Topi: E turpshme blerja e votës dhe presionet mbi administratën

Redaksia Online June 13, 2013 13:44

Topi: E turpshme blerja e votës dhe presionet mbi administratën

Fryma e Re Demokratike ka mbledhur sot ekipin e vëzhguesve që do të monitorojnë procesin zgjedhor ditën e 23 qershorit.

Trajnimi u organizua nga Sekretari për Çështjet Zgjedhore në FRD, Ervin Karamuço dhe pjesëmarrësit u pajisën me mjetet informuese që i shërbejnë vëzhgimit të zgjedhjeve.

Kreu i FRD, Bamir Topi, akuzoi pushtetin aktual për presionet e vazhdueshme duke thënë: “Është e turpshme që në një vend anëtar të NATO-s, dhe që aderon për në BE, pushteti ta bazojë suksesin tek blerja e votës dhe presionet mbi administratën, biznesin dhe qytetarët”.

Topi përmendi edhe joshjen e emigrantëve nga pushteti, duke u siguruar biletat e avionit në shkëmbim të votës. Ai solli në vëmendje edhe njëherë dhunën e ushtruar ndaj kandidatit Hoxha duke thënë se: “Gazeta zyrtare e pushtetit thotë se kjo çështje nuk ka të bëjë me politikën, duke ndërruar shpesh versionet e ngjarjes, por gjithçka ndodh nga paniku i pushtetit nga suksesi i FRD në Fier. Sondazhet tona tregojnë që në Fier është arritur shifra e 1 deputeti”.

Duke iu referuar shqetësimeve të faktorit ndërkombëtar mbi procesin, Topi bëri publike shkeljet e afatit mbi infrastrukturën dhe problemet me listat ku rezultojnë 320.000 qytetarë pa adresë.

Ai iu drejtua gjithashtu opozitës për rolin që ka në proces duke thënë se: “Opozita duhet të mbrojë votën e të gjithë qytetarëve, jo vetëm votën e numrit të saj, sepse kështu nuk tregon se je një forcë që mbron standardet e shtetit. Një parti serioze duhet të mbrojë votën e të gjithë qytetarëve”.

“FRD është e angazhuar të mbrojë votën e mbështetësve të vet. Ne kemi 5500 vëzhgues në çdo qendër votimi dhe 40 shtabe elektorale në të gjithë Shqipërinë”, tha Topi.

Redaksia Online June 13, 2013 13:44
Komento

1 Koment

  1. besa June 13, 14:41

    o bamo ata per vota shesin edhe grate per me mbajt pushtetin

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim