Topografi, grushte nënkryetarit të bashkisë, reagon Prefektura e Gjirokastrës

May 2, 2018 16:31

Topografi, grushte nënkryetarit të bashkisë, reagon Prefektura e Gjirokastrës

 

Një ngjarje e shëmtuar ka ndodhur sot në Gjirokastër ku punonjësi i prefekturës sulmoi me grushte nënkryetarin e bashkisë, Aurel Lapa.

Ky i fundit u godit në zyrën e tij nga topografi i prefekturës, shtetasi Shefqet Aliko.

Lidhur me ngjarjen ka reaguar edhe prefektura.

Sipas këtij institucioni, ditën sotme Aliko ka kërkuar leje gjysmë ore nga puna dhe thuhet se problemi që ka pasur në bashki ka qenë privat dhe jo institucional. Pra, sipas saj sherri nuk ka ardhur për shkak të detyrës.

“Aliko ka kërkuar leje gjysmë ore nga puna dhe problemi që ka pasur në bashki ka qenë privat dhe jo institucional. Ne do presim përgjigjen e organeve që po merren me çështjen në fjalë”, thanë zyrtarë të Prefekturës së Gjirokastrës.

l.h/ dita

May 2, 2018 16:31
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*