Toyota-t me 3.4 mln euro/ Letërporosi 3 shteteve, për të arrestuarit

July 9, 2018 15:48

Toyota-t me 3.4 mln euro/ Letërporosi 3 shteteve, për të arrestuarit

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka dërguar letërporosi në 3 shtete, për të marrë informacion të detajuar mbi të arrestuarit për çështjen e gjetjes së 3.4 milionë eurove në dy automjetet tip Toyota Yaris.

Letërporosia është dërguar në Gjermani, Belgjikë dhe Angli.

Burimet raportojnë se letërporosia në Angli është dërguar për Edi Likën, pasi dyshohet se ka të dhëna se është marrë në këtë vend me trafikun e kokainës.

Ky dyshim sjell një dyshim pasues, atë të fitimit të këtyre parave përmes rrugës së trafikut të drogës.

Përveç katër të arrestuarve, janë shpallur në kërkim edhe dy shtetas të tjerë, që mund të rezultojnë të jenë pronarët e vërtetë të parave.

s.a/dita

July 9, 2018 15:48
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*