Totti nuk tërhiqet, tani ëndërron titullin me Romën

August 28, 2014 09:47

Totti nuk tërhiqet, tani ëndërron titullin me Romën

Francesco Totti nuk dëshiron ti japë fund futbollit pa fituar edhe një tjetër titull kampion të Serie A me Romën. Kapiteni i skuadrës verdhekuqe shpreson që ekipi i tij këtë vit të paraqitet më mirë se sezonin e shkuar. “Do të përpiqemi me të gjitha mënyrat e mundshme që të zhvillojmë një kampionat pozitiv. E dimë që nuk do të jetë e lehtë por pritshmëritë janë të mëdha dhe ne nuk duam ti zhgënjejmë tifozët tanë. A kam më të njëjtën dëshirë për të fituar si përpara disa vitesh tashmë që jam 38 vjeç? Dëshira ekziston gjithmonë pasi në të kundërt nuk do të isha këtu. Ëndrra ime është të fitoj një tjetër titull kampion me Romën përpara se ti jap fund karrierës”, thotë legjenda romane. Më pas Totti i bëri një bilanc karrierës së tij te Roma në këto 23-vite. “Për fat të keq po plakem por futbolli është dhe do të jetë pasioni im. Jam i lumtur për karrierën time të deritanishme me Romën, edhe pse duhet ta pranoj se përpara argëtohesha më shumë. Tashmë futbolli është më shumë fizik sesa teknik. Në këto 23-vite kam përjetuar gjithçka, ndryshime trajnerësh, presidentësh, si dhe shumë gjëra të tjera, madje mund të shkruaj një libër për të gjitha ato që kam kaluar në këtë klub”, theksoi kapiteni i Romës. Në fund një koment i kapitenit shkoi edhe për trajnerin Rudi Garcia. “Garcia është një person i veçantë. Krijon një ambient të bukur brenda dhomave të zhveshjes dhe na mban gjatë gjithë kohës të karikuar. Ai dëshiron të fitojë këtu te Roma dhe unë shpresoj shumë që një gjë të tillë ta arrimë së bashku. Garcia arriti ta ndryshonte këtë ekip në shumë pak kohë, dhe ky fakt tregon më së miri cilësitë e tij”, përfundoi Totti.

August 28, 2014 09:47
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*