Topi: Berisha qendron gati si një skifter, ka marrë peng PD-në dhe parlamentin

May 16, 2014 14:32

Topi: Berisha qendron gati si një skifter, ka marrë peng PD-në dhe parlamentin

Ish-presidenti Bamir Topi e ka cilësuar si një rastësi avionin e Divjakës. Ai ka thënë se është qesharake që të merresh me mjetin, ndërkohë që trafiku i drogës bëhet me të gjitha llojet dhe ekziston prej vitesh.

Topi ndërkohë e ka cilësuar të papranueshme që opozita të bëjë sikur nuk dinte gjë për trafikun e drogës, ndërkohë që për 8 vjet ka qenë në pushtet.

“Kësaj radhe në bari përshtypje lloji i mjetit. Është thjesht një tjetër formë e trafikut. Akuzat nuk kanë dalë në terren bosh. Po të thuash që në Shqipëri qarkullon drogë nuk është lajm. Ajo që është e pa pranueshme është që të dalësh me duar të pastra kur deri dje ishe në pushtet. Është një situatë që përsëritet kohë mbas kohe. Kjo është arsyeja që në vend që kjo politikë të shkojë të arsyetojë jo për debatin e radhës por për forcimin e strukturës së shtetit. Konsensus është term i një politike provinciale” ka thënë Topi për News 24.

Ish-presidenti u shpreh se Berisha qendron si një skifter për të përfituar nga situata, ndërsa ka akuzuar kryeministrin Rama se po e rifut në skenën politike.

Sipas Topit, Berisha ka marrë peng parlamentin dhe PD-në.

Këta janë arkitektë të shkatërrimit të shtetit për qëllime arriviste, për qëllime të synimeve të llogaritura mirë të pushteteve personale. Nuk jam këtu të them që qeveria Rama është pa faj. Qeveria Rama ka një faj të dukshëm që po rikthen në politikë figurën e Sali Berishës. Shikoni si qëndron, si një skifter. Ka kapur peng jo vetëm partinë e tij, por edhe parlamentin, jetën parlamentare. Është një politikë opozitare e konsumuar. Rikthimi është mungesa e veprimit në kohë të shpejtë,” u shpreh Topi.

Përse duhet t’i lihet më tepër kohë në parlament? Respetohet ai që është korrekt me institucionin. Korrektësia shprehet në respektim të rregullores. Pse jemi ne në këtë gjendje? Sepse të gjithë shkojnë tek opinioni i liderit politik. Kjo politikë ngjan njëlloj si firmat piramidale me qytetarin. Shqipëria është një vend që po deshe të vendosësh rregull, e vendos brenda javës. Ke pasur një politikë me një dinamikë të dështuar, atëherë çfarë do më në politikë ky njeri”, vijoi më tej ai.

Në lidhje me kërkesën e PD-së për dorëheqjen e Ramës, Topi tha se kjo është e pamoralshme.

Sipas tij, Berisha nuk dha dorëheqjen edhe kur vrau njerëz në tragjedinë e Gërdecit apo më 21 janar.

May 16, 2014 14:32
Komento

18 Komente

  1. LORA May 16, 15:01

    I lutem stafit te gazetes “DITA” te mos e perdore me fjalen tragjedi per Gerdecin dhe 21 janarin
    Ato jane krime shterore te shtetit brekedhjere te dr.qoftelargut
    KRIME SHTETERORE,jane edhe eksplozioni apokaliptik i Gerdecit edhe masakra kryeministrore e 21 janarit 2011.

    Reply to this comment
  2. Ethem May 16, 15:14

    VR.E çuditeshme por e vertet.Hajduti,krimineli dhe skizofrni Berisha dorheqjen si Kryeminister dhe Kryetar partie dhe,shumica e popullit tha:”..Shyqyr shpetuam…”Por jo ! Pse qenndron ky njeri akoma ne skenen politike?1-Humbja me 23 qershor qe shume e madhe dhe nuk kish arsye te qendronte më,ndryshe do diskreditohej.2-Do ket pasur ndikime te jashteme nga miqt e shoket e tij.3.Ai nuk ka shume besim te Basha,ndonse e injektoi vet.4.Do qe te mbroi pasurin e vene ne menyre te pandershme.5.Ka frik nga arrestimi i shume zullumeve qe ka bere ne keto 23 vite.6.Eliminimi i Hajdarit,Olldashit ishin misterjoze dhe akoma nuk jan zbardhur mire,kjo do behet kur ai te thyej qafen.7.vrasjet ne Gerdec,21 Janar,i Xhindit,Trebickes,R.Hoxhes,etj,jan dore e tij.8.Ky vend eshte bere pershesh dhe i mallkuar nga vet ai.Kete ai e di por eshte frikacak te vet-menjanohet-eleminohet.PD nuk ka forc e kurajo se shumica jan te korruptuar dhe ai i di se kush,si e sa..!

    Reply to this comment
    • Altini May 16, 21:01

      Eshte e mahnitshme kur lexoj se is-presidenti pohon se krimi i narkotikeve ka egzistuar prej vitesh!? …. Keto nuk jane biseda tavoline por pohime zyrtare me rrjedhoja ndeshkimi penal, nese te vertetuara!! Me ke po flet Bahriu (apo dhe Edi meqe bie fjala), me turmat e mitingjeve kaotike te 90′!!??? Kushdo qe mendon te coje Shqiperine perpara, ma mer mendja nuk ka me dyshim qe e kemi kaluar fazen e vjershave. Shqiperija eshte me te drejte nje nga vendet me te krimbura nga krimi politik dhe ekonomik, te pakten ne Evrope. Sali Berisha, Ilir meta, Fatos Nano kane qene dhe jane ne thelb te vuajtjeve te popullit tone, nen akuza te shumfishta; akuzat ‘ne perghithesi’ te Topit apo pasiviteti I Edi Rames eshte po aq demtues sa edhe krimet e te siperpermedurve. Edi eshte zgjedhur si dikush qe do t’i jape zgjidhje problemeve tona dhe jo per syte e bukur. Nuk mund te justifikohet duke qare ‘I shkreti une I ndershmi’

      Reply to this comment
  3. Rapua i varfer May 16, 15:52

    Po shyqyr doli edhe “Era e Re” e foli!Ky harron qe neve dime qe ky ka qene edhe president,jo vetem bashkepunetor i qoftelargut.Po te jete i sinqerte ky njeri duhet te flase…por do te thote ndonjeri se cfare te thote??…Ai di shume,aq sa mjafton qe Berisha te zhduket nga ekrani.Ai di shume per gjyqtaret,per prokuroret,se nga erdhen,ku sdudiuan,kush i solli,cfare bejne,ku i kane lidhjet,kush i drejton etj????????????????????.Ai di shume per depudetet e te dy kraheve,cilet jane,nga vine,kush i solli,cfare misioni kane dhe pse keta???????????????Ai di shume per “familjen” si u bashkuan,kush i bashkoi,cfare qellimi kane,c’lidhje kane me te gjitha krimet e ndodhura ne shqiperi,c,lidhje kane me pengimin e shqiperise ne strukturat europiane,pse,kush aksesi ekonomik i tyre.ku i kane parat qe ne kohen e piramidave etj???????????????Po do qe te qendroje ne politike,dhe ta vertetoje qe eshte patriot duhet te flase dhe jo tja kerkoje Rames kete gje!!!!!!!!!!!!!!!!!

    Reply to this comment
  4. merobaze May 16, 16:03

    POPULLI JA DHA VOTEN EDI RAMES QE TE FUSTE SKIFTERAT E MAFIES NE KAFAZ.

    Ne vend qe te bente kete gje dhe te ndeshkonte Sali Berishen per zullumet makaber qe i ka bere Shqypnise, justifikohet si femije i vogel me doreheqje qesharake duke ja hedhur pergjegjesine Gjyqesorit te korruptuar te Sali Berishes. Po pse keshtu drejtohet shteti? Bamir Topi e di mire si ish President i vendit, por edhe cdokush kur lexon historine e Botes qe LIDERA me vullnet politik bejne cudira per vendet e tyre dhe nje nga shembujt eshte Presidenti me i votuar amerikan i te gjitha koherave Franklin Ruzvelt qe detyroi me dhune dhe me dore te hekurt Gjykaten Kushtetuese debile te miratonte ligjet e domosdoshme per te shpetuar SHBA nga kriza e llahtarshme ekonomike e vitit 1933 me programin e tij historik “New Deal”. Shume kundershtare politike te Presidentit Ruzvlet e kundershtuan programin e tij dhe hodhen balte papushim ndaj figures se tij bile e cilesuan si komunist, por energjiku Ruzvelt nuk u tut dhe asnjehere nuk i shkoi ne mendje te kerkonte doreheqjen ne ato dite te veshtira per kombin amerikan dhe me veprimet e tij energjike nderroi brenda dite gjithe administraten e Hooverit, disiplonoi gjykatat dhe shpetoi SHBA nga kriza fatale ekonomike.

    Reply to this comment
    • adri May 17, 01:22

      Edi rama nuk eshte per ate pune o shqipetare. ai se bashku me ilir meten po tallen me votat qe ju moren shqipetareve, dhe i japin zemer njerit qe e ka shkaterruar shqiperine si ne gerdec berishes qe po ben llum parlamentin shtyetin dhe rremuje e pasiguri gjithkund . ketu nuk ka faj me berisha po e kane fajin ILIR META dhe edi rama.

      Reply to this comment
  5. . May 16, 17:55

    Shume drejte.
    Ka mare penge dhe Z.Rama, qe vazhdon t’a lre te shpife, shaj, ofendoj …. kedo qe e sulmon, asi mbrohet nga Prokurori, Kushtetusja, Gjykatat, Shiku … etj.

    Z.Rama, lere pushtetin se po tregohesh “frikacak”.

    Reply to this comment
  6. A.p.S (KATHERINA DIE GROSSE)Madona prej Sauku May 16, 21:05

    Bamir Topi nje politikan me maturi dhe gjykim brilant
    .Forca FRD

    Reply to this comment
  7. nuri May 16, 22:16

    Bamir Topi eshte delenxhi tipik, ju qyrravit dhe i sherbeu Berishes si sherbetor i bindur deri sa ai e beri president. Vetem nje gje keni parasysh o shqiptare akoma qorra A e bente president Berisha nese Topi do te ishte njeri me integritet dhe i ndershem ? Kurren e kurres. Kaq mjafton per ta injoruar Topin, nuk eshte nevoja te permendin thenien e tij “brilante” qe personifikon presidencen e tij “presidenti flet edhe kur hesht”. Tani ju tek te flasi Topi, kaq naiv i quan ky pseudo qytetar shqiptaret dhe ne vecanti tironasit ? Injoroheni kete njeri per te mos u penduar dhe per te mos demtuar me shume se ka demtuar sidomos qytetaret ketij vendi.

    Reply to this comment
    • adri May 17, 01:26

      BAMIR TOPI NJESH . NJE ZE BRILLANT I POLITIKES SHQIPETARE. I QETE REALIST DHE I KTHJELLET SI GJITHMONE.

      Reply to this comment
  8. mustafa May 16, 22:31

    hajd hajde kerrsh u bafshi

    Reply to this comment
  9. Aliu nga Selenic May 16, 23:47

    Jo si skifter pore si korb i zi se ashtu e ka edhe shpirtin te zi.!

    Reply to this comment
  10. Bekim May 17, 05:12

    bekimi
    E keqja e komenteve eshte se flasin lloj lloj kerricash e injorantesh sikur te jene profesore.Si kane goje te pergojojne z. Bamir Topi i cili eshte nje intelektual e politikan i klasit te larte e me integritet te larte moral. Dikush tore me lart se i sherbeu Berishes dhe per kete arsye u vu president. Jo mor njeri,jo. Gjithkush qe futet ne politikei sherben ideve dhe programit te partise se tij dhe jo kryetarit. Z Bamir Topi,sigurisht i sherbeu PD por edhe Salen e ka respektuar per aq kohe sa mendoi qe Sala ishte njeri i ndershem,por kur pa se Sala nuk i ktheu pronat ish pronareve te ligjshem,nuk trajtoi me dinjitet te persekutuarve politike dhe tregoi se nuk ishte ai qe shtirej,pir vetem nje manjak i pushtetit,filloi te mbaje qendrim ndaj tij,si shume intelektuale te tjere te PD qe i u kundervune dhe u larguan pre batakut Berisha. Ky Berishe,duke pare reputacionin e larte qe Z. Topi gezonte ne PD, pir edhe ne opinionin egjere publik shqiptar,vendosi ta largonte nga politika se bashku me klanin e tij te korrupuar si Topalli-Bodee te tjera monstra,duke e bere President. Ne shtyp ky fenomen eshte trajtuar si ngritje ne pergjegjesi per ta hequr qafet.Vete veprimtaria e z. Topi ne Presidece tregoi se ai ishte jo vete nje udheheqes dinjitoz,pir edhe nje politikan qe nuk u be lolo i Sales.Po te ishte ndryshe,ai do te ishte perseri president,pir preferou nderin,integritetin personal e ndjenjen e larte te detyres si president i pa anshem,se sa nje sahanlepires i Berishes pef te perseritur mandatin e Presidentit. Ne se te keqjte,qe i lepijne prapanicen ustait te tyre per te goditur z. Topi e figurat e tjefa te ndershme te PD qe u larguan nga Berisha,vazhdojne te perbaltin ndershmerine dhe idealeg e pastra,kjo eshte pjese e detyres se tyre te peshtire te paguar me poste e pribikegje bga Sala. Ata pacin hijen e vet,thote populliy

    Reply to this comment
  11. Mark uk May 17, 07:28

    Lora: Ata huligantet qe dhunuan policin ne menyren ma te dhunshme duhej te priteshin me lule.Si dhe deputet qe dhunuan policin e shtetit,duke u hipur siper kokave te kolegji zgjedhor duhet falenderu sic beri Rama.Ata qe organizuan kta huligan,sipas tejet duhet te flene te qet.Mos mendo se do behet gja se eshte Edi Rama qe do arrestohet i pari.Si dhe Meta qe ishte shkaku i kti krimi.Me vjen keq per ata qe shkret qe shkuar si q…ni ne rrush per karriken e ati qe per fat te keq sot eshte kryeminister

    Reply to this comment
    • LORA May 17, 10:58

      Ato qe shkruaj i kam bindje,te mijat.
      Mbase e ke vene re qe nuk kam nevojen e “ndihmes” tende apo te ndonje tjetri;ashtu sikurse nuk i jap te drejten vetes te nderhyj ne mendimet e te tjereve.

      Reply to this comment
  12. Citizen May 17, 08:14

    Pas Moisiut, doli dhe Topi per ti dhene mbeshtetje qeverise ne kete moment te veshtire te saj kur eshte bere balte me rastin e avionit te droges qe i pati quajtur mushkonja. Mire thone ” Miku i mire ne dite te veshtire! Dhe Moisiu-Topi i jane prane qeverise ne kete cast per ta ndihmuar duke u bere perhere qesharake ne servilosjen e tyre te peshtire.

    Reply to this comment
  13. sopiqoti May 17, 08:17

    Ashtu eshte,dikur Bamir Topi ka qene ne te njejtin rjeshte me Berishen,e ka mbeshtetur ate .Atij i ka munguar”.. nuhatja..”politike per ta pare ne brendesi veprimtarine politike te Berishes.POR do te ishte mire qe perball Berishes te vihej atehere kur ky zoteri nga Vicitoli e cilesoi”..horr bulevardi..”.Megjithate duhet pranuar se Bamir Topi ka ndryshur,ka kuotuar se ate qe nuk beri atehere s’ka pse te mos e bej tani.Ai eshte nje politikan objektiv dhe duhet mbeshtetur.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*