Totozani: E ardhmja nuk është as nacionalizmi, as pesimizmi mbi integrimin, por bërja pjesë e vlerave të BE-së

Redaksia Onine March 27, 2013 16:32

Totozani: E ardhmja nuk është as nacionalizmi, as pesimizmi mbi integrimin, por bërja pjesë e vlerave të BE-së

Avokati i Popullit ka qenë sot në Lushnjë në kuadër të praktikës së Ditëve të Hapura. Gjatë takimit me përfaqësues të shoqërisë civile, z. Totozani është shprehur se: “Jemi me shoqërinë civile si pjesa më e emancipuar e shoqërisë shqiptare në përpjekjen për integrimin në BE, në këtë projekt jetik kombëtar për të gjithë qytetarët e Shqipërisë. E ardhmja jonë e përbashkët nuk është as nacionalizmi, as pesimizmi mbi integrimin qoftë ky fals apo i vërtet. E ardhmja është realizimi i ëndrrës së qytetarëve për tu bërë pjesë e vlerave dhe standardeve të Europës së Bashkuar. Procesi i integrimit është pronë e qytetarit shqiptar. Të mos lodhemi së kërkuari Europën, të punojmë së bashku për ta bërë realitet”.

Redaksia Onine March 27, 2013 16:32
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*