Totenham, në ndjekje të talentit Valmir Berisha

November 14, 2013 14:59

Totenham, në ndjekje të talentit Valmir Berisha

Tottenham Hotspur është gati të paguajë 500 mijë sterlina për të blerë Valmir Berishën, talentin shqiptar që shkëlqeu me kombëtaren suedeze U-17 në kampionatin botëror të kësaj moshe. Sulmuesi i ri, i cili ka fituar nofkën “Ibrahimoviçi i ri” për shkak të karakteristikave të ngjashme me yllin e Paris SG, shënoi shtatë gola, duke ndihmuar skuadrën të zinte vendin e tretë, ndërkohë që vetë doli shënuesi më i mirë i botërorit. Aftësitë e tij kanë  bindur skautët e klubit anglez në Emiratet e Bashkuara Arabe Valmir, të paktën nga sa shkruan “The Daily Mirror”. E njëjta gazetë shkruan se klubi londinez nuk është i vetmi i interesuar për lojtarin e Halmstadit, pasi ka edhe disa të tjerë të mëdhenj në Evropë. Lojtari i lindur në Gjilan të Kosovës ka pasaportë kosovare përveç asaj suedeze, ndërkohë që para disa ditëve u shpreh për portalin Asport.info se e ka marrë në konsideratë edhe përfaqësuesen shqiptare, ndonëse pranon se ende nuk ka vendosur asgjë. Megjithatë, pohon se gjestin e shqiponjës pas golit kundër Hondurasit e bëri pikërisht për t’u treguar të gjithëve se është shqiptar. Berisha është thirrur më parë nga FSHF në një grumbullim moshash, por ka qenë i dëmtuar dhe, siç ka bërë të ditur, nga Shqipëria nuk u bënë më të gjallë dhe ai iu përgjigj thirrjes së Suedisë.

 

November 14, 2013 14:59
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*