Topalli në Bushat: Tomë Doshi, qytetarët do të të rrahin me votë në 23 qershor

Redaksia Online June 3, 2013 13:15

Topalli në Bushat: Tomë Doshi, qytetarët do të të rrahin me votë në 23 qershor

PD ka prezantuar sot në Bushat (Shkodër) kandidatët e saj për deputetë. Në takim ishin të pranishëm kryeministri Berisha dhe kryetarja e Kuvendit, Topalli. Ajo u shpreh se PD do të marrë në Shkodër tetë mandate, ndërsa kritikoi kreun e PS-së për “heshtjen mortore” pas miratimit të tri ligjeve të kërkuara nga BE-ja.

Duke iu përgjigjur socialistit Tomë Doshi dhe Edi Ramës, të cilët dy ditë më parë zhvilluar një takim në të njëjtën zonë, Topalli tha se qytetarët do t’i rrahin ata me votë në 23 qershor. “Rama dhe Doshët thonë se të rreh Jozefina, por ju do t’i rrihni me votën tuaj në 23 qershor dhe në Shkodër do të marrim tetë mandate”, tha Topalli.

 

Redaksia Online June 3, 2013 13:15
Komento

8 Komente

  1. raqi June 3, 15:00

    ska burre nene qe e rreh Tomen me vote ne kete vend joooo!!

    Reply to this comment
  2. denada June 3, 15:12

    Nuk ke me vota nga Shkodranet Zhozi, ata me vote masive do te te nxjerrin prej zhelesh jat parlamentit. te gjithe jane te vendosur te votojn Rilindjen.

    Reply to this comment
  3. emigranti June 3, 15:20

    Shqiptaret kane 23 vjet qe degjojne nje ze te cjerre qe ulerin e gjemon duke recitruar e genjyere.Ky ze eshte ai I Sali Berishes .Saliu ka lindur ne kete vend si nje ogurzi qe do te nise e perserise shume katastrofa njerzore duke I sjelle atij populli fatkeqsit e shekullkit,qe do te mbahen si shembulli me katran I histories se vendit.Me premtime boshe,me genjeshtra te trasha,me te shara e ofendime,me betime e kercenime deri ne krtime te njohura ,ky octopod I eshte versulur me egersi cdo mendimi ndryshe ne kete vend.Katraurat e tij per njezet etre vjet rrjesht kane ndjekur njera tjetren duke e future vendin jo vetem ne nje anarkoi te pa pare,por edhe ne nje shkaterrim e varferi qe do shume kohe te ribhet.,Me sa duket edhe kesaj radhe Saliu doi ta marre pushtetin me te gjitha paudhesite ,si ngjasim I “96,por ne se do ta mbaje ,ai do ta shpalle shqiperine mbreteri si dhe Ahmet Zogu,me qellim qe t’ia lere trashegim te birit te tij.Po mua ma thote mendja se shqiptaret edhe kesaJ RADHE NUK DOI TA HANE KETE koker ulliri shume te hdhur.Pra do tekemi zgjedhje t reja te parakohshme Brenda gjasht muajsh dhe atehere Saliu do te deshtoje ,jome turp se nuk e njeh ate,por me nje fund te pa imagjinueshem te damkosur me te gjitha poshtersite qe bart shpirti shtigani I nje tirani.

    Reply to this comment
  4. Mirdani June 3, 15:23

    Ajo qe do rrihet me voten e 23 qershorit do te jete Jozefina dhe partia e saje per mashtrimin qe i bene gjithe shkodres dhe shqiperise,te cilene kane katandisur ne pike te hallit nga varferia

    Reply to this comment
  5. Malesori June 3, 15:26

    Ne shkoder berisha do te humbase deputet pavaresisht premtimeve te tije per demshperblimin e permbytjeve
    Tani eshte kujtuar shume vone,pati kohte te mjaftueshme per ta kryer nje akte te tille

    Reply to this comment
  6. dea June 3, 15:41

    Harroje Shkodren Jozefin, nuk eshte me pastion i joti, mjaft u talle me shkodranet duke i permbytur e duke i quajtur venecjan pastaj…Shkodra kete radhe voton masivisht Rilindjen dhe do ta shikosh se sa do te te dhembe vota kunder e shkodraneve te tu.

    Reply to this comment
  7. arjanita June 3, 16:44

    Perfundimisht kjo femer ka lujt mendsh.
    Lidheni e mbylljani shkarpen se ve¢ dam po i
    ban vedit e PD.
    Po mori PD 5 mandate ne Shkoder kan me kene
    fitore per te.Te pakten kane nxjerre deputet edhe
    djalin e Sigurimsit(Nardin)

    Reply to this comment
  8. kelmendasi June 3, 16:53

    Po te ishte se Ps ne Shkoder fiton 4 mandate e me shume nuk kishte nevoje Toma te ishte i dyti as Paulini i treti po tu vendosnin i 6 ti e i 7 ti qe thone do fitojme 7 mandate.
    Tomen nuk e voton Trushi i Poshtem se i Sipermi jo qe jo more budallenj

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*