Topalli mbështet Doshin: Kërkesa duhet të ketë dokumentet shoqëruese

March 25, 2015 22:22

Topalli mbështet Doshin: Kërkesa duhet të ketë dokumentet shoqëruese

Deputetja e PD-së, Jozefina Topalli kërkon që Prokuroria t’i bashkëngjisë kërkesës drejtuar Këshillit të Mandateve për çështjen e Tom Doshit të gjithë dosjen hetimore. Topalli shprehet se një praktikë e tillë është ndjekur edhe në proceset e mëparshme.

“Këshilli ka detyra për të plotësuar. Nga praktika parlamentare ajo që më bën përshtypje është fakti që kërkesa duhet të ketë dokumentet shoqëruese. Këtë parashikon neni 118 i Rregullores. Në të gjitha rastet prokuroria ka dërguar dokumentet shoqëruese. Basha- mbi 27 dokumente. Mediu-të gjithë praktikën. Meta – mesa mbaj mend ka patur dokumente shoqëruese. Neranxi të gjithë dosjen. Dhe të mendosh se kërkonin autorizim për fillim procedimi penal. Në rastin e arrestimit aq më tepër duhej të ishin këto dokumente”, shkruan Topalli në facebook.

 

March 25, 2015 22:22
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*