“Toto Riina, idhulli im”, si ranë në kurth mediat me kunatin e Tahirit

November 18, 2017 13:32

“Toto Riina, idhulli im”, si ranë në kurth mediat me kunatin e Tahirit

 

Alban Berishës, kunatit të Saimir Tahirit i kanë vjedhur celularin duke marrë në dorë gjithë privatësinë e tij, përfshirë dhe llogarinë në Facebook.

Pikërisht nga kjo e fundit, personi që i ka vjedhur celularion ka shkruar një status shokues sipas të cilit, Alban Berisha e cilëson Toto Rinën një idhull.

Ky lajm është botuar me shpejtësi nga shumë portale shqiptare që pa verifikuar asgjë e kanë marrë për të mirëqenë duke e botuar si lajm.

Sakaq, Alban Berisha  i ka bërë thirrje përmes një llogarie të mikut të tij, atij që ka në dorë telefonin të ndalë këtë lojë të rrezikshme

“Ju lutemi kush e ka gjetur telefonin dhe po e përdor në mënyrë të pandershme dhe të pandërgjegjshme Facebookun tim, ju lutem ta dorëzoni sa më parë në rajonin e policisë më të afërt. Po më diskreditoni me këtë status që më keni bërë. Me respekt Alban Berisha”, thuhet në reagimin e kunatit të Tahirit.

Policia ka nisur menjëherë hetimet për rastin në fjalë. 

Çfarë shkruhej në statusin e rremë
Reagimi i Alban Berishës pas postimit të statusit të rremë
November 18, 2017 13:32
Komento

7 Komente

  1. komshiu November 18, 13:50

    Nderkaq Tahiri ka shkuar ne Gjermani. A do kthehet me valle apo do gjeje ndonje pune te “zeze” andej? Vetem Rama duhet ta dije kete me saktesi.

    Reply to this comment
    • Alban.ny November 18, 17:07

      O Komshi, po meru me punet e tua a te qifja u’, pse shikon komshinjte.
      E di ate rrefenjen?
      Nje femije nuk fliste. Foli pas shume vitesh.”Gjyshi ” tha. Te nesermen vdiq gjyshi. Prape heshtje. Foli prape, ” Nena “, vdiq nena. E moren vesh njerezit, po te ta thoshte emrin, behu gati. E ai ja plasi:” Babi “. U be gati i ati, mblodhi miqte tu jepte lamtumiren. Ke pare ti, te nesermen vdiq Komshiu!!

      Reply to this comment
  2. FAZLLIQ November 18, 15:28

    KE QUANI MEDIA MOR ALABAKE E INJORANTE XENIN ARMINEN APO BUSHATIN E FEVZINE…..

    Reply to this comment
  3. Vicens November 18, 16:12

    Kujt I duhen historite thashe e themet me kaubojsin Tahiri ? Ore, ketu duket sa llafe. shkojne e vijne e sa boje derdhet ne gazeta kot. ! Drejtsia do bej vrim ne uje apo do veproj ?!! “Rreth e rrotull ” I thone kesaj si kali ne lem !

    Reply to this comment
  4. intelektuali November 18, 18:42

    PO MAFIOZI SAJME QORRI I EDVINIT JA KA KALUAR EDHE TOTO RINOS CFARE CUDIE KA KETU?

    Toto Rina vrau me forcat e veta Falkonen qe perndoqi Perandorine e tij mafioze, Sajme Qorri masakroi Komisarin e Policise Dritan Zagani duke pasur nga pas mbeshtetje nga Edi Rama dhe duke perdorur fuqine e gjithe shtetit mafioz.

    Reply to this comment
  5. Stela November 18, 19:09

    Keshtu ndodh gjithmone.
    Kur Frroku kalon kufirin – Nuk ka energji dhe nuk punon T IMS.
    Kur kalojne gomonet – Kane defekt radaret.
    Kur duhet te arrestohet Balili – Harrohet ne sirtar kerkesa e Interpolit.
    Kur publikohet nje status – Eshte telefon i humbur.
    Hajde gallate Rilindjeje me shumice.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*