Topalli: Lulin dhe familjen Isufi nuk i lidh asgjë me PD-në

September 10, 2017 13:29

Topalli: Lulin dhe familjen Isufi nuk i lidh asgjë me PD-në

 

Ish-nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli, ka reaguar ashpër ndaj faktit se Gramoz Ruçi u votua edhe nga deputetë të PD.

Ajo akuzon drejtpërdrejtë Lulzim Bashën për atë që ndodhi mbrëmë në parlament, në seancën e parë të kësaj legjislature.

REAGIMI I TOPALLIT

Kjo nuk është Partia Demokratike!

Vendi eshte pa opozite!

Menjehere pas betimit si deputete, lista e deputeteve e familjes se Lulzin Bashe Isufit, kontriboi ne zgjedhjen me 80 vota te Gramoz Rucit, Kryetar te Kuvendit te Shqiperise, 27 vite pas rrezimit te komunizmit.

Reagimi i demokrateve ne rrjetet sociale ka qene nje fortune.

Dikush i shkruante:” Nuk besoj te kete votuar Lule Basha per Rucin se do ishte nepotizem”.

Dikush tjeter ” Hera e pare ne historine e vendit qe nje opozite jepet me koncesion nga nje sharlatan”.

Tjetri:”Nese ky lajm eshte i vertete dhe jane shitur qysh sot 3 deputete te opozites, atehere nuk eshte faji i Edvinit por i PD qe i eshte thyer busulla morale”.

Te tjere:” Do behesh Kryeminister ti?! Ty te vjedhin votat ne Parlament.”

Nese ambasadori amerikan bojkotoi Rucin po ti pse nuk e bojkotove?”

Ne fakt une nuk u habita qe lista e lulit votoi Ruçin.

Prej shume vitesh, Luli nuk me zhgenjen per asgje: Nuk me zhgenjen:

As kur qan me lot krokodili per te vraret e diktatures; As kur betohet per opozite ballore dhe flirton me Ramen; as kur proteston per voten e lire, hyn ne qeveri me pm Ramen dhe vete vjedh votat brenda PD; as kur con pd ne humneren me minis 230 mije vota dhe thote realizuam nje fitore morale; as kur voton Ruçin e fill pas kesaj i bashkohet atyre qe protestojne kundra ketij te fundit; As kur therret me sherbetoret e tij gaztore se ia vodhen 3 vota nen reflektoret e dritave te seances parlamentare, nen gjirimin e20 kamerave ne transmetim direkt, ne sy te 3 milion shqiptareve dhe me prezencen e pothuaj gjithe trupit diplomatik.; As kur e shet dhe e rishet ate qe ka mbetur nga PD.

Luli nuk me zhgenjen kur thote ekzaktesisht te kunderten e asaj qe do beje.

Luli luan te gjitha rolet ..teatrale.

Por ai luan dhe role serioze – Nga Zhulieta e Shekspirit ,Don Kishoti i Servantesit… .deri tek kryetari i ” opozites” dhe nuk ka frike se behet Lul Komiku.

Lulin dhe familjen e tij Isufi nuk e lidh asgje me PD.

Ata nuk kane patur kurre lidhje me kete force politike deri ne 2005.

Dhe qe nga ky vit, ai i vetem e ka vjedhur ate deri me:

17-18 maj kur kreu aktin e tradhetise ndaj demokrateve;

me 21 maj kur shpalli si Sulltan Bashe Isufi listen e familjes dhe klienteve te saj;

me 22 korrik kur vodhi karrigen e kryetarit dhe vulen e PD permes fallsifikimit te votave e pjesemarrjes.

E deri dje, kur i dhuroi Rucit 3 vota nga lista e tij.

Kur kryetari shet vendet e listes se deputeteve, edhe deputetit i duket se ka te drejte te shese voten e tij.

3 muaj me pare Luli çertifikoi shkrirjen e se djathtes. Dje “opozita” e tij votoi simbolin e komunizmit.

Jo miq, nuk ka humbur dje busullen morale PD.

Kjo nuk eshte PD. Vendi eshte pa opozite.

Edvin Rama nuk ik nga pushteti sa kohe ne krye te opozites do jete çuni i tij i mire.

Demokratet duhet te largojne Lulzim Bashen nga karriga e uzurpuar me vjedhje e fallsifikim votash, pas shitjes qe i beri Pd dhe rezultatit katastrofik te 25 qershorit. 

September 10, 2017 13:29
Komento

4 Komente

  1. MH September 10, 14:37

    Topalli moj ta marrsha edhe ke te drejte por dhe jo kur i drejtohesh liderrit (duhet ta therrasesh daje):
    “Lulin dhe familjen Isufi nuk i lidh asgjë me PD-në”.
    Luli asht i koperuar te lidhet me PD sepse e ka xane rrota bishtin.Fillesat i ka qe ne Kosove ne duet me Argiten moj ta marrsha.Keshtuqe PD do i sherbej lidhjes se hereshme qe kur vegjetonin ne Kosove.Ti moj ta marrsha me kupto i here mue c’ka po te diftoj.E me len te shkruej.Direktiva nga punishtja shlivovice e don pa kurrefare kundershtimit qe PD ti nenshtrohet punishtes nen etiken e lyer me boje alla franga shqiptarshe.
    Tash nuk po di ma shume moj ta marrsha.E n’tu mbushte mendja mire.Ne mos tu mbushte paq veten ne qafe se sa te jete lulushi ti nuk e shef ma me sy ate vend.Kaq e pat dhe lulezimi i karrieres tande nga kalli misrit dole ne selamet.E ban mire mos me u trishtue e mbaje vedin e ban gajret.
    Pac uzdajen e te ndihmofte zoti.Zoti te dhasht!!!!!!!

    Reply to this comment
  2. shqip September 10, 15:04

    Po nga 2005sa, tani u kthjellove qe L(Y)li nuk paska lidhje me pd-ne ? Po qenke munduar shume o gruje me nxjerr konkluzionin . Po pyete nje here Saliun , ç’mendim ka ai . Eh si jane keto pune . Gelltit diku nje luge çorbe te prishur , dhe vjell ( vjedh , vret , ta fut sa krahu ) tere jeten . Po shpetojeni pra pd , ç’prisni . Apo s’po merrni ok e doktor padrinos . Si thote Saliu ;” une jam arshiva ” . Ju ka te gjitheve ne sirtar . Qe nga ty dezinjatore , te Patozi pa shtylle kurrizore , e deri te Rruli , Bode , apo Selami ham-hami . Boll moj Grua , boll me qarje . Po te jeni ndryshe , do e kishit bere me kohe divorcin nga shqupi . Po u bere milionere , qe edhe 70te breza bashke , s’do kishit vene aq pasuri sa bete ju ne 8 vite te anarkise sahiliste .

    Reply to this comment
  3. demo September 10, 20:04

    Zoti Lulzim Basha nuk e beri PD,por e gjeti PD,nje bande hajdutesh e piratesh,ku kjo Josefina kishte goxha pushtet.Tani qe na i hoqe keto kafsherira femerore na bej nje nder,na kthe edhe shtepine qendrore te ushtrise,se Partise nuk i dujet me!

    Reply to this comment
  4. Shkoder September 11, 05:58

    Mir për Lulin moj jozefin. Po për vilën tënde në razem e ke diçka më shkru.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim