Topi, Berishës: Mos e përjeto kaq rëndë, dikush ikën e dikush vjen, kështu e ka politika

Redaksia Online May 17, 2013 09:39

Topi, Berishës: Mos e përjeto kaq rëndë, dikush ikën e dikush vjen, kështu e ka politika

Ndërsa prezantoi në Lezhë shtatë kandidatët për deputetë të forcës tij politike, kreu i Frymës së Re Demokratike, Bamir Topi, e akuzoi qeverinë Berisha për keqqeverisje dhe korrupsion. Topi deklaroi se qeveria ka vënë në shërbim familjes së vet të gjithë pronën publike, ndërsa theksoi se vendi ka nevojë për rotacion. “T’i japim fund qeverisë që mbështet projekte private, projekte të familjes që nuk u shërbejnë interesave publike”, tha Topi, ndërsa iu drejtua kryeministrit: “Mos e përjeto kaq rëndë, dikush ikën e dikush vjen, ky është rotacioni”.

Topi tha gjithashtu se kryeministri i detyron njerëzit e administratës dhe nxënësit e shkollave të jenë pjesë e mitingjeve të tij duke u shndërruar në një njeri butaforik që po numëron  ditët e fundit si gjëmën e madhe të jetës së tij.

Ai foli edhe lidhur me gjendjen shumë të vështirë të ekonomisë.

Redaksia Online May 17, 2013 09:39
Komento

2 Komente

  1. Tani May 17, 12:06

    E theve “heshtjen”Sa ishe president te degjeneroi maloku dhe tani po kerkon dhe ti rotacion,kuptohet per veten tende. Turp.

    Reply to this comment
    • ilir May 17, 14:09

      po pse o Tan legeni, ajo ishte endrra e plakut qe Topin ta nxirrte nga vetja dhe ta detyronte qe te kthehej ne nje llazore per ti shku per shtat llapaqenlleqeve te tij. Topi edhe debatin politik dhe publik e ben ne menyre qytetare dhe me ironi ashtu sic ndodh edhe ne Belgjike apo ne Angli, po ti je nje katundar dhe normalisht je ne kerkim te mllefeve idiote….

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*