Topalli: Kam qenë kundër Bashës që kur zbriti për herë të parë nga avioni

May 29, 2017 13:02

Topalli: Kam qenë kundër Bashës që kur zbriti për herë të parë nga avioni

 

Ish-kryeparlamentarja, Jozefina Topalli, deputete e PD-së, në daljen publike së bashku me Arben Imamin, u shpreh publikisht se nuk i kishte pëlqyer asnjëherë si lider.

Topalli pohoi se ka qenë kundër Bashës që në kohën kur ai zbriti për herë të parë nga avioni dhe u kthye në Shqipëri, rezerva të cilat sipas saj i di dhe Berisha.

“Kam qenë kundër që ditën e parë që zbriti nga avioni. S’e kam mbështetur asnjëherë. Kam pasur rezerva të mëdha, i kam thënë publikisht. Kam diferenca të mëdha me Lulzim Bashën. Jam në koherenca të mëdha. Duke parë ku ka qenë dhe ku është forca më e madhe. Hoqi vizat, futi vendin në NATO, ia ndryshoi vendin infrastrukturës. Do falënderoj fort z.Berisha. Ka nevojë për pak dhembshuri, për këtë vend. Nuk ecet duke menduar se do jem unë me pushtet, të mendoj për familjen time”, – tha Topalli.

Duke vijuar më tej, ajo shton: “Unë nuk dua asgjë, do vazhdoj luftën kundër korrupsionit, Ramës, Bashës dhe Metës” dhe në fund ka një thirrje për gjithë të zhgënjyerit.

“Do ftojmë këdo që është i zhgënjyer nga ky vend, turpi që diku e kanë emrin Rilindje, Republikë e re apo diku dashuri e qetësi”, tha ajo.

May 29, 2017 13:02
Komento

2 Komente

  1. MH May 29, 14:40

    Nji falenderim me ovacione z.Jozefina Topallit!

    Ma ne fund u shpraz truni i Xhozit.
    “Unë nuk dua asgjë, do vazhdoj luftën kundër korrupsionit, Ramës, Bashës dhe Metës” .
    Shi,shi,Mireqe per Ramen dihet e thon pa pushim stani i Shqupisave qe asht i korruptuar.Por sot po e deklaron zyrtarisht nepermjet shtypit qe Basha dhe Meta qe i di gjithe njerezimi si kombetar dhe ai nderkombetar qe keto dy flliqesina jane te korruptuar deri ne palcin e zemres.Basha ne shume variante dhe Meta me bllok ne dore.

    Reply to this comment
  2. ENVERISTI May 29, 15:56

    Kokën hënkshi ju krerët e PD-së nga ju deri te Berisha, kryebanditi dhe idhulli juaj që dhe sot e falenderoni. Hankshi kokën e njëritjetrit sepse ju ini ideatorët dhe autorët e shkatërrimit të Shqipërisë dhe vlerave të saj kombëtare, politike, morale, ekonomike, të mbrojtjes të vendit dhe kultuvuat tradhëtinë kombëtare, i shërbyet vetëm shovinizmave fqinjë, furrnizuat makinën e tyre ushtarake kundër popujve ballkanikë, dhuruat detin, sollët krimin e organizuar e atë të rrugës, drogën, prostitucionin dhe gjithçka kriminale për popullin dhe Atdheun.
    Prandaj u shofshi nga faqja e dheut të gjithë ju që kini kontribuar për tradhëtinë e gjith të zezat e Shqipërisë.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*