Topi pranon ftesën e Ramës për koalicion

April 2, 2015 11:57

Topi pranon ftesën e Ramës për koalicion

Fryma e Re Demokratike e drejtuar nga Bamir Topi i ka thënë po ftesës publike të bërë nga Kryeministri Edi Rama, njëkohësisht Kryetar i PS-së, për bashkëpunimin e këtyre partive për zgjedhjet vendore të 21 Qershorit.

Vendimi i FRD është bërë publik nga Bamir Topi, i cili theksoi se koalicioni me Partinë Demokratike ishte i pamundur për shkak të qëndrimit tashmë të njohur të ish-Kryeministrit Sali Berisha ndaj FRD.

“Kemi vlerësuar pozitivisht ftesën publike, që gjithsesi të imponon që të pozicionohesh.

Ftesa që erdhi nga zoti Rama tre ditë më parë, për këtë arsye në vijim të një analize të gjatë dhe të thellë, FRD sot ra dakord jo për koalicion, se të hysh në koalicion ka etapat e veta dhe brenda një kohe të shkurtër, por ra dakord të pranojë ftesën e zotit Rama për të hyrë në negociata.

Negociatat nuk bëhen thjesht për interesa elektorale, nisin me parimet më të rëndësishme që janë pjesë e programit të FRD për rëndësinë që kanë aktivitetet politike për të forcuar shtetin.

Është përgjegjësi politike, por edhe tregues se FRD është prezent në interesat e qytetarëve. Me shumë dinjitet do të shkojmë drejt këtyre negociatave, me qëllim për të qenë kontributor në zgjedhjet demokratike”, u shpreh Topi.

Asambleja Kombëtare e FRD certifikoi grupin negociator që do të drejtohet nga kryetari Bamir Topi, Gazmend Oketa dhe Sali Shehu.

Topi tha se ligji zgjedhor, i hartuar në mënyrën më të keqe të mundshme, detyron partitë të hyjnë në koalicione parazgjedhore.

“Ne duhet të jemi në sintoni me ata që kërkojnë formalizimin e shtetit, ka ikur koha kur kaosi shihej si mundësi. Slogani ynë mbetet për shtetin dhe qytetarët”, tha ai.

Në vijim Topi shtoi se në koalicion do të kërkohet respektimi i vlerave dhe parimeve të FRD-së, duke shtuar se do të synohet që në zgjedhjet vendore kjo parti të ketë një numër sa më të lartë keshilltarësh në këshillat bashkiake.

April 2, 2015 11:57
Komento

25 Komente

  1. Lleshi April 2, 12:07

    Uau ! Tani shpetuam ! Hajde lumturi , hajde !
    Kur te zen e te kap lumturia prej fyti , nuk di as me ke ta ndash dhe te ze frymen !
    Zot na ndihmo te marrim fryme dhe te jetojme keto dite te lumtura !

    Reply to this comment
    • feniks April 2, 13:50

      Ka ardhur koha qe politikanet shqiptare t’i lene menjane luften me FANTAZMEN E KOMUNIZMIT dhe te punojne per NDERTIMIN E NJE SHTETI SHQIPTAR PER SHQIPTARET!!!
      ARMIKU ME I MADH I SHQIPTAREVE KETO 25 VJET ESHTE SALI BERISHA!
      Te gjithe partite politike dhe njerezit idealiste duhet te bashkohen per te shporrur kete ARMIK TE POSHTER!!!

      Reply to this comment
      • Lleshi April 2, 14:26

        Jam plotesisht dakort me ty ! Pse nuk kam besim se idete e tua do te gjejne jete , prandaj kam bere dhe “Uau” per veten time !

        Me shume se si “aleance” per shporrjen e Berishes dhe berishizmit UDB-ist , nga skena shoqerore politike shqiptare , une keto levizje te Rames , i shikoj si pjese e “arnimit” te xhaketes se tij , pikerisht nga renia morale per mos cenimin e Berishes dhe Berishizmit !

        Nga zhgenjimi i madh qe Rama doli , ashtu si Nano , mbrojtesi hileqar i Berishes , nje pjese e mire e shqiptareve e kane kuptuar qe ndodhen perpara nje loje ! Kjo do te shkaktoje abstenimin me te madh te shqiptareve dhe bjerrjen e votave te PS-se dhe LSI-ise , duke rrezikuar qe ne pushtet te vije serish Berisha !

        Por “ata” qe bejne realisht lojen ne Shqiperi , nuk e duan riardhjen e Berishes tani afer , sepse rrezikon qe te shporret pastaj me trazira sociale te renda dhe perfundimtare , si figure antishqiptare qe nuk e do shumica e shqiptareve , jo vetem ne Shqiperi ! Kjo do te rrezikonte edhe kompanine Rama etj. kukulla dhe vegla njelloj si Saleh Berisha , do te kishte kosto , jo vetem ushtarake per “ata” qe i mbajne ne kembe , por edhe gjeopolitike , pasi ne nje pellg te turbullt sulet gjithkush per peshk !

        Prandaj murrin e kalbur dhe te rrezuar te Rames , i vene tulla “te reja” , duke na tremb me Berishen !

        Berisha nuk tremb tashme askend dhe asnje shqiptar ! Berisha me shume se nje tufe frikacakesh shqiptare , tremb vete “ata” qe e perdorin si kukull , sepse eshte i kalbur dhe i diskretituar ! Nuk mban peshe natyrshem , por vetem me dhune ! Por dhuna pjell dhune …..! Atehere …? Berisha eshte me kosto te madhe per “ata” dhe me pasoja te paparashikueshme !

        Reply to this comment
        • Elpiniqi April 2, 19:02

          Hallall,o Leshi!
          As vete nuk e merr vesh se cfare ke shkruar!
          Me intelektu-HALE si ty Shqiperia do shkjoje nga fitorja ne fore!
          Dhit is a miracle thote Berisha ne gjuhen e Vicidolit!

          Reply to this comment
          • Lleshi April 2, 21:42

            Te kuptosh duhet te kesh te pakten inteligjence minimale ! Me vjen mire per ty se i afrohesh inteligjences minimale , sepse dicka paske kuptuar gjersa shan !

  2. Biku April 2, 12:27

    Shume mire. Rama dhe Topi jane poolitikane europiane, jane e ardhmja e ketij vendi. Ky eshte koalicion per pushtetin vendor ndaj te keqes se madhe qe kerkon kriminalizimin e vendit, pra une e kuptoj nje bashkin patriotesh ndaj te keqes qe i kanoset ketij vendi.
    Eshte krim qe u eleminua nga skena politike nje cun Tirane.

    Ecni, mos shikoni anash, punoni per Shqiperine sepse edhe Shqiperia do u jete mirenjohes ju.

    Reply to this comment
  3. arber April 2, 12:39

    bravo Bamir Topi.si cun tirone mberdheje e beje Tironen te lulezoje se krimineli sali e vrau shume.ta ndijne te gjithe qe eshte tirona e te gjitheve sic ka qene gjithmone .

    Reply to this comment
  4. Bashkim Pitarka April 2, 13:07

    Me vjen shum mire dhe kam nje ndjesi te kenaqshme per kete lajm te mirepritur nga,besoj e uroj,shume bashkatdetare si une.Une nuk gjykoj me partishmeri apo anim nga njera apo tjetra
    force politike apo parti shqiptare,sepse nuk kam qene e nuk jam pjese e tyre,por gjykoj thjesht nga deshira e madhe qe ne Shiperi,vendlindjen dhe atdheun tim,te fryjne vertete erera “te fresketa” te demokracise se vertete e te shendoshe dhe te ndihet fryma e bashkepunimit gjithe-shqiptar per te krijuar e forcuar shtetin ligjor shqiptar.E pershendes dhe respektoj kete vendim te drejte te FRD dhe kryetarit te saj,zotit Topi.

    Reply to this comment
  5. Sokrat MARINA April 2, 13:20

    Koualicioni juaj duhet pershendetur nga te gjithe! Duhet pershendetur pasi ka ardhur nje moment I rendesishem per kete vend. Jeni dy lider partishe,ndoshta me programe te “kunderta” po kapitalizmi eshte kapitalizem, e rruget per te nderuar nje vend mund te jene te ndryshme ,po qe te gjitha te cojne ne rrugen e madhe,ate te ndertimit te SHQIPERISE ,cuarjen e saj drejt normave dhe parimeve europine. Jeni dy liderë me një prejardhje nga familje te vjetra qytetare, nga familje me nje culture te admirueshme,te cilen e reflektoni edhe ju. Koualicioni juaj ne radhe te pare eshte qe te fusni ne pushtetin vendor frymen e debatit per gjetjen e rrugeve sa me efikase,e largimin nga debatet shterp,nga debatet si e ema e zeqos ne maje te thanes, nga debatet me ofendime e sharje,semundje kjo qe ka kapur ate parine “Demokratike, qe po ben 24 vjet e nuk po sherohet dote. Detyra juaj eshte qe kjo parti te venitet, te shuhet duke djegur vet veten si qiriri , e populi te shpetoi nga nxitja e dhunes dhe perkrahja e krimit. Jeni dy djem me horizont, jeni dy djeme qe u ka ardhur momenti qe te ngeleni ne histori per te miren e ketij populli. Neser mund te jeni edhe kundershtar politike ,po jo armiq me njeri tjetrin. presi te shohim nje parlament ku debatohet per punene e jo per shpifje ,ku njeri ;I bjeri gozdes e tjetri patkojt. Sot degjova diskutimin e Bashkim Finos,nje diskutin denjitoz,i cili I linte edhe hapsira PD per diskutime,por Spahua na beri edhe nje here kronologjine e ngjrjeve te fundit Doshi-Frroku. Hane shan ,hane bagdat thot populli .Cfare diskutoi Fino e cfare foli Spaho…….. mjerani . Ndaj u pergezojme per kete koualicion per pushtein vendor. Le ta shohim nenen pa burre , le ta shohim Saliun atje ne fund te dhomes….. se edhe atje eka teper ,pasi vendin e ka tjeter kund.

    Reply to this comment
  6. skifteri April 2, 13:58

    urime z.Topi me pranimin e fteses se z.Rama dhe ju uroi pune te mbare kjo mirpritet nga shume njerez te pergjegjshem te ketij vendi qe nuk kane pare asnje dite te hajrit nga provokatori S.Berisha .Vlersoi qendrimin burrerore te pa lekundur te BAMIR TOPIT pasi deklaroi para shqiptarve se nuk do te bashkepunoje kurre me S.B si dhunuesi,shkatrruesi I pasurise qytetare , vrasesi i 4 protestuesve me 21 janar , vrasesi i 26 njerzve ne gerdec,shitesi i teritorit detar ,shkatrruesin e ushtrise dhe trafikantin e armatimit, legalizuesin fshehur te droges lazaratit etj ,etj.Dhe vertet e mbajti fjalen ,nuk u bashkua me kete djalle qe shkatrron perdite atmosferen e demokracise ne shqipri.Bamiri eshte burre I beses dhene dhe fjales mbajtur,jo si disa politikan me dy faqe qe e shesin dhe blejne atdheun sipas interesave….

    Reply to this comment
  7. Shahisti Pichakar Bythamçeftas April 2, 15:09

    Ja edhe Bamiri me ne fund doli nga closeti.

    Reply to this comment
    • Miku April 2, 15:30

      Edi i premtoi kualifikimin e Kombetares ne Euro, ndersa Likja i premtoi nga nje shishe Raki Skrapari cdo muaj. Keto ishin kushtet kryesore te Bamirit per marreveshje.

      Reply to this comment
  8. Ajaxs April 2, 16:01

    Bamir Topi ka qene bashkepunetor i sigurimit te shtetit, tani u kthye ne origjine.

    Reply to this comment
  9. Akrepi April 2, 17:10

    Po Tirana eshte ber 1.000.000 banor per cfare tiranca flisni ju,te kukesit,tepelenes,skraparit,korces,vlores,tropojes,burrelit,beratit,fierit,romeve,durresit,elbasanit,gjirokastres etj.

    Reply to this comment
  10. i ri April 2, 17:52

    E shoh si risi e veprim politik te zgjuar te F.R.D.,e P.S. per te bashkepunuar ne te mire te qeverisjes ,te formalizimit te ekonomise e kthimin e pushtetit per sherbim sa me afer qytetarit .Ne kete parti ka forca e elemente shume te mire qe u larguan nga llumbi i p.d.se berishiste,te cilet duhet te kontribuojne ne te mire te vendit.E pershendes kete inisiative te dy anshme.Lereni p.d. ne shqup.te kuise e te ulurise se akoma nuk e dine se ku ndodhen e cfar po bejne.

    Reply to this comment
  11. caci April 2, 18:22

    Pritet nji koalicion frutdhenes mbasi populli shqiptar e meriton, duke lene ne nji ane ato grindje qe vetem dem i kane sjell vendit deri tani. Kemi nji politikan ekstremist qe jo vetem nuk ka ndryshuar, por nga dita ne dite tregon karrakterin e tij te eger shpifes, thashetemexhi, inatci,mashtrues, sherrnxites dhe shume servil kur e ka prapanicen ne uje. Ky eshte Sali Berisha. Edi Rama dhe Bamir Topi kane te gjitha mundesite mendore, kulturore dhe qytetare, per ta cuar vendin tone drejt nji Demokracie Evropiane. I pergezoj dhe shpresoj ne rrealitetin e ketij bashkepunimi per te miren e Popullit.

    Reply to this comment
  12. ali asllani April 2, 18:24

    U rrit kuci te kafshoi doren..haha Bomi mefshet po bon kulicjon me zalo prasin piktor
    ! po Saliu e Tosi pagun 700 mij euro per kok deputetet qe te behej perrsident qy tulja tirones..
    NE VEND QE TE DILTE I VETEM NE ZGJEDHJE sps PD eshte e marr fund ky i humbi dhe ato pak shanse qe pati..

    Reply to this comment
  13. ada April 2, 20:15

    Rrofte Rilindja!
    Po mire mo gjatosh pa tru, po ne bashkeqeverisje nuk e ftove Bamken o?
    Apo na behen xheloze pese trimat e PDIU

    Reply to this comment
  14. informatori TJETER April 2, 20:22

    Ali Asllani , ku e ke mbaruar universitetin , se do te deshironim edhe neve te benim shkollen tende ? Po çfare ke broçkullosur , a i vrare , qe nuk te merret vesh asnje fjale ?

    Reply to this comment
  15. .LEKA I MADH... April 2, 20:46

    …1-Prilli,…data simbolike e aleances se ri(vdekjes)lindjes…Dhe nuk ka si te ndodhe ndryshe…Nga e keqja ,s’del asgje e mire…Ate qe ka peshtyre dje, e lepin sot, per t’a peshtyre perseri neser, e keshtu perseri e perseri…me qellimin e vetem ,per t’ja futur popullit, vazhdimisht…Nuk pritet asgje e mire nga njerez pa nder familjeje, pa karakter dhe nder shqiptari, pa integritet dhe identitet, nga njerez qe eshte pak t’i quash,..”burra kurva”…Nuk pritet asgje e mire nga kjo “jashteqitje”, qe eshte lindur dhe rritur me frymen e luftes se klasave, qe pordorin metodat me te erreta te ish sigurimit,..qe jane gati te shpallin “armik” kedo qe u del kudra, qe si ideologji kane shtypjen e popullit….Prandaj eshte e domosdoshme dekriminalizimi dhe …dekomunistizimi i politikes, nga kjo pjelle e keqe..

    Reply to this comment
  16. Kris 1 April 3, 01:13

    kot e kritikojne Ramen.Ai kerkon fitoren me te djathten sepse i djathte eshte.I erdhi koha dhe largoi partitee majta dhe afron ata qe ka ne tru,te djathtet.Po ti jepet mundesia Vizatimori ben koalicion me Saliun kunder Saliut

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim