“Makiavelisti, arroganti”. Berisha dhe Rama sipas një ish-Presidenti

May 10, 2019 19:56

“Makiavelisti, arroganti”. Berisha dhe Rama sipas një ish-Presidenti

Gati shtatë vite pas largimit nga detyra e kreut të shtetit, Bamir Topi ka vendosur të vijë përpara publikut me një botim

Ish-presidenti promovoi sot librin e tij me një ceremoni të zhvilluar pranë rezidencës “Topi” në Tiranë.

Aty gjenden dhe qëndrimet vlerësimet personale të Bamir Topit, për një sërë personalitetesh të njohura të politikës dhe shtetit shqiptar, duke nisur nga Ramiz Alia, Sali Berisha, Rexhep Meidani, Alfred Moisiu, Bujar Nishani, Ilir Meta, Aleksandër Meksi, Fatos Nano, Edi Rama, Pjetër Arbnori, Sabri Godo, etj.

Raportet e Bamir Topi me Sali Berishën janë trajtuar në shumë pjesë të librit, por në përshtypjet e tij, ish-Presidentit Topi shprehet:

“…Sa më shumë më lidhi puna me të, më shumë forcoja mendimin që ai ishte lidhur në një mënyrë patologjike me pushtetin, i cili e sprovoi në shumë situata si politikan egoist, të ashpër, makiavelist dhe pa asnjë lloj ndjeshmërie në eliminimin politik të shumë bashkëpunëtorëve, qysh nga viti 1990 e deri në situatën politike të partisë, që edhe pse jo “de jure” e komandon “de facto” në një trajektore ku ndershmëria i lëshoi vend etjes për fitime, ku korrupsioni qeveritar e tjetërsoi si njëri, për më tepër kur ai korrupsion prodhoi ngjarje tragjike, si shpërthimi i Gërdecit apo ngjarje të tjera që shoqëria shqiptare i njeh mire. Pa dyshim është politikani më influent i periudhës së tranzicionit, me të mirat e të këqija e tij”.

Ndërsa në vlerësimin për kryeministrin aktual, Edi Rama, ish-Presidentit Topi shprehet:

“Edhe pse luftoi fort kundër meje në 2007-n në garën time për president, krijova një marrëdhënie politike dhe institucionale me të si lider i opozitës, fatmirësisht pa e bërë asnjëherë mik! E them këtë, pasi po të kisha ndërtuar marrëdhënie miqësore, zhgënjimi sot do të ishte i fortë, sikurse  e kanë miqtë e tij që zgjodhën ta kishin mik. Edi Ramës i kam ofruar bashkëpunim për të mirën e klimës politike, edhe kur ai punonte pas shpine me Sali Berishën për minimin e themeleve të demokracisë dhe kufizimin e kompetencave të Presidentit të Republikës, sikurse e kam përmendur 21 prillin 2008. Në sytë e mi, sjellja me dy standarde e tij, i përulur në nevojë dhe arrogant në ushtrimin e pushtetit, nuk më bëjnë të ruaj respekt për të. Në një vështrim jashtë kontekstit të marrëdhënieve të mia, e konsideroj atë eksperimentin më të dështuar të drejtimit të qeverisë, qysh kur në Shqipëri hyri demokracia. Nëse akoma qëndron politikisht në këmbë, këtë e bën falë opozitës së paaftë”.

v.l. / dita

May 10, 2019 19:56
Komento

19 Komente

  1. Arben May 10, 20:04

    Po ty??

    Reply to this comment
    • Mediokritet dhe injorance qe nga titulli May 11, 04:12

      Makiavelisti, Arroganti dhe Kaka (Bamiri) do te thosha une. Sepse ishte nje president as mish as peshk dhe nuk beri asgje ne te mire te vendit. Kush ka qene ai kryenminister ne historine e Shqiperise qe i ka dhene opozites nga posti i Zv. Kryeminitrit e deri tek Ministria e Brendeshme, e Aresimit, e Financave. e te tjera, pervec Edi Rames.Nuk e ekuptoj se ku eshte arroganca e z. Rama. Apo qe zgjuaresine e tij dhe perqeshjen qe ju ben maskaro-politikaneve te shqupit dhe leshelise interpretohet si arrogance. Kur ai kurre nuk ka rrahur apo vrare njeri si pararendesi it ij qe ky e quan kot me se koti Makiaveslit, nga injoranca per Makiaveli. Ne vend te Makiavelistit, qe ishte nje studiues i historise se menyres se marrjes se pushteteve ne historine e njerezimit dhe qe nuk ka asnje kuptim te quhet nje politikan, ai duhet ta quante Berishen kriminel dhe neo-esadist. Edi Rama KM me i mire qe ka pare Shqiperia. Larg idiotizmat novelistike dhe fantazite idioteske per te ulur figuren e Rames. Do beje mire te mjekoje ndonje lope ore Bamir sepse nuk e beni dot vezen e Edi Rames. Jani shujme medioker!

      Reply to this comment
      • HOMORA May 11, 15:03

        e ke gabim ka bere shume gjera e nder me kryesoret eshte vila e tij tek kodra e priftit,pa llogarit taksat e zeza qe i shkojne tek shpia.
        pa llogarit mercenaret e kontigjentit te tij,qe mbrojne ineresat e aktiviteteve te tija biznesore ne te kater anet e shqiperise.
        rruga asfaltume deri tek vila e tij e provon me se qarti se çfare influence negative ka prezenca e topes ne jeten politike te shqiperise.
        Shpiat qe jane 5m larg viles se tij i kap plani i unazes,ndersa ate te topes jo,sepse taksambledhesi i aktiviteti tregetar i tere zones lindore te tiranes nga pazari vjeter deri tek germalla e krabes di si ta devoje me forcen e zengjinit,me librin ku ne çdo faqe ka nje napolon ari.
        Rrofte demokakania!!!
        Mos i bjer padrejtesisht ne qafe bame topes… 😉

        Reply to this comment
  2. beratsi May 10, 20:11

    ik o klluf Kari shqiperia po lengon per nje force te re te drejte politike dhe ose ske mend ose je I shitur

    Reply to this comment
  3. ti je nji rrot cari asgje me pak May 10, 20:16

    tash jena tuj prit Librat e berishit ,
    nanos,
    jarit ,
    grides mbi maredhenjet intime brenda bandes se shpelles
    jozefines ,

    metes ,nen titullin ;
    si vodha Thesarin e Shtetit dhe asnji s’guxoj t’me pyes

    Perse ?
    e te gjith koqeve ;OSE THEN ME MIR SHKERDHATAVE ne politike

    Reply to this comment
  4. komshiu May 10, 20:32

    Politikani i njohur? Po si? Si ish-i nenkryetar i PD dhe President, i zgjedh ne te dy rastet nga Sala! Se sa per ate kryetar te asaj partickes pastaj qe nuk dihet a ekziston a jo as qe mund te flitet. Ik Bamke se ti ke qene e je vetem nje kulim poshte tavolines Rames.

    Reply to this comment
  5. Petrit Sela May 10, 21:38

    Ky eshte Bamka i Topes qe tere jeten e mbajti Salehun ne shenjester por asnjehere spati bythe ta terhiqte kembezen. Thjesht fergese Tirone. Shkruaj Bamke se cliron emocionet qe nuk i shprehje dot as para Salehut dhe as para Rames.

    Reply to this comment
  6. qytetar May 10, 21:54

    Nese mund te besh ndonje kokerr leku me kete liber ,mire ke bere o Bame se sa per idete e tua ne ti kuptojme edhe pa folur pasi keshtu ka qene motoja jote e qepjes se buzeve kur sta mbante per te folur.

    Reply to this comment
  7. pirua May 10, 22:19

    E verteta eshte se une Bamir Topin e njohe nepermjet televizorit dhe mediave, ndersa Flamurin po e njohe mire edhe si karakter. Nuk e di se kur e ka mbaruar fakultetin dhe eshte bere veteriner, por zakonisht veterineret nuk behen politikane te mire se veteriner eshte dhe ai Panariti lsi-se qe dukej si burre serioz, por u be si Nora malaj pastaj. Bamir ka qene nje cope politikan qe kishte nje kredo kur ishte ne Pd, por dalgadale erdhi dhe u sfumua deri ai qe eshte sot, per te mos krahasuar me ate debilin e Fahri Balliut se ai ka nje karakter tjeter. ka qene djale i mire, si duket, ne rini dhe me kulture e edukate, por duhet te kete qene vetem nga geni prejardhjes, jo si zhvillim i tij. Nuk ja vlen se ka pase plot gjera per te bere ne kohen qe i duhesh vendit dhe nuk i beri. President i Shqiperise deri me sot dhe burre shteti ngelet vetem Mosiu.

    Reply to this comment
  8. Dash May 11, 06:18

    “Petrit Sela” …..i sakte

    Reply to this comment
  9. Kasemi May 11, 07:34

    O njerez! Mos merrni mundimin te harxhoni para e kohe me librin e Topit. Bejini “topin”, se sic ka qene Bamiri president “tiqe, mos e keput”. Keshtu do te jete edhe libri i tij, gjithcka shkruar e e gjykuar nga interesat e ngushta te tij.

    Reply to this comment
  10. Buburicka May 11, 08:28

    KU ISHE TI BEJ EFENDI, KUR NE LUFTONIM PER SHQIPERI….

    Reply to this comment
  11. ETHEM LALAJ May 11, 08:53

    BAMIRI TOPI E BERI NJE LIBER,PO SALIU PSE NUK BEN LIBER..!?
    -ATO QE SHKRUAN KEQ PER SALIUN PAS PILAFIT ESHTE SHUME VON.AI DUHET TE KISHTE DHENE DORHEQJEN NE 21 JANAR KUR SALIU E CILSOJ “HORR BULACARDI” E K.PREKUROREN “LAVIRE BULEVARDI”..! POR JU GEZUA KARRIGES,LEKUT,PUSHTETIT DHE INTERESIT TE POPULLIT.
    -SALIU DIHET SE ESHTE NJE VRASES PAS SHPINE,KU 7 FUNKSJONAR TE LART TE PD I DERGOJ PER ” KURIM” NE TE NJEJTIN SPITAL NE ITALI DHE ME PAS I “QAU” TE VARRI,SI P.ARBNORI,A SPAHIA,B GAZIDEDE,ETJ,QE ELEMINOI 4 VET NE 1991 SHKODER,A.HAHDARIN,REMZI HIXHEB,S.OLLDASHIN,ETJ.
    -DHE KTO BAMIR TOPI I DI MIRE POR KA FRIKE TE SHKRUAJ DHE FLASI.
    -SA PER KM RAMA E KUPTOJ SE SI OPOZITAR NUK MUND TE SHKRUAJ MIRE PER TE.

    Reply to this comment
  12. korrupsioni i presidenteve shqiptare May 11, 09:39

    Duhet te shkruash, kush i mbushi drejtesine me xhin xhonra, dhe sa euro merje per nje emrim ne KLD, ne prokurori, ne gjykata dhe per cdo trasferim thuhet se ishte tarife teper e larte qe varionte nga 200,000 deri 500,000 euro ose dollar sipas rastit, dhe sa u paguan per ata 6 deputete qe votuan per bythen tate qe u bere president ? ne kohen e nanokoleres, shkruaj edhe disa rreshta per keto afera.

    Reply to this comment
  13. faro May 11, 10:17

    Nga një BURRË shteti, prisja vlerësime PROFESIONALE, për Ramen. Por lexova me shumë mllef se sa mendim.
    Fundi I vlerësimit si “experimentin me të dështuar” që nuk është aspak e vërtetë, por e kundërta po, e ul shumë autorin.
    Fatkeqësi e madhe kur edhe një president nuk di të japë vlerësime profesionale, por vetëm e vetëm emotive!
    Vërejtje edhe unë kam, madje shumë! Por profesionale.

    Reply to this comment
  14. ETHEM LALAJ May 11, 10:34

    FLM D I T E S QE BOTON SMS-T E MIA,POR DHE ATYRE QE SHKRUAJNE KUNRA NEJE.SE KJO ESHTE DEMOKRACIA KU DUAM TE SHKOJME NDONSE JEMI NE HAPAT E PARA,TE “A”-JA.
    -POPULLI THOT DY GJERA TE MENÇEME:”-INDIFERENTI ESHTE ME I KEQ SE FAJTORI” & ” NJERZ TE PA GABUESHEM NUK KA…I MENÇEM ESHTE AI QE I KUPTON E KORIGJON GABIMET QE BEN..”
    -NE KTO 30 VITE POPULLI E DI MIRE SE KUSH KA PUNUARE PER TE E KUSH JO,KUSH KA VJEDHUR E KUSH KA VRARE ME ARGUMENTE,ZE E FIGURE E JO SHPIFJE MEDJESH KAZAN.
    -UNE QE SHKRUAJ ME PATHOS PER SALIUN NUK E KAM TAKUAR KURR ATE.POR HORRAT E TIJ ME FUTEN NE BURG 18 ORE NE 1996 SE DONIN VOTAT FIKTIVE.DHE KUR DEGJOJ BERISHISTET SE RAMA KA VJEDHUR VOTAT..ME VJEN TE HA VETEN ME DHEMBE,APO SIKUR THOT PRESIDENTI PD+LSI…”TE VRAS VETEN SI ALENDE..”
    -PER NENDIMIN TIM BAMIR TOPI ESHTE 1-SH NE PD.DHE DUHET TE ISHTE E TE JET KRYETAR I PD.
    -POR PER FATIN E TIJ TE KEQ U NDODH NE NJE LLOGORE ME SALIKRIMIN DHE NUK PATI GUXIMIN TI KUNDERVIHET ATIJ NE KOHEN E DUHUR.TASHME ESHTE VON.PD ESHTE NE ASFIKSI TOTALE.POR..I MBYTURI TE MBYT.NDAJ E GJITHE BOTA PO I BEN THIRRJE OPOZITES PER NORMALITET.
    -DEPUTETET E PD+LSI I NXORI SALIU NE AKANDE PER HESAPIN E TIJ.DIKUSH I THA:”DIGJNI MANDATET,BENI DESTABILIZIMIN ME PROTESTA TE DHUNESHME DHE BE+SHBA DO E DETYROI RAMEN TE JAPI DOREHEQJEN..”
    -POR KJO QE LOJEEEEÊ.!
    -TASHME PD+LSI DUHET TE GAROJNE PER VITIN 2021.KJO EDHE ME BEKIKIN E SHBA+BE,PASI KATRAURA SALISTE FILLOI QE NE 2016-2017 KUR NUK DONIN REFORNEN NE DREJTESI,PD NUK FUTEJ NE KUVEND ,KERKOI DESTABILIZIM NE ZGJEDHJET NE KAVAJE..ETJ.DHE ND/KOMBETARET NE UNISON JANE KUNDER 2B,MK DHE TE PRESIDENTIT TE TYRE.
    -DEMASKIMI QE I BEN SOT NE D I T A PRESIDENTI THAÇI-SALIUT PER PAUDHESIT E TIJ NE VITE KUNDER SHQIPETREVE ESHTE NJE GODITJE E RENDE PER SB DHE MILITANTET E TIJ TE PAGUARE E PASURUARE ME DREJTIMIN E TIJ “RRUMPALLE” -HANI JU ME JEPNI DHE MUA”,KU ME DREJTESINE E DEGJENERUAR PREJ TIJ I SHKAKTOJ KTIJ VENDI MI 3 MILIARD DOLLAR DHE 20.000 TE VRARE.PIKE PER SOT.

    Reply to this comment
  15. faro May 11, 10:49

    Po shtoj dhe diçka.
    Në arenën nderkombetare, nuk kam dëgjuar jo vetëm politikan por as diplomat, që ta lartesojne SHQIPERINE, përveç Rames, I cili nuk ka lënë studio tv pa e bere këtë detyrë. Me vjen keq, por ty Bamir, nuk të kam dëgjuar as edhe një herë.
    Madje, nuk më del nga mendja, kjur në fillim të demokracisë, që më dukeshe si shpresë e asaj partie, u c’genjeva vetëm nga një skenë e thjeshte. Nuk desha veten, kur të pashë të ngisje makinën m’u në breg të detit, jashtë rregullave elementare të qarkullimit, madje me fytyrën e një adoleshenti sfidant. Të kujtoj se Rama, për të mos shkelur vijën e bardhë, shkon deri tek rrethrrotullimi para Universitetit, për t’u futur në Kryeministri.
    Vetëm ky xhest I thjeshtë, flet jo pak për ju të dy!

    Reply to this comment
    • HOMORA May 11, 15:12

      ske si e nigjo se osht shkul termometri me kohe,vendi idilik dhe me i preferuar i bame topes.Naj u bo dhe prezident,sepse termometri ishte veni i llogjexhinjve dhe thashethemexhinjeve,qe prisnin gocat e uzines traktori si ato qe lenin turnin e dyte por edhe ato qe mernin te tretin,vetem me ju fishkelly te jargavum,pa llogarit cucat e kominatit stalin.
      Hej mor popull nuk e dini se nga çfare delenxhinj te peshtire drejtoheni.
      bame termometri.
      Pysni çunat e 80 ma mire,me sakte te 70.
      sa legjenda argetuese do mesoni.
      kush ri i heshtur srri me kot,e ka nji hale te vockel ne sy.
      bame çibani!!!

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*