Topmodelja e PD abuzoi me “Qemal Stafën”

January 27, 2016 11:36

Topmodelja e PD abuzoi me “Qemal Stafën”

Deputeti i Partisë Socialiste, Fidel Ylli, ka akuzuar direkt ish-drejtuesen e Agjencisë së Shërbimit të Sporteve, Klodiana Shala, për përvetësim të një fondi 520 milionë lekë të akorduar nga qeveria “Berisha”.

I ftuar në emisionin “Procesi Sportiv” në Top Channel, Ylli denoncoi se ky fond u shpërdorua, ndërkohë që stadiumi “Qemal Stafa” do të prishej.

“Në investimet në sport jemi 20 për qind më pak se Maqedonia, 30 për qind më pak se vendet ballkanike.  E kuptoni që kemi ngelur me pallatin e sportit të Petrit Dumes, një hangar avionësh dhe nuk është bërë asnjë. Dhe po të them unë abuzimet që ka bërë qeveria ‘Berisha’ në këto vite, ju do të habiteni. i kam këtu me fakte dhe argumente.

Si rasti kur i jepnin para’ kësaj topmodeles Klodiana Shalës, drejtoreshë e qendrës. 520 milionë lekë, ndërkohë që kishte dalë që stadiumi “Qemal Stafa” që do të prishej. Dhe hodhën 500 milionë lekë për të rregulluar poshtë stadiumit dy palestra. A e kuptoni se çfarë kanë bëra këta? Jua jap me fakte dhe me argumente”, deklaroi deputeti Ylli.

 

January 27, 2016 11:36
Komento

6 Komente

  1. Ditto January 27, 14:53

    Topmodele??? Po ti o mazllum qe nuk ke nje arritje sportive. Klodi eshte e vetmja sprintjere shqiptare me medalje olimpike ne 200 & 400 m.

    Klodiana Shala (born August 22, 1979 in Tirana) is an Albanian track and field athlete who competes in the 200 metres and 400 metres sprints. Her personal bests are 23.27 and 52.86 seconds, respectively.

    She was the bearer of the Flag of Albania in the opening ceremony of the 2004 Summer Olympics. Since November 2002, she has held a scholarship from the Olympic Solidarity program. She is a three-time Olympic participant having represented Albania at the Olympics in 2000, 2004 and 2008.

    She was the 400 metres bronze medallist at the 2005 Mediterranean Games.

    E vetma shqiptare e regjistrua ne almanakun e IAAF

    Reply to this comment
    • Bregdeti January 27, 15:48

      Medalje olimpike?
      Gjithmone nga fundi dhe ne lojra olimpike shkonte me ftese se Nuk i arrinte dot normat e kualifikimit.Per te Zhvatur cdo gje i arrine normat.Hajt shendet.

      Reply to this comment
    • Bregdeti January 27, 15:49

      Medalje olimpike????
      Gjithmone nga fundi dhe ne lojra olimpike shkonte me ftese se Nuk i arrinte dot normat e kualifikimit.Per te Zhvatur cdo gje i arrine normat.Hajt shendet.

      Reply to this comment
  2. Bregdeti January 27, 15:56

    Medalje olimpike???
    Gjithmone nga fundi dilte ne gara nderkonbetare.Ne lojrat olimpike vente me ftese se nuk i arrinte normat e kualifikimit.
    Vetem per te zhvatur I arrine normat.
    Hajt shendet.

    Reply to this comment
  3. Hani pak mos hani shume m.... January 27, 16:54

    Ore Bregu i Lumit, ne emision dhe ne shkrim behet fjale dhe ka fakte qe endacakja e ardhur nga Gre-qia, Shala qe shalohet ka vjedhur 520 milion leke ti mjeran llap qe ka marre medalje Olimpike. E quajme te mireqene idiotesine tende dhe na del qe kush ka medalje, varet se ne cfare vendi te trupit e var, duhet te vjedhe, te shperdiroje e te mos gjykohet.

    Reply to this comment
    • Gazetar_ipavarur January 31, 22:35

      Klodi nevitet e e berishes dhe lulit ka patur suportim partiak ,por ne olimpiade pa norme vetem me vizite dhe e supurtuar nga partite ne pushtet , ashtu sic vane ca atlete tjere vetem me vizite po e theksoj .Normen zyrtare olimpike ka arritur vetem Gega .Prandaj lerini mburrjet shqiptareske “medalje olymp[ike “

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*