SHENIM: Torta që (s) na mungoi (grimca nga një përvjetor i vakët)

Nga Entela Resuli November 29, 2013 00:05

SHENIM: Torta që (s) na mungoi (grimca nga një përvjetor i vakët)

E mbani mend atë gruan me legen teshash në dorë të mbushur me tortë? Ishte një nga skenat, sa të trishta,aq dhe  qesharake të 100 vjetorit të Pavarësisë.  Nga njëra anë me mirë kështu, se na kurseu ato pamje të një viti më parë. Por nga ana tjetër, askush nuk na pengon të festojmë vetë. Por jemi mjaftuar me batutat e zakonshme në rrjetet sociale. Kurse vëzhgimi në terren nuk tregon shumë.

Ato që dukeshin ashiqare ishin: Dekori ka qenë më i pakët se ai i vendosur për 100-vjetorin e Pavarësisë. Aktivitet festive po ashtu. Shumë pak njerëz  kishin dalë enkas për festë. I janë kënaqur motit me diell dhe 4 ditëve pushim. Në Bulevard dhe në Bllok çuditërisht mund të gjeje vende të lirë parkimi!  Madje dhe Berishën nuk e pamë gjëkundi!   Çfarë fati!

Atmosfera në kryeqytet ishte e vaket. Përgjatë bulevardit kryesor ishin ngritur ekspozita me figura të patrioteve të shquar, grupe artistësh performonin valle të krahinave të ndryshme, por interesi i qytetarëve ishte i pakët. Politika edhe këtë përvjetor e ka festuar e ndarë (çdo 28 nëntor e themi këtë fjali). Për t’u rikthyer te torta. Në Vlorë, në familjen Haxhiu, Presidentit Nishani i vendosën… një tortë përpara.

“Urime 28 nëntori”, i juaji Xherdan Shaqiri

Futbollisti Xherdan Shaqiri nuk ka harruar të urojë nga Zvicra Shqipërinë për festën e 28 Nëntorit. Ylli kosovar me pasaportë zvicerane në një shkrim të shkurtër dje në Facebook, ka uruar me fjalët:  “Urime Festën e Flamurit, në 101 vjetorin e shtetit shqiptar. I juaji Shaqiri”. Urimin e tij ai e ka shkruar edhe në gjuhën zvicerane ndërsa ka postuar edhe një foto të shqiponjës dykrenore.

 

Rilind nata e bardhë- lajmëron Rama

“Në mbrëmjen e 29 nëntorit çelet sipëri i Natës së Bardhë me dyer të hapura deri disa orë pasmesnate të Galerisë Kombëtare, Teatrit të Operas, Teatrit Kombëtar, Muzeut Historik si edhe me çmime të ulura në shumë restorante e bare të Tiranës pas orës 10 të darkës deri në orët e para të mëngjesit! Muzika në rrugë do përcjellë orët e Natës së Bardhë që vit pas viti do pasurohet me siguri me surpriza të reja. Ky është vetëm fillimi… Gëzuar festat e mëdha të nëntorit të dashur miq”!

Ky është teksti që ka shkruar Kryeministri në Facebook. Duhet thënë që kjo festë i kishte munguar kryeqytetit për dy vjet…Rilind edhe nata e bardhë.

 

Një flamur mbi flokë

Me rastin e Festës së Flamurit, një sallon bukurie në Prishtinë ka realizuar një model flokësh të paparë ndonjëherë. Studio “Pasion” ka krijuar një flamur kuq e zi në flokët e një modeleje. Flokët e kuq me shqiponjën e zezë në mesin e gjatësisë së tyre janë një model shumë I vështirë për t’u realizuar, thonë përfaqësuesit e rrjetit të salloneve “Pasion”. “Në dukje të parë mund të mendohet si një punë e thjeshtë, por në realitet është një punë shumë e mundimshme, e cila para së gjithash kërkon precizitet dhe durim. Nuk është njësoj sikur të vizatosh apo ngjyrosësh në një letër apo hapësirë të rrafshët dhe statike, me ngjyrosjen e flokëve të cilat duhet të trajtohen fije për fije, e duke pasur parasysh që ato lëvizin dhe ndahen, është edhe më e vështirë…”, thotë  Betim Gashi, drejtor Gjeneral i Rrjetit të Studiove të Bukurisë. Ai thotë se për realizimin e modeleve të ngjashme, kompania ka marrë kërkesat e para edhe nga kompani të tjera jashtë Kosovës, për t’i përdorur për fushata të ndryshme.

 

Nga Entela Resuli November 29, 2013 00:05
Komento

11 Komente

  1. Bashkim November 29, 12:08

    Ha ha ha ha ha sa e bukur. Nuk me harrohet ajo dite. Si te babzitur njerzit

    Reply to this comment
  2. Jimmy November 29, 12:15

    Eh si ka qene ajo dite… Nuk mbeti njeri pa folur. U can legenat. Shkurt, bukur dhe paster keni fol :). Rrofte Torta e Pavaresise

    Reply to this comment
  3. Nora November 29, 12:22

    O Ditaaaa o njishaaaaa ua ha ha ha ha e duam nje torete, e duam

    Reply to this comment
  4. mendim i lire November 29, 12:43

    E mbajme mend ate gruan me legen teshash te mbushur me torte ti Entela, por nuk na ka habitur dhe aq ! E di pse?? Sepse ne fund te fundit aq ja preu mendja asaj gruas, per nga niveli qe kishte!… Por ate qe mbajme mend edhe me mire dhe na la me goje hapur, nuk ishte ajo gruaja e gjore, qe ne fund te fundit reflektonte mjerimin e saj mendor dhe ekonomik per faqe te zeze, por vete zotni ILIR META, me bllok ne dore qe kerkonte 7 perqindshin tek zyra e D.Priftit !!! Ajo ishte ç’ishte!…Per ate na thuaj ndonje gje po munde…! Mirepo, meqe nuk mundesh se ashtu jane punet, me mire na thuaj dicka tjeter nga fusha romantike p.sh, qe dimri erdhi dhe gjethet e vjeshtes pothuajse kane rene te gjitha…

    Reply to this comment
    • ortes November 29, 17:55

      Mos u habisni o njerez!!
      Ate gruan me LEGEN ROZE,qe e mbushi me TORTE e kam fqinje!!!
      Ka 4 femije te vegjel,pa burre dhe vete pa pune!!!
      Me ate legen AJO USHQEU FEMIJET 3 HERE NE DITE per nje JAVE!!!
      Deri ketu e katandisi popullin serbi i ndyre Sali Berisha!!!

      Reply to this comment
      • baba partizan November 30, 06:37

        Jo ketu e ka katandisur rrjeti politike me ilir meten ne krye qe pasurine kombtare e ndajne per vêtu,Duke lane popullin me gishta ne goje. Jo nje légen me torte po mija légena ai ka marr….pse i ka marr me nje dergese bankare nuk e bane ma pa te shemtuar..

        Reply to this comment
  5. arvanitasi November 29, 13:49

    Po ta kishin perseritur ate torten e 100 vjetorit edhe sivjet, nuk do kishim nje grua me legen ne dore por gjithe populli me legena do shkonte aty. Se ne si popull legen-dashes dhe i zgjuar nuk do kishim lejuar qe te dilte me e zgjuar se ne ajo gruaja e vjeteshme, por do kishim rrembyer te gjithe legenat dhe pastaj …..Perpara o popull me legena se u be deti torte e te rrembejme c’te mundim kush e kush me shume.

    Reply to this comment
  6. Noemy November 29, 14:16

    Fajin e ka Politika qe na ka cu ne ket gjendje. Kaq kisha!

    Reply to this comment
  7. SHAMIKUQJA November 29, 16:30

    o lul tarten pse se bane o vrases

    Reply to this comment
  8. Rrugaci November 29, 23:04

    Ajo torte duhet te kete nje emer tjeter : Torta vucidolistesalistebishisteliristeargitistelulisteshkerdhenovic !!!!

    Reply to this comment
  9. Gazi November 29, 23:53

    Sa miell, se shqer dhe sa krah pune ka marr ajo torte. E cuditeshme, sikur shqiptaret nuk kishin pare ndonjehere. Hajde tani, eshte koha te ecim Perpara!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*