Topi: FRD do mundësojë rotacionin, Berisha oligark

Redaksia Online November 30, 2012 20:02

Topi: FRD do mundësojë rotacionin, Berisha oligark

Kreu i Frymës së Re Demokratike, Bamir Topi, gjatë përurimit të hapjes së degës në Durrës, tha se, qeveria aktuale duhet të largohet dhe se një njëri ka në dorë të gjithë shtetin. Duke iu referuar kryeministrit Berisha, Topi tha se FRD-ja synon të rrëzojë sistemin oligarkik në pushtet. “Prezantimi i FRD-së në një qytet të lashtë si Durrësi, që njihet si Dyrrahu, është një qytet që i ka dhënë shumë shtetit shqiptar. FRD ka marrë përsipër që të ndryshojë sistemin politik. Ajo nuk synon ndryshimin e një politikani, por ndryshimin e mënyrës së qeverisjes”, shpreh kreu i FRD-së dhe njëherësh ish-president i Shqipërisë.

Akuzat ndaj Berishës

Topi tha më tej se FRD-ja do të mundësoj rotacionin politik në vedn për ti dhënë fund keqqeverisjes aktuale. “Atë që Berisha nuk bëri dot gjatë pesë viteve (të presidencës së tij), pra nënshtrimin e institucioneve, arriti ta bënte në vetëm pesë ditë”, deklaroi Topi. Në vazhdimin e fjalimit të tij, Topi çmoi se, Berishën e ka larguar historia dhe se FRD është drejt fitores së zgjedhjeve të 2013-s.  Duke vlerësuar “kontributin historik” të Shijakut për lirinë dhe demokracinë, kreu i FRD-së shtoi se: “Qarku i Durrësit do t’i japë një leksion të mirë partive të vjetra në zgjedhjet e vitit të ardhshëm”. Ndërsa një ditë para këtij evenimenti, subjekti i ri politik zyrtarizuar degën e saj në qytetin e Kamzës. Nënkryetari Gazmend Oketa, duke folur mbi problematikat e qytetit të Kamzës, theksoi se flamuri kryesor duhet të jetë ai kombëtar dhe jo ata të partive të vjetra në Shqipëri. Duke folur mbi situatën politike në vend, Oketa u shpreh se, uzurpimi i institucioneve nga maxhoranca po shtrihet edhe mbi prokurorinë, e cila ishte institucioni i vetëm i pavarur që kishte mbetur.

 

 

Oketa: Buka po blihet me listë

Fryma e Re Demokratike zyrtarizoi dje degën e saj në Durrës. Nismëtari i kësaj partie Gazmend Oketa, gjatë fjalës së tij akuzoi qeverisjen demokratike se ajo nuk përfaqëson ëndrrën shqiptare të vitit 1990. Oketa njëherësh ish-anëtar dhe deputet i PD-së vlerësoi se dëmi që pushteti aktual i ka kushtuar demokracisë do të mbetet në vite. Oketa u ndal edhe në aktualitetin social, duke vënë theksin tek papunësia dhe varfëria teksa dha shifrën se 35% e shqiptarëve marrin ushqime me listë.

Redaksia Online November 30, 2012 20:02
Komento

1 Koment

  1. isko November 30, 20:57

    Per korrektesi: Oketa eshte Sekretar i Pergjithshem, jo nenkryetar!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*