Topi dhe Moisiu: Nishani duhet të mësohet të respektojë Kushtetutën

February 23, 2016 12:23

Topi dhe Moisiu: Nishani duhet të mësohet të respektojë Kushtetutën

Detyrimi i pashmangshëm për respektimin e përcaktimeve kushtetuese, detyroi Presidentin e Republikës, Bujar Nishani, të dekretonte dy ministrat e rinj të kabinetit “Rama”.

Dy ish-presidentët e Republikës Alfred Moisiu dhe Bamir Topi, theksojnë se kjo është përgjegjësi e institucionit të kreut të shtetit, të nënshkruajë propozimet që i vijnë nga Këshilli i Ministrave, si pasojë e sanksionimeve kushtetuese.

“Dekreti i Presidentit për ministrat është një betim që plaku i shtëpisë i bën kandidaturave që i paraqet kryeministri për t’u emëruar. Dhe sigurisht që duhet të jenë shumë të kujdesshëm në këto raste, edhe kryetari i shtetit, por dhe pjesa tjetër, sepse të dyja gjërat nuk shkojnë. Ne duhet të mësohemi që ta respektojmë Kushtetutën, mbi të gjitha e gjithë politika, jo vetëm kur i leverdis, apo kur nuk i leverdis”- tha Moisiu për Vizion Plus.

Ndërsa Bamir Topi, thekson se Presidenti duhet të dekretonte ministrat e rinj, pavarësisht dëshirës apo qëndrimit politik që ka ndaj mazhorancës. Për të forcuar këtë qëndrim, ai sjell shembullin kur dekretoi Eduard Halimin, propozim të kryeministrit Sali Berisha si ministër i Drejtësisë, edhe pse sapo kishte dalë nga një pozicion politik, si kryetar i komisionit hetimor parlamentar për ngjarjen e 21 Janarit.

“Në rast se do të kishte qenë një vullnet i emocionit personal, personi në fjalë nuk do të bëhej kurrë ministër Drejtësie. Sepse theu parimet e së drejtës me një gjyq politik kundër institucioneve, aq më tepër fakti që unë nuk e kam parë këtë si një moment personal, por si një moment institucional, i përgjegjshëm, e kam dekretuar për t’i dhënë jetë funksionimit normal të demokracisë. Pra, duhen ndarë emocionet politike me rolin institucional të secilit në rolin e tij, dhe kjo është shumë e rëndësishme”- u shpreh Topi.

February 23, 2016 12:23
Komento

2 Komente

  1. SH.K February 23, 12:59

    ME GJITHE RESPEKTIN—-per Moisiun si individ
    Keto thenje te dy ish ‘kryetareve’ te shtetit pa shtet mund te perkthehen:Te dekretosh dy prostituta te nje bordelloje 25 vjet sikur te ishin te virgjer.Ka hipokrizi me te madhe se sa te mashtrosh shqipetaret 25 vjet sikur kemi demoKroaci,pluralizem.shtet,shtet te se drejtes,parlament ku jane te ngujuar 140 antishqipetare majmur me gjakun e femijeve shqipetare qe ngrohen tek ‘leshi ‘i Topalles e me stalljer nje dhenderr SERB!

    Reply to this comment
  2. demo February 23, 14:53

    Dera e mire,eshte dere e mire,thone peqinsit:-Ke xhinsi,merr edhe qeten(macen)! Moisiu e tregoi veten si president edhe 80 vjecar.Po cfare do te tregoje jari jevgu i Libohoves,qe ka nderruar tre mbiemra.Duke e ditur inferioritetin ben si i forte.As ka patur,as ka per te patur president me karagjoz.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim