Topi rrëzon hamendësimet: Marrëveshja me PS po ecën hap pas hapi

August 2, 2015 08:34

Topi rrëzon hamendësimet: Marrëveshja me PS po ecën hap pas hapi

Marrëveshja mes Frymës së Re Demokratike dhe Partisë Socialiste për zgjedhjet lokale të 21 qershorit “po ecën hap pas hapi”.

Kreu i FRD-së, Bamir Topi nga na tjetër shprehet se Andi Seferi është nënkryetar i Bashkisë së Tiranës dhe ka nisur punën që dy ditë më parë.

Topi shprehet se grupi negociator po punon për zbatimin e marrëveshjes dhe rrëzon aludimet për prishje të marrëveshjes.

“Nënkryetari është anuncuar, Andi Seferi ka qenë në punë dhe ka pasur arsye njerëzore që nuk ka qenë prezent një ditë më parë. Zbatimi i marrëveshjes do të përfshijë përfaqësimin tonë në këshillin e qarkut, në nënkryetarët e Bashkisë, nga drejtoritë dhe në administratë në proporcion me rezultatin tonë”, tha Topi.

Sipas tij, marrëveshja me Partinë Socialiste për të qenë pjesë e qeverisjes vendore, shtrihet në të gjithë territorin e kësaj bashkie.

“Ka një grup negociator që po merret me implementimin e marrëveshjes. Gjithçka po ecën normalisht. Është një situatë që po ecën hap pas hapi dhe që kërkon kohën e saj për t’u zbatuar. Marrëveshja në Bashkinë e Tiranës shtrihet për të gjithë territorin ku ne kemi konkurruar”, u shpreh për gazetën “Panorama” kreu i FRD­-së.

August 2, 2015 08:34
Komento

5 Komente

  1. Redi August 2, 10:11

    Shume mire.

    Te bashkuar keni mundesi te nxirrni Shqiperine nga humnera ku e hodhen te paudhet.

    Topi eshte nje figure pozitive dhe qe mund te kontribuoje ne nxjerrjen e Shqiperise nga kjo humnere e rrezikshme ku e perplasen batakcinjte.

    Asnjehere nuk ka patur Shqiperia te bashkuar figura te tilla si Rama, Meta, Topi, Idrizi , Ngjela, Ndoka, Bushati e te tjere, qe i bejne nder ketij vendi.

    Ecni, mos u ndalni se jeni ne rruge te mbare.

    Shqiparet presin shume nga ju.

    Reply to this comment
  2. ikoplak August 2, 10:17

    E sakt,
    Marreveshja PS-FRD duhet te kete te ardhme. Edhte normale.
    Kurse me PD, ne situaten aktuale dhe te perspektives me idete e plaku matuf, dhe pa denuar te inkriminuarit ne ekonomi, politike, drejtesi….JO.

    Reply to this comment
  3. sapa August 2, 13:13

    Sistemi demokratik ishte fati me i madh qe perendimi i solli kombit shqiptar.”25 vjet kriminelet me kollare dhe me emra te ndryshem partiake e kalojne pushtetin sa ne nje krah ne tjetrin.Pasi e leshuan hajdutet dhe kriminelet barbare te Saliut tani e moren kriminelet moderate te Rilindjes qe vjedhjen e bejne me me “kulture” se bandat e Saliut ama e bejne njesoj ndoshta me keq.Pse me keq?sepse nen moton e luftes kunder korupsjonit jane shtuar cmimet e pagesave qe ne kohen e Saliut ishin pothuaj fikse duke e justifikuar me “friken”qe kane nga shteti neqoftese do ta quanim shtet.Tani kesaj lukunie po i bashkohen grupe te tjere kriminelesh qe duan te marrin edhe ata pjesen e luanit.Dhe te mendosh se kjo klike politike do ta trashegoje pushtetin duke pregatitur filizat e rinj ska shprese te shpetoje ky popull nga keto banda.

    Reply to this comment
  4. bill August 2, 20:59

    populli Amarikan mendon 4 vite per te hethur voten. populli Shqiptar meret me llafe 4 vjet dhe mendon vetem 1 dite por te votuar…

    Reply to this comment
  5. info-analitike August 2, 22:39

    Marreveshja po ecen por nderkohe keta torten po e ndajne mes PS e LSI. Me sa duket per Bamken kane pergatitur “surprizen”.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*