Tottenham kërkon të kthejë Paton në Europë

September 7, 2013 17:52

Tottenham kërkon të kthejë Paton në Europë

Alexandre Pato mund të rikthehet shumë shpejt në futbollin europian për të patur mundësi që të jetë pjesë e Selesaos për Kupë ne Botës që do të zhvillohet verën e ardhshme në Brazil. Sipas “Dayli Star”, në orët e fundit të merkatos Totanhem patën kontante me futbollistin, që me sa duket është treguar I gatshëm për bërë pjesë e Premier Ligës, por koha pamjaftueshme në dispozicion të Korinthiansit për të gjetur zëvendësuesin e tij, e bëri të pamundur transferimin. Pato ishte surpriza e listës së Luiz Felipe Skolarit për dy ndeshjet miqësore me Australinë dhe Portugalinë, për shkak të dëmtimit të sulmuesit Fred, I cili do të qëndrojë jashtë fushave të blerta për të paktën 3 muaj. Rikthimi në Selesao është një motiv më shumë për të studiuar mundësinë e rikthimit në futbollit europian që në muajin janar.

Totanhem vazhdon ta ketë në vëmendje 24-vjecarin pavarësisht dështimit për ta transferuar në “White Hart Lane” që këtë verë. Madje nga Brazili njoftojnë se oferta zyrtare e londinezëve qëndron në fuqi pas 5 muajsh. Alenxandre Pato e nisi karrierën në vendlindjen e tij tek Internacional, ndërsa pa mbushur 18 vjec u ble nga Milani, ku qëndrojë nga gushti – 2007 deri në janar të 2013. Karriara e tij në “San Siro” ishte më shumë uljen-gritje për shkak të dëmtimeve të shpeshta, aq sa drejtuesit kuqezi pranuar ofertën e korinthiansit prej 15 milionë Eurosh. Në Brazil Pato ka rigjetur vazhdimësinë dhe formën fizike, cka u reflektua edhe më ftesën e Skolarit te Selesao, por për të qenë protagonist botërorin e ardhshëm ish-sulmuesi I Milanit duhet të luajë në nivelet më të larta dhe këtë ia siguron më së miri Totanhem në Premier Ligë./ss

September 7, 2013 17:52
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*