Topalli: PS të votojë 3 ligjet

Redaksia Online November 24, 2012 14:10

Topalli: PS të votojë 3 ligjet

Jozefina Topalli i ka bërë sërish apel Partisë Socialiste të votojë 3 ligjet e integrimit. Gjatë një ekspozite me figura arti të kryer nga demontimet e armëve luftarake të organizuar nga Ministrisë së Mbrojtjes në Shkodër, Topalli tha se “Nuk do të resht së parkuari që PS të ulet dhe të votojë 3 ligjet. Mjaftojnë 3 sekonda për të shtypur 3 butonat”. Sipas Topallit, KE votoi një Rezolutë për Shqipërinë mbi rekomandimet ndaj Shqipërisë për marrjen e statusit të vendetat kandidat për në BE, kurse në Parlamentin shqiptar ndodh e kundërta. “Cfarë ndodh në parlamentin shqiptar? Shqiptarët në Parlament nuk votojnë për integrimin”, tha Topalli në një prononcim për shtyp.

Redaksia Online November 24, 2012 14:10
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*