bruksel qe te mare ok per ne evrop serbi dhe greku u ka dhen ultimatim se do ti zhduk po se ndaluan po sja dalin dot se ky popull e meriton jua tregoi qe si d me armiqte e kombit te cilet jane bashet dhe berishet me kompani

    Reply to this comment
  9. saaaaaaaaaaali September 11, 18:36

    moj zheleshe pika mu ne koke ty,brinarit tend
    dhe me vjen keq ta them dhe bastardeve te tu
    se te tille edukate do u kesh dhene dhe atyre
    te ngeli bastardi ne goje

    Reply to this comment
  10. shpresa September 11, 18:38

    po nuk preve koken nuk leviz bishti i gjarperit

    fatkeqesia eshte se si nje pjese bene mire qe votuan per PD por jo per keto lloj femrash , se edhe ata qe ju dhane voten nuk e meritojne se nuk i kane nenat e motrat e tyre te ketij niveli josefin e majlind.

    Reply to this comment
  11. Horri i Bulevardit September 11, 18:40

    U cua Berisha, se mbrapa ishin te perndjekurit, ishin familjaret e 21 janarit, cua Berisha se nuk duroi dot Edi Ramen ne ate foltore ku foli se cfare i kane bere Shqiperise bastardet berishiane, u cua Berisha dhe delet si me komande i shkuan mbas kalit te ngordhur.
    Por cudia ishte se nuk u cua Mehdiu, por dhe ai nuk duroi, kur Edi Rama permendi se populli shqiptar i dha nje miljon shpulla berishianeve, se ata kerkojne drejtesi per Gerdecin dhe ketu Mehdiu nuk duroi me, por u cua dhe iku me bisht nder shale, mbas bariut te tij te ngordhur.
    Fjalimi i Edi Rames, eshte nje fjalim historik, qe mbas kater vjeteve, shqiptaret do te shohin se ai fjalim, nuk do te mbetet ne leter, por do te jete nje rezultat i pamohushem, qe cdo shqiptar do te ndjehet krenar, per njeriun qe me ne fund vendosi te zgjedhe, panvaresisht se kaluan 23-vjet katrahure.

    Reply to this comment
  12. shamikuqja September 11, 18:54

    ik moj bushter

    Reply to this comment
  13. gozhda September 11, 19:19

    mungese kulture nga jozefina kete e katreguar kur ishte kryetare parlamenti vend qe nuk e meritonte turp mjerane politike,femer pa shije,pa bote nuk ke fare qytetari epaedukate tamam femer HALABAKE te rrofte shkolla qe ke mbaruar se mend nuk ke.

    Reply to this comment
  14. saaaaaaaaaaaali September 11, 19:26

    saaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaali
    kaq shpejt te shpetoi shurra

    Reply to this comment
  15. Azemi September 11, 19:46

    Me duket se i kishin ardhur periodat Xhozit dhe nuk mund te duronte me,ah lavjerre e perdalur,tu shofte rraca dhe bazireti qe e ke si surrat.

    Reply to this comment
  16. shqipfolësi September 11, 19:48

    Topalli na i thotë Ramës “bastard”?! Ne qytetarët i themi “bastarde je vetë, me soj e sorollop, hajdutë, mashtrues e spiunë kundër Shqipërisë”!
    DREJTËSIA VONON POR NUK DO JU HARROJË! BËHUNI GATI! KËTU DO JEPNI HESAP, NUK DO SHPËTONI KËTË HERË”!

    Reply to this comment
  17. JOZEFINKA TOPALLOVIÇI September 11, 20:05

    Horr kelyshi i horricave te bulevardit une po pergjigjesha ne celular dashnorit te sat’eme dhe i thashe “bastardh”. E keshtu ndodhi qe te gjithe menduan ndryshe.

    Reply to this comment
  18. JOZEFINKA TOPALLOVIÇI September 11, 20:25

    Ne Çobajt nuk jemi nga Shkodra por vijne nga Kurbini e ne Kurbin jemi shpjerdhur se bashku me Uruçet nga Balsha i Trete kur kerkuam strehim ne 1400.
    Ishim gjithsej 70 persona te flakur jashte nga perandoria turke si hajdute e mutlepires.
    Balsha iTrete na pranoi sepse kishim mbytur rruget e Ulqinit.
    Shikoni historine te dokumentuar qe ndodhet ne muzeun e Balshajve ne Ulqin.

    Reply to this comment
  19. Reparti Riedukimit Nr.313 September 11, 22:43

    Erdhi dita me ne fund qe Rep. Rieduk. Burgu 313 te punoje me kapcitet te plote dhe sipas rregullores se brendeshme te miratuar nga Qeveria e Shpellarit, mund te funksionoje edhe me mbikapacitet, per te perballuar rekrutet e rinj si Sali Baba me 400 hajdute e kriminele. Veteranet e 313 jane ne pritje te rekruteve dhe kur te shkojne ne dushe per tu lare qe jane kapanone, keta do t’a marrin sapunin sipas rregullores, per t’u lare ne dysheme, aty do te shikoni ne origjinal film pa ze, ku dautet e burgut do te japin mesim dhe do t’u tregojne zanatin cirakeve te rinj te parfumosu me parfum Dior.

    Reply to this comment
  20. tol francezi it September 11, 22:50

    kur ka goje dhe kjo troia te thote bastard,me bastarde dhe femer me shkerdhate se zhelefina zor se gjen

    Reply to this comment
  21. kasandra September 11, 23:10

    Ti je bastarde moj Zhoz ,je ziliqare se munde te drejtosh ,te fyesh e te shash , me trurin e gojen e plakut shpellar.Ju kurre nuk do te kuptoni bashkejetesen politike per te miren e vendit!! Zhdukuniiiiiiii bastardeeeee.

    Reply to this comment
  22. diku Qs September 12, 05:33

    po mor ta marshaa cakena me ba nuk degjohet edvini ????? ha ha ha bej shaka po ikni mo lakuriq .ta bej fytyren si kepuca …. kape per zhelesh …… e ku harrohet ci ka bere pd maxhorances se sotme atehere kur ishin ne opozite .tani ne kete bote lahen te gjitha borxhet

    Reply to this comment
  23. Labi 2 September 12, 07:50

    Bastard do te thote kopil(dobic)
    Kush e ka bastardin ne krye te partise?–PD-ja

    Reply to this comment
  24. albrecht September 12, 08:21

    U çuan si dele mbas Saliut te gjithe….Sa Turp!

    Reply to this comment
    • beni September 12, 09:05

      Deputetet e Pd-se kan frike njelloj si ne diktature!
      Po mos u izolua Saliu,nuk u iken frika?
      Kur te izolohet e burgoset,atehere zoqte jan te qete e nuk i leshojn kariget e parlamentit,se u dhimset paraja!

      Reply to this comment
  25. shqipfolësi September 12, 09:11

    …Dhe vjen një ditë që “populli-gomar” nuk të mban më në kurriz por të hedh matanë siç e meriton…

    Qeveria e rrëzuar, sot në opozitë, akoma nuk e ka kuptuar se vota popullore ishte e vërtetë dhe për “Ndryshim”! Dhe ndryshimi do fillojë pikërisht nga NDËSHKIMI i zullumeve dhe shkatërrimeve që ata i bënë këtij vendi me dashje! Asnjë sëmundje nuk shërohet po nuk u luftuan shkaqet. Po nuk u luftuan shkaqet, pasojat do të jenë gjithnjë prezente. Historia tregoi se ju punuat në kahje të kundërt të interersave të vendit dhe qytetarëve. Ju punuat për pasurimin vetjak.Juve për tetë vjet me rradhë as që u bëhej vonë për varfërinë e shkaktuar në kurriz të këtij populli. Ju ngritët një sistem rrumpallë pa shtet dhe pa ligj! Ligjet i miratonit vetëm në letër që t’ia postonit me DHL Evropës, (siç thotë dhe z. Rama) dhe gjoja të ishit në rregull formalisht me botën. Por ky mentalitet provincial, nuk ecën më. Nuk pijnë më ujë metodat berishiane as për bojkot e as për revoltë të demokratëve për gjoja “provokime” apo “njerëz ordinerë” që ia numëruan një për një nga faltorja e kuvendit bëmat për të cilat ju mendonit se nuk do t’iu shqetësonte askush, ashtu si ka ndodhur deri më sot. Por gaboheni. Gaboheni rëndë. Sepse populli këtë herë e ka seriozisht. Ne qytetarët nuk duam më qeveri prej “gjasme”. Ne qytetarët duam shtet dhe shtet serioz me ligje e Drejtësi! Këtë nuk e ka kuptuar akoma Berisha&kompani. Por bëjnë mirë ta ngulisin në kokë se të gjithë do përgjigjen para Ligjit. Drejtësia kësaj here do funksionojë në Sistemin shtetëror, që ne qytetarët ia besuam aleancës së re të qeverisjes.
    Ne nuk pranojmë më ASNJË QEVERI QË TË TALLET ME NE! Ne besojmë se këtë shtet të munguar do e ngrejë nga themelet kjo qeveri. Do apo nuk do gjoja “opozita”, këtë herë shteti do funksionojë siç do populli! Mjaft kanë lozur e kanë shirë në kurriz të vendit këto vemje shushunja që duan të hiqen si të “pafajshëm” dhe sikur i “dhimbka” pritshmëria e qytetarëve. Po u qan barku se “qytetarët presin premtime të mbajtura nga qeveria e sapo zgjedhur”. Por ne e dimë se diku tjetër fle “lepuri juaj i trembur”.
    Ne nuk kemi nevojë për avokat mbrojtës të tipit “berishian”. Avokatë të tillë i shërbejnë vetëm djallit! Lojrat berishiane më në fund hasën në një “hundlesh” të votuar nga populli, që do tu a kthejë në origjinë gjithçka që kanë mpleksur si merimanga të helmuara. Helmin që përgatitën kundër qytetarëve, tani do ta pijnë vetë. “Kush i bën gropën tjetrit, bie vetë brenda”. Kjo është filozofia e pavdekshme e së vërtetës absolute njerëzore. Sikur vetëm disa shprehje të urta popullore, të kish ndjekur ky gomar- qeveritar, asnjëherë nuk do kishte gabuar. Por ai zgjodhi gabimet dhe fajet për hir të interesit vetjak, për hir të pasurisë familjare, për hir të interesit pushtetar që sipas tij do ishte i përjetshëm sepse gjithnjë sipas tij, ” ne populli e donim atë dhe do ta zgjidhnim edhe në 2017 edhe në 2023, me një fjalë deri sa sala të vdiste prej zotit…”???!!! Por ja që “populli-gomar” ia ndërpreu “ENDRRAT NË DIELL” këtij megallomani -narcizist, të dashuruar deri në vdekje me vetveten…Por ne i themi…Ulu doktor, ulu dhe dëgjo me vëmëndje këtë popull që nuk e dëgjove kurrë prej kaq e kaq vitesh. Nuk ta ka njeri fajin. Fajin e ke vetë sepse siç thotë përsëri filozofi popull…”Koka bën, koka pëson”!!!

    Reply to this comment
  26. Baro Liçaj September 12, 11:28

    Shqiptaret te njohen mire per 8 vjet me radhe , moj Jozefine ! Te njohen per fjalorin tend vulgar ne parlament, per sjelljen e pakulturuar , per injorancine tende si nje femer e perdale !Por ti akoma vazhdon me kete sjellje banale. Prandaj nuk bejme keq te kujtojme nje barcolete, kur u mblodhen kurvaret per t’i shkruar nje epitaf me kurves , e cila kishte nderruar jete dhe ata me te zgjedhurin epitaf ja shkruan tek guri i varrit : LINDE, U RRITE E DORE NUK HOQE DHE TOKA T’U BEFTE L…. ! A eshte e zgjedhur edhe per Ty kjo barcolete !?

    Reply to this comment
  27. liljana September 12, 12:50

    hahaaa ,ne leberit e dime keshtu U plake e dore nuk hpqe ,guret e varrit ku befshin ………

    Reply to this comment
  28. Palush Dukagjini September 12, 13:08

    FUTENI MER NE BURG KETE SHK..N SE NA RROPI LEKUREN, TIA RRJEPI POPULLI NJEHERE SE MJAFT DURUAM! jemi ne te XXI, se ndryshe ky duhej varur per gjuhe, PLACKITES, PUSHTUES, BARBAR, ANADOLLAK, ERRESIRE, KATIL,! te shporret me gjithe KOPENE e tij ky ALI BABA i Shqiperise! IK ORE IK FARE E KEQE, je bere i paduruar edhe per veten tende, ik ore mbytu ne ndonje pus, KATALLAN!

    Reply to this comment
  29. bato September 12, 15:35

    O Topalle e deshtuar! Ne se flitet keta 20 vjet per sjellje rrugacerie, ato i keni ju ne balle qe nuk do ju shlyhen kurre! Saliu: ” Ikni mor legena!” , e shume te tjera. Ti moj Xhozka: ” Keni me shku per lesh(p)” , ” Kapini per zhelesh ,vagabonda! etj. Si flet moj Xhozi, si ato kurvat e bordellove qe flasin se jane te virgjera. Po duket se e kuptuat vetem dje qe jeni te paperfillur jo nga partia kundershtare, por nga nje milion e me shume shqiptare dhe ju ka hyre data! Mjere ju qe po e shihni fundin tuaj te llahtarshem ende pa u vene ne banken e te akuzuarve per krime e vjedhje. Mos harro: Do shkoni vertet per LESH!

    Reply to this comment
  30. Emigranti September 12, 17:17

    Shkrimi Ulu doktor ulu Me kujton nje shprehje te dikujt qe kur desh te mburej dikush i thoshte Ulu Musha ulu Sepse kjo eshte sic i thote Mero Baze ne shkrimin e tij Dhis is e Mirakell fridom
    Te perjetshem nuk ka as ne diktature jo me ne demokraci jo dhe jo Kalofsh mire pensionin shoku Sale se nuk ke besoj probleme ekonomike si bashkemoshatarete e tu se kane punuar femijet e tu per ju

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*