Topalli thotë se është edhe pak veneciane!

January 29, 2016 09:13

Topalli thotë se është edhe pak veneciane!

Zënkat më të mëdha në Kuvend janë zakonisht midis deputetit socialist Taulant Balla dhe demokratëve Berisha e Topalli.

As gjatë seancës së djeshme nuk munguan zënka të tilla.

Për ta intimiduar, zonja Topalli i kujtoi Ballës se ka lindur në fshat, në një fshat të thellë të Librazhdit, siç tha ajo.

“Parafolësi nuk tha asgjë më pak se baballarët e ’45-ës. Kanë urrejtje ndaj ish-pronarëve Tashi ti mbylle gojën!

Ti je nga fshatrat më të humbura të Librazhdit. Ti ke lindur në një kasolle dhe je nga më të pasurit sot. Pse ti je i pasur dhe të tjetër që kanë lindur në kasolle nuk janë pasuruar si ti? Tani do të them një gjë unë ty.

Unë quhem Jozefina Çoba, para se të quhesha Topalli. Në arkiva do të gjeni letra të tregtisë së familjes sime që prej vitit 1820. Kanë pasur pallat në Kanal Grande të Venecias.

Ka pasur truall në Tiranë. Familja ime nuk ka jetuar në Shkodër pavarësisht se janë shkodranë”, vijoi Topalli. /Dita/

January 29, 2016 09:13
Komento

2 Komente

  1. s.h. January 29, 11:17

    C’ti komentosh per kete idiote …edhe sikur te jete ashtu , eshte dyfish turp per sjelljen e saj !

    Reply to this comment
  2. MH March 29, 15:26

    C’e ka gjete ate vend me kete Topalle.
    Kjo kritikon luften e klasave dhe asht vete qe e ushqen me mish e me shpirte e zemer.
    Rraja aristokracise e ka ne gjak urrejtjen ne perjetesi ndaj kasolleve.Kaq sa din dhe flet.populli i jep voten nji njeriu qe urren njerezimin.Sepse kasollet kane me shume banore se aristokratet pa namuz e pa karater.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

MENDONI SE PËR TË ZGJIDHUR KRIZËN POLITIKE DUHET NJË MARRËVESHJE E RE RAMA-BASHA?