Topi: Kam mbetur puçisti i vetëm i “21 janarit”

Redaksia Online April 4, 2013 15:59

Topi: Kam mbetur puçisti i vetëm i “21 janarit”

Gjatë një takimi me studentët e Universitetit Bujqësor, kreu i FRD-së, Bamir Topi, ka komentuar zhvillimet e fundit politike me doza ironie. Topi tha se ka mbetur në pozicion luajal, ndërsa tashmë është i vetmi puçist i “21 janarit”.
“Shqipëria të ketë mundësinë të realizojë rotacion politik më 23 qershor. Mos e merrni të personalizuar këtë mesazh, por për t’i dhënë mundësi që ky term të ketë rotacion politik e elitash, të ketë meritokraci. Administrata duhet të qëndrojë mbi bazë të meritës, të demonstrojnë vullnet. Vuajmë nga dominimet e pushteteve personale. Kam bindjen se njerëzit do çlirohen, se rotacioni mund të ndodhë. Si do ndodhë për të shkuar nga një dorë në një dorë tjetër. Koha është gjykatësi më i mirë, i vetmi puçist i 21 janarit kam mbetur vetëm unë, të gjithë e kanë gjetur vendin, unë kam mbetur në një pozicion luajal. Ky pozicion sot përkthehet në një pozicion politik. FRD është një forcë e re politike, por brenda saj ka shumë eksperiencë. Ne dallojmë nga të tjerët, gjithçka bëhet në mënyrë të qartë e transparente, ndryshe s’do kritikonim frymën e vjetër të partive të tjera”, tha Topi.

Kreu i FRD-së tha se deklaratat e kryeministrit për investimet në bujqësi janë qesharake.  “Sot politika bën deklarata gati qesharake, pasi pjesa më e rëndësishme që kemi devijojnë nga problemet që kanë zonat rurale, mungesa e orientimit të prodhimit, që këto prodhime të dalin në treg. Shqipëria numëron 400 mijë ferma, kjo është një deklaratë qesharake e kryeministrit”, tha Topi.

Redaksia Online April 4, 2013 15:59
Komento

5 Komente

  1. Realist-i April 4, 16:16

    Ironi brilante. Mbeteni i vetmi opsion vertet opozitar. Pergezime per qytetarizmin dhe integritetin per te mos bere pazare te pista karrigesh. Keni fituar votem time!

    Suksese z President

    Reply to this comment
  2. Nafiz April 4, 16:21

    Mos na gajas po deshe, o Bamir. Ty u shpalle pucist vetem se nuk fole e te perkrahje Saliun ne sulmet qe beri duke folur per cadra pistolete e budallalleqe si keto. Jo se ishe aktiv ne mbrojtje te viktimave dhe te se drejtes. Jo! Mos na genje ne qe i jetuam ato kohe.

    Reply to this comment
  3. daja April 4, 16:24

    z topi nuk e di se meke duhet te jeni luajaledhe 2 muaj mbeten .keshtu sa kur ta kuptoje votuesi kete kan mbaruar votimet,sot duhej te ishe ne tirane per ti thene salit se une si pucisti i vetem nuk ti miratova ministrat e ri,atehere te gjithe do te thonin me kete nuk behet shaka.Une ju respektoj por per te qene ndryshe nuk te takon te flasesh se cfar bejne te tjeret,ti e din mire qe ilir meta e ka mbajt salen dhe ty ne pushtet,sot edi po i ben sales te njejten gje.Ky veprim ju nuk ju demton dhe po qe negativ e demton ate dhe ju keni plus

    Reply to this comment
  4. arber April 4, 16:49

    E cfare pastaj Bamo, vetem per kete fakt duhet te votohesh ?.

    Reply to this comment
  5. Mark uk April 4, 17:36

    Jo Topi nuk je pucisti i vetem,Ti ishje vegel e Gjinushit qe thoshte te marrim shembull nga Tunezia.E Gramozit qe dekleronte ne parlament e keni mbrapa deres po ju nuk e shifni.E Rames qe thoshte kujton Berisha se do shkapercej mbi te vdekur.E Ngjeles ku dekleronte se u vran 3, asgja nuk jan jemi te pregaditur edhe per 13 mije.Per ket si kryetar shteti duhet te kishe marr masa se kso thirrjesh jan te ndaluara me ligj.Per ket dhe vota qe ju dhat per Edin mbetesh figura ma e urryer ne vend si politikan.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*