Toponimet, AP: Ministria e Jashtme, mungesë transparence. MPJ: Kemi bërë propozime, presim përgjigje

Redaksia Online July 29, 2013 15:23

Toponimet, AP: Ministria e Jashtme, mungesë transparence. MPJ: Kemi bërë propozime, presim përgjigje

Avokati i Popullit ka nisur një hetim administrativ lidhur me ankesat e mbërritura në këtë institucion lidhur me çështjen e pasqyrimit të toponimeve greke në dokumentet zyrtare të shtetasve shqiptarë. Avokati i Popullit e vlerëson një problem të rëndësishëm çështjen e mësipërme pasi është një problem që prek një numër të konsiderueshëm qytetarësh shqiptare, veçanërisht fëmijët e shtetasve shqiptarë të larguar pas viteve 90, që kanë lindur dhe që jetojnë në shtetin grek. Çështja e toponimeve është ngritur dhe diskutuar me homologen e Totozanit, Caliope Spanou, gjatë vizitës që Avokati i Popullit pati në Greqi gjatë këtij muaji.

Avokati i Popullit i tërheq vërejtje Ministrisë së Jashtme për mungesë transparence dhe angazhimi, pasi nuk i është përgjigjur shqetësimit për gjetjen e një zgjidhjeje të përshtatshme për fëmijët e emigrantëve shqiptarë. AP i kërkon Ministrisë së Punëve të Jashtme që në një kohë sa më të shpejtë t’u kthejë përgjigje disa pyetjeve:

Cilat janë shkaqet ligjore që kanë çuar në lindjen dhe bartjen e këtyre problematikave?

Cilat janë masat dhe procedurat që po ndiqen aktualisht nga autoritetet shqiptare për shmangien e pengesave në lëvizjen e shtetasve shqiptarë në pikat e kalimit kufitar me shtetin grek për shkak të problematikës së shkrimit të toponimeve greke në pasaportat shqiptare?

Cilat janë hapat konkrete të ndërmarrë për standardizimin e toponimeve në dokumentet e udhëtimit të shtetasve shqiptarë, bazuar edhe në Udhërrëfyesit e Toponimeve të Grupit te eksperteve të Kombeve të Bashkuara UNGEGN (United Nations Group of Experts on Geographical Names)?

A është ngritur tashmë autoriteti shqiptar për standardizimin e përdorimit të emrave gjeografik në dokumentet zyrtare?

Cila është fatura financiare e parashikuar për zgjidhjen përfundimtare të problemit?

 

MPJ reagon: Kemi bërë propozime, presim përgjigje

Ministria e Jashtme reagon pas deklaratës së Avokatit të Popullit lidhur me çështjen e toponimeve. Në një deklaratë të shpërndarë nga zyra e shtypit në MPJ thuhet se ky institucion ka zhvilluar një sërë takimesh me homologët grekë si dhe i ka përcjellë palës greke një propozim konkret, për të cilin pritet përgjigje.

“Ashtu siç iu komunikua edhe Avokatit të Popullit, z. Igli Totozani nga ana e Ministrit të Punëve të Jashtme, z. Aldo Bumçi gjatë takimit që zhvilluan së bashku ditën e premte, datë 26 korrik 2013, Ministria e Punëve të Jashtme ka qenë dhe vazhdon të mbetet plotësisht e angazhuar për zgjidhjen e kësaj çështjeje, dhe të tjerave në axhendën dypalëshe me Greqinë.

Sa i përket çështjes së toponimeve, ajo është bërë pjesë e axhendës së bisedimeve zyrtare me palën greke qysh në vitin 2011, kur kjo e fundit e ngriti si problem. Në funksion të zgjidhjes së saj janë zhvilluar një numër i madh takimesh dypalëshe, në Tiranë dhe Athinë. Gjatë këtij viti Ambasadori grek është thirrur në mënyrë të përsëritur në MPJ për këtë çështje dhe po ashtu, Ambasadori ynë në Athinë ka zhvilluar rregullisht takime në MPJ-në Greke. Kjo çështje është ngritur nga pala jonë edhe në takimet e Ministrit të PJ, z. Aldo Bumçi me Homologun e tij grek, z. Dimitris Avramopulos

Në këtë kuadër të zgjidhjes së çështjes së toponimeve Ministria e Punëve të Jashtme, në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme dhe me atë të Drejtësisë, i ka përcjellë një propozim konkret palës greke, prej së cilës pritet një përgjigje.

Çështja e toponimeve mbetet prioritet për Ministrinë e Punëve të Jashtme. Ditën e mërkurë, datë 31 korrik 2013, Ambasadori ynë në Athinë, z. Dashnor Dervishi do të zhvillojë një takim me Zv\Kryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, z. Evangelos Venizelos ku, ndër të tjera, do të trajtojë edhe këtë çështje prioritare, duke kërkuar një zgjidhje përfundimtare, të qëndrueshme, të pranueshme nga të dyja palët, dhe në përputhje me të drejtën ndërkombëtare”, thuhet në deklaratën e MPJ.

 

 

 

 

Redaksia Online July 29, 2013 15:23
Komento

4 Komente

  1. br July 29, 13:58

    Nga kush pret pergjigje zoti Totozani ? Nga nje femije i lumtur. Po ai eshte pa tru. Ai eshte si tip gaxhivari qe leh pa shkak. Greku ka kohe qe ben ç’ i do qejfi me vendin e njerezit tone. Keta i lepihen. Ministri i jashtem si buçe tund bishtin qe i hedhin ndonje kocke per ta lepire. Njeri pa dinjitet. Pastaj ku di gje per historine ky mjeran.
    Se mos ka lexuar Arvanitasin e madh Aristidh Kolija qe u drejtohet disa here grekeve ne librat e tij: “T’ u vije turp juve grekeve qe mbani keto qendrime e kini keto pretendime ndaj shqiptareve”.
    Apo vepren madhore te Dhimiter Pilikas nga Korça qe jep argumente shkencore per bemat greke. Ai per nje cop gur jepte 15 argumente per vjetersine e vendit.
    Apo anglezen e madhe Edith Durham, apo Bajroni qe shprehet se: “Nuk ka popull tjeter ne bote te kete vuajtur kaq shume nga fqinjet sa shqiptaret nga greket”
    Apo Robert D’ anzhely francez me grua nga Permeti yne, qe ia la vajzes amanet per botimin e 7 librave per vjetersine e vendit tone. E bija mjeke nga profesioni botoi vetem nje liber, kurse shteti yne ben gjume a thua francezi ka shruar per nje shtet matane hemisferes tjeter te globit. Dikush tjeter po te kishte keto vlera ne duar per vendin e tij do ti kishte botuar te 7 librat 777 here.
    Apo Faik Konicen qe nga studimi verteton se per here te pare emertimin e gadishullit Ballkan e degjoi ne 1908 nga nje anglez, kurse ne gjithe librat qe kish lexuar deri tek enciklopedi botrore e gjente te thirrej: “Gadishulli Ilirjan”, ose “Zeusi Pellazgjik”!. Po pse pak jane keto argumente? Gjuha e vatres ne mjaft treva Greke dhe sot e gjithe diten eshte gjuha Shqipe.
    Shkurt greket ngrene kishë ne mes te Tiranes, perballe Ministrise Mbrojtjes duke i bere karshillek qeverive vulehumbura dhe me keq akoma shkrimet ne te jane ne Greqisht e jo ne gjuhen e bukur Shqipe, a thua do luten grek e jo shqiptar. 500 vjet kane Arbereshet ne Itali, por shkimet ne kisha jane ne shqip.
    Germojne si urithi greket ku u do qejfi ne teritorin tone duke ngritur vorreza te pa qena te ushtareve te rene ne luften Italo-Greke te vitit 1940-1941, me qellim qe e ardhmja te flase per ta e jo per ne. Keshtu ne gryken e Kelcyres, ne Bularat e gjetke ku ua jep ajo mendja e mbrapsht shoviniste.
    Kurse tanet ne takime me ta vetem qeshin e zgerdhihen. Kurre nuk e kam kuptuar qeshjen e tyre para grekeve. Ministri i jashtem fle gjume. Nga historia eshte fishek, nga zemra e mendja po ashtu. Po Napoleoni thoshte se: “Burri i shtetit duhet ta kete zemren ne koke”. A ka gje me te bukur? Udheheqsit tane e kane zemren jo ne koke, por ne xhep.
    Keshtu i dashur Totozani mos prit gje nga sharlatane, anti kombetare. Pse pak vuajten emigrantet tane atje? Sa jane vrare e zhdukur pa gjurme. Ne mes te Athines vrane kuksianin Palushi se gezonte per nje fitore te kombtares se futbollit te vendit te tij. Kurse per vrasjen e vetme te nje minoritari ne Himare nuk mbeti çanaklepires pa vajtur ne Athine per te nxjerre perfitime duke shitur vendin e tyre.
    Boll me. Keto bema te grekve nuk kane fund. Pa le perbindshin Zerva qe u derdh si i terbuar mbi popullsine Çame te pambrojtur. Ç’ te thuash me pare? Po u lutem ne fund me thoni pse zgerdhihen drejtuesit tane para tyre? Me thoni. Nje ide e kam. Keta duan te mos prishin miqesine “e shkelqyer” midis dy vendeve. Jo. Nuk eshte kjo aresyeja, por servilosen e u lepine kepucet qe te mos bllokojne futjen tone ne BE. Keshtu keta tanet do mburren e zgjasin mbreterimin. Por populli nuk i fali me dhe i ndeshkoi rrept.
    Miqesish z Avokat.

    Reply to this comment
  2. YLLI July 29, 20:20

    Do tju lutesha juve si redaksi te nderhyni qe te mos deformohet gjuha me fjale te huaja.Fjala “TOPONIME” shqiptohet mjaf mire ne shqip;EMER VENDESH.Prandaj do ju lutesha qe ato fjale qe shiptohen ndoshta nga ish emigrante neper instituconet tona ,sic eshte rasti ne fjale,te mos shqiptohen nga mediat ashtu sic po ndodh cdo dite me fjale te pakuptimta per nje pjese dermuese te shqipetareve.Ju falemnderit.

    Reply to this comment
  3. shqiptar July 30, 09:36

    BRAVO O YLLI U LODHA DUKE JU SHKRUAR GAZETAVE QE TE PERDORIN GJUHEN E PASTER SHQIPE POR PO E KUPTOJ QE ESHTE E VESHTIRE SEPSE NUK JANE ME PROFESIONISTE GAZETARET!

    Reply to this comment
  4. get a free blog July 31, 04:58

    You really make it seem so easy with your presentation but I find this
    topic to be actually something that I think I would never understand.

    It seems too complicated and very broad for me. I am looking forward for your
    next post, I will try to get the hang of it!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*