Totozani, Cefa e Halimi, marrëveshje bashkëpunimi për “shkelësit e ligjit”

Redaksia Online February 12, 2013 14:47

Totozani, Cefa e Halimi, marrëveshje bashkëpunimi për “shkelësit e ligjit”

Ministria e Drejtësisë, Këshilli i Lartë i Drejtësisë dhe Avokati i Popullit kanë nënshkruar sot Memorandumin e Bashkëpunimit “Për referimin e rasteve dhe masave administrative ndaj funksionarëve të drejtësisë, kur konstatohen shkelje të ligjit”. Memorandumi u nënshkrua nga kreu i institucionit të Avokatit të Popullit, Igli Totozani, ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi dhe nënkryetari i KLD-së, Elvis Cefa.

Nëpërmjet marrëveshjes trepalëshe synohet konsolidimi i bashkëpunimit për referimin e rasteve dhe masave administrative ndaj funksionarëve të drejtësisë, sipas kompetencës së secilës palë, kur konstatohen shkelje të ligjit.

Redaksia Online February 12, 2013 14:47
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*