Totozani në Athinë, takime për të drejtat e emigrantëve shqiptarë

Redaksia Online July 5, 2013 13:37

Totozani në Athinë, takime për të drejtat e emigrantëve shqiptarë

Avokati i Popullit, Igli Totozani, po zhvillon një vizitë zyrtare dy ditore në Athinë, me ftesë të homologes së tij, Calliope Spanou. Gjatë takimit të dy drejtuesve të institucioneve që mbrojnë të drejtat e njeriut u diskutua rreth një sërë çështjesh me interes të përbashkët si toponimet në dokumentet e identifikimit, pensionet e emigrantëve, trajtimi i të burgosurve shqiptarë në burgjet greke etj.

Në lidhje me çështjen e toponimeve, të dy institucionet u bëjnë thirrje të dy qeverive të gjejnë rrugën e mirëkuptimit në të mirë të fëmijëve, pjesës me vulnerabël të shoqërisë.
Gjatë takimit mes institucioneve u ra dakord të zhvillohen takime të përbashkëta të përvitshme dhe kontakte të vazhdueshme që të ndihmojnë qytetarët në vendet reciproke.

Ndërsa në vijim të vizitës në Athinë, Totozani zhvilloi një takim me kryetarin e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi, Etmond Guri. Ndër çështjet kryesore që u diskutuan gjatë takimit ishin: përfshirja e emigrantëve shqiptarë në programin e Ministrisë së Jashtme, votimi i emigrantëve në ambasadë, ndihma ndaj emigrantëve të kthyer në Shqipëri, roli i shtetit shqiptar në përhapjen e qendrave kulturore të gjuhës shqipe si dhe ngritja e një qendre kulturore në Greqi për emigrantët shqiptarë.

 

Redaksia Online July 5, 2013 13:37
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim