“Topi i Artë” i fituar nga Ronaldo, ja për kë votoi Shqipëria

December 7, 2017 22:43

“Topi i Artë” i fituar nga Ronaldo, ja për kë votoi Shqipëria

U mbajt sot në Paris në kullën Eiffel ceremonia për “Topin e Artë” ku Cristiano Ronaldo e fitoi për herë të 5 këtë trofe duke barazuar Lionel Messi-n.

Por për të shpallur fituesin votuan 173 gazetarë nga e gjithë bota, duke përfshirë edhe Shqipërinë.

Në vendin tonë këtë të drejtë e ka gazetari Besnik Dizdari i cili ka qëlluar në shenjë sa i takon fituesit. Dizdari ka votuar të parin Ronaldo-n, më pas Messi-n dhe podiumi plotësohet nga Kilian Mbappe.

Për Dizdarin lojtari i katërt më i mirë në botë është Sergio Ramos dhe më pas braziliani Neymar.

Prej 2 vitesh, nga 2016, “Topi i Artë” është ekskluzivitet i revistës franceze “France football”, ndërsa më parë trofeu akordohej në bashkëpunim me “FIFA-n” ku votonin edhe një nga lojtarët së bashku me trajnerin e çdo përfaqësueseje.

December 7, 2017 22:43
Komento

1 Koment

  1. C'a bohet kshtu December 8, 02:03

    Akoma “gjalle” eshte kjo kufome e komunizmit qe perfaqeson dhe voton per Shqiperine, nje nga turpet e rradhes te post-komunizmit.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*