Topi: PD drejtohet ende nga Berisha. Presidenti të zgjidhet nga populli

August 23, 2015 09:37

Topi: PD drejtohet ende nga Berisha. Presidenti të zgjidhet nga populli

Kryetari i Frymës së Re Demokratike, Bamir Topi fajëson ish­-liderin demokrat, Sali Berisha, për gjendjen, sipas tij, ku ndodhet sot e djathta dhe Partia Demokratike.

Gjatë një interviste për “Shqiptarja.com”, ish-­nënkryetari i PD, thotë se kush mendon se Berisha është tërhequr nga PD, gabon. Sipas tij, Berisha drejton ende PD-­në me Bashën.

Topi ka rezerva për reformën në drejtësi të cilën e etiketon si ‘politike’, ndërsa për formulën e zgjedhjes së Presidentit, propozon zgjedhjen e tij nga populli, për të shmangur produktet politike, siç e quan ai, zgjedhjen e Bujar Nishanit me 71 vota.

Si pjesë e koalicionit të majtë, kreu i FRD nuk e sheh shpresëdhënëse situatën ekonomike, duke e adresuar gishtin tek informaliteti në dogana dhe tatime, aty ku shifrat, sipas tij, flasin vetë.

August 23, 2015 09:37
Komento

6 Komente

  1. shkelzen August 23, 11:53

    O zoti TOPI kete e dime te gjifhe qe PD dhe LULKA komandohen nga SALI KADAFI,persa I perket PRESIDENTIT,jam dakort qe te zgjidhet nga POPULLI bile edhe DEPUTETET,te zgjidhen nga POPULLI,edhe PROKURORI,edhe k/gjykates se larte te zgjidhet nga POPULLi se keta persona ne kuvend hiqen sikur I sherbejne POPULLIT,por ne realitet I sherbejne akoma SALI KADAFIT,i cili duhet te ish prej kohe ne pranga.

    Reply to this comment
  2. Gregor August 23, 13:11

    Bamir Topi eshte nga te vetmit njerez sot qe mund te bejne opozite dinjitoze sot ne Shqiperi, por PD-ne e ka kapur per fyti kucedra dhe ka perzene nga PDja tere njerezit me karakter (apo edhe i ka vrare). Kane mbetur vetem Skypioni, Basha, thuthuqi dhe Halimi – pra thjesht te tredhurit. Si rrjedhoje, Rama ben feste dhe ben sikur ben reforma. Shendetesine e ndriti, do ndrise tani edhe drejtesine dhe prape nuk do kete asnje ze te besueshem ne opozite qe t’i kundervihet.
    Bamir Topi qe mund te ishte kryetar i opozites u flak si nje kundershtar i familjes dhe i rrezikshem sepse mund te bente qe te harrohej “udheheqesi i madh” Sali Berisha (mos e dhente zoti). I detyruar nga rrethanat dhe per mbijetese, apo edhe per nje kauze me te madhe sic eshte crrennjosja e Berishizmit si filozofi rrumpalle e pushtetit apo e te berit opozite, Fryma e Re Demokratike dhe Bamir Topi i jane bashkuar krahut reformator (ose qe pretendon te jete informator) qe te pakten te kete mundesi sado pak te influencoje reformat nga brenda, sepse opozita e PDse te ben per te vjelle.
    Merre me mend opozita edhe ligjin e ri te aresimit te larte nuk dinte t’a analizonte dhe kritikonte.
    Te vetmet fjale ne fjalorin e turpshem te PDse jane: Edvin Kristaq Rama, tritolpolitika (!!!???), shitesi i fiqve, aresimi i larte eshte ne favor te Henri Cilit, te ngrihemi ne revolucion (!!??), te protestojme kunder qeverise kriminale, etj, etj etj gomarlleqe si keto, qe tregojne nivelin shume te ulet te te berit opozite dhe gjendjen reale te PDse sot.
    Disa njerez neper komente shkruajne se pse merremi akoma me Berishen, kur Berisha na paska ikur nga pushteti. Nuk eshte fare e vertete. Pseudodemokratet po merren akoma me Enver Hoxhen qe ka 30 vjet qe ka vdekur me gjithe sistemin e tij, e jo te mos merremi me Berishen qe e kemi akoma mes nesh.
    Vendi akoma vuan pasojat kulturore te mbylljes Enveriane, dhe pasojat ekonomike te shtetit rrumpalle te Berishes. Edi Rama erdhi ne pushtet me premtimin se do ndertoje nje shtet te ri. Por nuk mund t’i besohet ne qofte se nuk ka bythe te denoje ata qe e prune Shqiperine ne kete dite te zeze per 25 vjet. Denimi i tyre do tregoje se Edi Rama nuk ka asgje te perbashket me ta. Mosdenimi i tyre do tregoje se jo vetem qe nuk ka me nder bythe, por edhe qe fijet e padukshme te korrupsionit e kane lidhur edhe Edi Ramen dhe nuk mund te denoje bashkepunetoret.
    Bertet Erion Brace (me aq ze sa ka ai) se 1.3 miliard dollare mungojne nga buxheti dhe asnje nuk leviz as qerpikun. Asnje proteste popullore per te denuar fajtoret, asnje proteste popullore per gjendjen e shendetesise, apo per drejtesine qe eshte kalbur deri ne rrenje.
    Pra kemi nje opozite qe ben vetem ham-ham, dhe nje qeveri qe i mbahet proverbit se “qeni qe leh nuk te ha.”
    Perfundimi? Mjere populli po nuk i mori fatet e veta ne duart e tij. Por kjo nuk mund te ndodhe se ky popull nuk e ka ate pjekuri politike perendimore te atyre popujve qe kane bere revolucione per te fituar demokracite qe kane sot. Populli yne pret si ata zogjte ne fole qe te vije Europa meme dhe t’i ushqeje. Turp. Por ka drita shprese, si ajo ne Permet, ku populli nuk votoi derr ne thes, por i tha partise ne fuqi se nuk votoj per cdo lloj kandidati qe mund te na serviresh. Dhe votuan per kandidatin e opozites kur jane nje elektorat historikisht i majte. Kjo eshte pjekuri politike, dhe do deshiroja qe si virus te perhapej ne tere Shqiperine dhe populli t’a bente vete opoziten se opozita aktuale vegjeton ne parlament, permirret ne SHQUP, dhe ben qyfyre ne konferenca shtypi nepermjet Lulezim Bashes, i cili eshte kthyer ne nje gaztor popullor.

    Reply to this comment
  3. Arben August 23, 13:17

    O KRIMINEL KE MBI NDERGJEGJE VRASJEN E GJYQETARIT TE VLORES ME BOMBE DHE DJEGJEN PER SE GJALLI NE MAKINE TE ZV/DREJTORIT TE SHISH NE DURRES.

    JANE VEPER E MIQEVE TE TU TE PULARISE DURRES ME BASHKEPUNIMIN TEND DIREKT.

    PO KETA MIQ TE “MBAJNE” NE POLITIKE ME PARATE E TYRE.

    E PERSERIS EDHE NJE HERE BAMIR TOPI ESHTE KRIMINEL DHE E KA VENDIN NE BURG.

    Reply to this comment
  4. niki August 23, 14:23

    Te zgjedhesh presidentin nga populli, do te thote, te ndryshosh kushtetuten dhe nuk do te jete me si me pare.Pasi nuk ka vlere, presidenti, me keto kompetenca, qe ka sot dhe te zgjidhet nga populli.Do te behej qesharak.N.q.s dote zgjidhej , nga populli shteti: o do te behet presidencial si Amerika ,o gjysempresidencial si Franca.

    Reply to this comment
  5. Kris 1 August 23, 16:33

    Kush eshte ky ,Be-Miri me top apo Be-Miri pa tope?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*