Tradhtarët dhe mercenarët

June 6, 2017 10:13

Tradhtarët dhe mercenarët

Nga Luan Pobrati

S’ka veç pak kohë, që lexuesve të “DITA-s”, iu bë me dije ndarja nga jeta e shkrimtarit Mark Dodani, veteran i nderuar i Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, një ndër personazhet e radiolojave të famshme: “Fronti i Rezistencës”, “Buza e Bredhit” dhe “Liqeni i Vajkalit”, realizuar me mençuri nga kuadro dhe punonjës atdhetarë në ish Sigurimin e Shtetit, pjesëmarrës aktiv në luftën për çlirim; qëllimi i të cilëve ishte mbrojtja e vendit dhe siguria kombëtare në ato vite të para të pas Luftës së Dytë botërore, kur si rrjedhojë e ndarjes së botës në dy kampe dhe prezencës të Luftës së Ftohtë,shqiptarët u imponuan të mbanin armët ngrehur.

Çfarë i ofroi Mark Dodani atdheut të vetë në atë kohë të vështirë të pushtimit të vendit mes pjesëmarrjes në Luftën Antifashiste dhe fill pas saj në kontributin e dhënë në mbrojtje të Shqipërisë, e bënë atë të nderuar përtej vendlindjes dhe Mirditës së tij. Sikurse shkrimtari i ardhshëm do të ndihej i vlerësuar për librat me tregime e novela si: ‘Rudina’, ‘Nëpër livadhet e gjarpërit’, “Prena e Marta Tarazhi’, “Mrikë Lokja”, “Shkurte Cara”, “Bardhok Biba mirditori” e të tjerë. Disa nga këto vepra janë realizuar në skenarë filmash artistik si “Operacioni zjarri”, “Detyrë e posaçme” dhe “Mysafiri”. Romane dokumentarë si: “Fronti i heshtur” e të tjerë, të cilat e bënë Mark Dodanin të njohur në breza lexuesish në mbarë Shqipërinë.

Në çfarë u dallua më tepër në këto vite të pas ’90-ës “Studenti” i dikurshëm, personazhi radiolojave të hershme, tanimë i shfaqur në publik edhe përmes memuareve publicistikë dhe intervistave të shpeshta, të cilat kishin në thelb mbrojtjen e vlerave të Luftës Antifashiste Naconalçlirimtare; njohjen e brezit të ri me historinë që mbartnin radiolojat e suksesshme të shërbimit sekret shqiptar ndaj zbulimeve anglo-amerikane; synimet e zbulimeve të huaja, veçanërisht ato të vendeve fqinjë për copëzimin e Shqipërisë; heroizmin dhe sakrificat e mëdha të punonjësve të shërbimeve sekrete shqiptare në përpjekjet dhe luftën e tyre për sigurinë e vendit në ato vite të rënda të pas luftës së dytë botërore dhe ekzistencës së luftës së ftohtë.

***

Mark Dodani jetoi diçka më shumë se 90 vjet. Ai lindi më 25 shkurt 1925 në fshatin Narac-Mënelë të Shkodrës. Por kur unë e njoha, doja dhe pak të nisja klasën e parë. Para lindjes time, për kompleksitetin dhe specifikën e punës që ai dhe prindi im kryenin atë kohë, sikurse të tjerë shokë të nderuar e të paharruar të tyre, iu desh të qëndronin vite në male, shpella dhe pyje me gërxhe, anë e mbanë Shqipërisë; siç kur detyra ua kërkonte ktheheshin për pak në zyra përsëri, pranë njëri-tjetrit, në punë e në plot halle të jetës.

Çfarë them, i kam mësuar relativisht vonë. Kur do të rritesha, do të dëgjoja e mësoja më shumë. Nga ajo kohë ruaj në mëndje edhe këtë: Asim Aliko dhe im atë, kur grupi i tyre ndeshej me parashutistë, të dërguar të posaçëm të zbulimeve të huaja, veç detyrës, në sensin njerëzor ata kujdeseshin me kokë për Mark Dodanin. Nga gradualisht kam realizuar se brenda punës së rëndë dhe jetës së vështirë që u diktonte situata, në daç thuaj zanati, “Tomorri” dhe “Mali” (pseudonime të Asim Alikos dhe i Hekuran Pobratit, gjatë viteve të veprimtarsë së tyre brenda radhëve të banadave deversioniste), kushdi sa herë e kishin ndarë “Studentin” nga vdekja.

Vonë, si për të fiksuar detajin, e pyeta tim atë: përse kaq në merak e të kujdesur dikur ju për Markun?! Ai nuk foli dhe tek mendova se s’do më përgjigjej, vazhdoi: “Mark Dodani ishte më i riu ndër të gjithë ne. Ndaj Asimi dhe unë, për pozicionet që kishim në grupe, e ndjenim si detyrë qoftë dhe njerëzore, të kujdeseshim. Thjesht të mos i merrnin jetën…”

***

Luan Pobrati

Luan Pobrati

Sot ne njohim rrethanat komplekse të kohës në të cilën u zhvilluan radiolojat e shumëpërfolura. Potencialin e madh të vendeve dhe zbulimeve të huaja të angazhuara në to, duke mos neglizhuar e anashkaluar agresivitetin kriminal të mjaft personave të mërgatës politike të mobilizuar e të stërvitur në kampe si ai i Mynihut dhe Maltës, për organizmin apo realizimin e kryengritjes së armatosur; sikurse dimë kundërvënien e shërbimit sekret shqiptar dhe ndihmën e madhe që i dha atij populli. Për të pasur arsye të kuptojmë më mirë pas kësaj, se ata që i besuan në ato kohë të vështira djaloshit 23 vjeçar, pjesëmarrjen në detyra speciale duke i ofruar brenda skemës pseudonimin ndjellës “Studenti”, ia kishin për borxh sigurinë, ndaj dhe do të kujdesej me kokë për të “Tomorri” dhe “Mali”, ndërsa jetëgjatësia e Mark Dodanit e justifikoi merakun e tyre.

I shkrova këto radhë për veteranin e nderuar të luftës për çlirim dhe mbrojtjen e vendit, shkrimtarin dhe publicistin Mark Dodani, me përulësi e respekt që buron nga mirënjohja për gjithë ata ish partizanë antifashistë, të cilët sakrifikuan rininë dhe jetën e tyre për lirinë dhe mbrojtjen e Shqipërisë.

***

Fatkeqësisht një pjesë e politikës apo individë me peshë në të (më shumë djathtas e më pak majtas), shpesh, shfaqen të pakujdesur e deri indiferentë, mbushur me mllef e antagonizëm kur flitet për veteranët e luftës antifashiste nacionalçlirimtare dhe sidomos ata të sigurisë së vendit, nën arsyetimin e gabuar të qenies së tyre dikur komunistë ose ish punonjës në institucione të rëndësishme të shtetit të diktaturës. Ndaj kur bëhen homazhe, shkruhet dhe flitet për ta, gati e konsiderojnë si jodemokratike dhe antieuropiane pjesëmarrjen në përvjetore heronjsh dhe dëshmorësh të Luftës Antifashiste apo individë të shquar të mbrojtjes e sigurisë së atdheut, kur gjithë jetën me veprimtarinë dhe përkushtim të pakufishëm, ata i shërbyen vendit të vetë në kohëra dhe ditët e tij më të vështira.

Sepse ndodh kështu, ndaj krijohet terren dhe stimulohen politikisht veprimet e nxituara e të gabuara të presidentit të Republikës, i cili përmes lapsit blu të partisë tij arriti të firmosi me lehtësi dekorimin me ‘Udhërin e Skënderbeut’ forcat diversioniste të ‘Kompanise 400’, të cilët u përgatitën në Mynih të ish Gjermanisë perëndimore dhe u dërguan si desantë në Shqipëri në vitet 1949-1953, duke mos marrë në konsideratë se për paralizimin dhe dështimin e planit të tyre, kanë dhënë jetën dhe janë shpallur dëshmorë të atdheut, 889 shtetas të Republikës. Nga të cilët, 18 persona janë shpallur Heronj të Popullit. 20 të tjerë ishin vajza dhe gra; 94 oficerë; 88 nënoficerë; 395 ushtarë; 302 popull dhe fëmijë.

Nuk mund të harrohet se vetëm banda e Hamit Matjanit, disa herë kandidat për t’u shpallur ‘Nderi i Kombit’ nga ish presidenti dhe ish kryeministri Sali Berisha dje, ose Nishani sot, ka therur apo ekzekutuar këta shtetas,’Dëshmor të atdheut’:

1-priftin Papa Ilia Zegali    11-Ali Starja

2-Abdulla Sinani              12-Vangjel Riska

3-Thoma Prifti                13-Servet Hoxha

4-Shahin Himçi                14-Keko Rasipi

5-Ismail Alushani             15-Hysen Kumanova

6-Sabri Sinani                16-Lush Semati

7-Lazër Asllani               17-Maliq Miraka

8-Cane gonaj                  18-Xhemal Bregu

9-Sali Zajmi                  19-Riza Sheza

10-Hazis Hoxha                 20-Maliq Iljazi

Ndaj s’është e lehtë, e s’mund të ulesh dot në gjunjë, Heroin e Popullit Asim Aliko dhe të tjerë burra të llojit të tij, pjesë e rëndësishme e shërbimit sekret shqiptar në ato vite të para të pas çlirimit. Ku ka vendin e vetë dhe Mark Dodani, që përmes sakrificave të panumërta bënë të mundur paralizimin dhe dështimin e një kryengritje të armatosur në Shqipëri, ku dihet se gjakosja do të zhvillohej e ndodhte ne mes shqiptarëve për të dalë fitimtar të huajt.

***

Ndërsa më lipset të shtrojë pyetjen, si trajtohen nga shoqëria dhe politika në vendet europiane veteranët antifashistë dhe ata të mbrojtjes e sigurisë kombëtare, kam rastin t’u ofroj lexuesve një episod:

Para disa muajsh vdiq nga një sëmundje e rëndë, ish ushtaraku i lartë, aviator me dy akademi të kryera në ish BRSSS dhe kursin e lartë të specializimit të mbaruar në Kinë; ish komandanti i bazën së avionëve luftarakë në Gjadër të Lezhes dhe atë të Rinasit, koloneli në pension, Gezdar Riza Veipi.

Burri i rrallë Gezdar Veipi, veç arritjeve në profesionin dhe karrierën e tij, ishte i shquar dhe nderuar si ushtarak, pasi në vitet e “Luftës së ftohtë”, me ‘Mig’-un e tij kishte detyruar të ulte në Shqipëri një avion të huaj, anëtar i një vendi të NATO-s, për shkelje të hapësirës ajrore.

I gjendur në hall, mbështetur nga vajza që familjarisht jeton e punon në Itali, ai shkoi pranë saj për t’u diagnostikuar dhe kuruar. Deri këtu, asgjë. Mbas pak kohe, mësojnë për gjendjen dhe shtrimin e tij në spital, dy aviatorët e larguar me ‘Mig’-ët e tyre nga Shqipëria, në ngjarjet e ’97-ës, të cilit siç dihet, nga ajo kohë jetojnë dhe shërbejnë si pilot në këtë vend, anëtar të NATO-s edhe ata.

Për gjithë ç’përfaqësonte drejtuesi tyre i dikurshëm, veç impenjimit dy pilotët shqiptarë në Itali vunë në dijeni edhe eprorët e vetë, për të ndryshuar pas kësaj çdo gjë. Respekti dhe kujdesi ndaj një ushtaraku të lartë në pension, ish kolegut të talentuar që dikur kishte detyruar të ulej në Shqipëri një avion të NATO-s. Por fatkeqësisht, kjo nuk ndryshoi shëndetin e burrit të rrallë, kolonelit në pension, Gezdar Veipi.

Tani më lind mua e drejta të pyes:

Përveç deputetëve dhe nëpunësve të lartë të shtetit e të ndonjë drejtuesi partie, a mund të më thotë dot kryeministri i vendit, ai që ka shkuar dhe ky që është sot, a ka qoftë edhe një rast të vetëm që të jetë dërguar për kurim jashtë shtetit ndonjë veteran i nderuar i luftës antifashiste apo i mbrojtjes dhe sigurisë së vendit veç gjeneralit famëmadh Gazidede, i cili s’arriti të dilte në pension, por Berisha megjithëse ai nuk ishte deputet, e përcolli mes një ceremonie nga salla e kuvendit?!

***

Realiteti i përshkruar, sidomos kur në fjalë është vlerësimi dhe respekti ndaj ngjarjeve me rëndësi të Luftës Antifashiste, veteranëve të shquar të saj apo të mbrojtjes dhe sigurisë të vendit, të krijon mundësi të flasësh mbi kompleksitetin dhe dyzimin e ndonjë politikani të lartë në raport me të shkuarën e vetë të afërt dhe kaq; për të kuptuar, analizuar e gjykuar më mirë gjithë çfarë ndodhë.

Tanimë kushdo e ka kuptuar dhe dëgjuar Sali Berishën, që kur i duhet të vërë përpara dikë, del në facebook ose në podiumin e kuvendit dhe numëron pafund ‘fakte e të dhëna’ gjoja të grumbulluara, por në realitet të sajuara njësoj siç akuzon ai ish sigurimin e shtetit. Sa më shumë nga të tjerët çuditet vetë, duke iu dashur kohë të bindet në subkoshiencë për çfarë thotë e shkruan.

Për të shpjeguar shpifjet e tij, në një tjetër kuptim, tek u kërkoj të falur e ndjesë të përmendurve, do t’u ofroj lexuesve elementë që flasin për moralin e gënjeshtër dhe anën reklamative të Berishës, duke marrë si shembull ‘urrejtjen’ që ai shfaq për diktaturën dhe sigurimin e shtetit.

Tashmë opinioni i gjerë ka dijeni për marrëdhëniet e Berishës me familjen e një prej djemve të Enver Hoxhës, sikurse dimë kujdesin shëndetësor të tij ndaj Hysni Kapos dhe Simon Stefanit. Por kush e ka njohur Sali Berishën para viteve ‘90-të, mban mend se vite me radhë ai banonte përballë hyrjes së M. Nikës, hetuesit korrekt të Ministrisë së Brendshme, xhaxhai të ndjerit A. Nika, vrarë në demonstratën e 21 janarit; siç kishte komshi F. Haxhiun, ish zv/drejtori i sigurimit të shtetit për afro 10 vjet, me të cilin pse jo, hynte e dilte. Për të mos folur për një rreth të njohurish kuadro të kësaj arme si i nderuari Raqi Iftica dhe Zef Loka (respektivisht zv/ministri Brendshëm dhe drejtori Brendshëm), me të cilë jo rrallë pinte kafe e bisedonte.

Për të mos folur për kujdesin e vëmendjen ndaj prindit dhe, pastaj çirret se gjoja na paska mundur baballarët! Ata që edhe pas vdekjes, e detyruan ish kryeministrin britanik Toni Bler të kërkonte ndjesë se kishin dështuar.

Jo! Sali Berisha bën propagandë kur flet për sigurimin e shtetit. Ai është i dyzuar ndaj tij…

June 6, 2017 10:13
Komento

11 Komente

  1. KORÇARI June 6, 14:29

    Me këta politikanë të qelbur që kemi zor se do vihet në vend nderi i LUFTËTARËVE TË LIRISË,
    80-90% e këtyre lanxhove që quhen politikanë kanë qënë Komunistë me në krye Sali MUTIN, dhe megjithë këtë shajnë komunizmin.
    Sali Muti ka jetuar në Bllok si mbret dhe tani shan komunistët, Bujar ÇIBANI gjithashtu ka qënë Oficer Ushtarak Komunist.
    LAVDI DËSHMORËVE TË ATDHEUT. DHE GJITHË ATYRE QË DHANË JETËN PËR ATDHEUN.

    Reply to this comment
  2. Atdhetare Shkodrani June 6, 15:06

    Te lumet goja ,por kujte ja thue qeverise fashiste shqipetare ,apo bijevete fashistavet qe na kane mbuluer me te gjithellume hanen e kombit,Populline e kane gjunjezuare dhe e kane ba me ike e me marre rrugat e botes per nji cope buke,Na qeverisane kriminelat ,hajdutet dhe tradhetaret te shiture te serbi dhe greku,

    Reply to this comment
  3. demo June 6, 15:41

    Qe Sali Berisha eshte anetar i dyzuar i sigurimit te shtetit,nuk do shume mend,por eshte edhe antar me kohe te plote i sherbimeve te shteteve armike,si Serbia dhe Greqia.Sigurimi famekeq i shtetit te diktatures se proletariatit,u themelua nga serbi Dushan Mugosha gjate luftes civile per te raportuar dhe asgjesuar pjesemarresit me pikepamje nacionaliste brenda radheve te frontit nac-clirimtar.Viktimat e para te sigurimit ishin Qemal Stafa, vellai i babe Myslymit,Shyqyri Peza dhe nipi i babe Myslymit,(jetim i rritur prej tij),Mustafa Gjinishi.Pastaj vijne me qindra te zhdukur si Anastas Lulo,Hasan Bajraktari,Zai Fundo,Xhemil Cakerri,Neki Ymeri(antifashiste dhe kuadro te luftes)Gjate luftes per clirimin e Tiranes,repartet e sigurimit nen drejtimin e Mihallaq Zicishtit dhe Nesti Kerenxhiut,me lista te Enver Hoxhes pushkatuan pa gjyq (sipas Gogo Nushit ne plenumn e Beratit,)68 ish prefekte te zogut,oficere te ushtrise mbreterore,tregtare dhe intelektuale me prirje nacionaliste.Pas pushtimit komunist ,repartet e puneve te brendshme dhe organet e sigurimit u kthyen ne reparte terrori per te mbjellur friken dhe panikun kunder te gjithe shqiptareve qe nuk e donin regjimin komunist,kunder intelektualeve te shkolluar ne perendimdhe shtresave qe jetonin me punen dhe djersen e tyre(te quajtur borgjeze feudale,kulake,rreaksionare).Herojt e Heshtur te sigurimit te shtetit,si u quajten keta,mbollen terror neper malesine e veriut,duke lidhur grate dhe femijet,duke i torturuar me torturat me c`njerezore(macoku ne citjane)per te treguar burrat dhe djemte e arratisur.Ceta e Herojve te Heshtur,te kamufluar si diversante,bujtnin ne shtepite e malsoreve sipas tradites shqiptare,kush i priste dhe nuk lajmeronte degen e brendshme,burgosej dhe familja internohej ne Tepelene.Keto jane heroizmat e ketyre,qe kur leviznin ne zonen Gramsh-Sulove nuk lane familje pa shpallur kulak.Thirrja:-A pret miq o i zoti i shpise? ne vitet 1949-1955 i fuste tmerrin fshatareve,si cifutet kur i ulurinte sirena e makines GESTAPOS.Kur ceta e Asim Alikos,Hekuran Pobratit,Mark Dodanit etj.msynin naten ne dere,ishte me keq se te msyje tufa e ujqerve ne stan.Po te mos shkonte brenda nates ne qender te lokalitetit te lajmeronte sigurimin,ajo familje e kishte marre damken kulak.

    Reply to this comment
    • enveri nuk ka nevoje per lapidar...e shenjteroi saliserbi June 7, 16:32

      GOSPODIN DEMO !

      Komentshkruesi ka respekt per ato familje shqiptare qe per aresye te ndryshme vuajten apo u denuan me vdekje ne kohen e enver hoxhes (sic ndodhi e kunderta ne greqi).
      .
      Por krahas antikomunisteve dhe antienveristeve fisnike ka dhe Monstra Titiste-xhaferrdeviste si puna juaj qe villni helmin ne forume non stop 24/24 ore..
      .
      Ndiq materialin e meposhtem qe te kuptosh se kush ishte koha e enverit ne te vertete:

      ***
      Pas krijimit te boshtit antifashist ne 1941 nga USA-GB-USSR pervec perballjes frontale u vendos qe ne vendet e pushtuara te krijohej rezitence e armatosur ku per Shqiperine dhe Ballakanin en pergjithesi u la ne drejtim kryesor linja MOSKE-BEOGRAD-TIRANE ku shqiperia konceptohej si nnje territory nen ombrellon e Titos.(ne kete kohe enveri nuk e pirthte kush pra nuk kishte faj)
      **
      Anglo Amerikanet sic thuhet qarte ne dokumentet e sotme perkrahen pa rezerva partizanet shqiptare (dhe pksh) per aresye se sa me shume gjermane te “gozhdoheshin ne Shqiperi dhe Ballakan aq me pak amerikane do vriteshin ne france dhe itali..pra ne nje fare menyre angloamerikanet e prune EHO-n ne pushtet (edhe ketu nuk ka faj enveri)
      ***
      Ne vitet 1943-1944-1945 gjithmone sipas dokumeteve thuhet sakte se CURCILLI ME RUZVELTIN sipas ndarjes se re boterore perseri Shqiperine e lane ne dore te TITOS dhe ky I fundit ishte nen ndikimin sovjetik( pra edhe ketu nuk eshte faji I enverit por curcillit dhe ruzveltit qe na shiten si placke tregu te Stalini qe I bente ligjin atyre)
      ****
      Ne vend te ishin te duruar dhe te “zgjuar” dipllomatet anglo-amerikane bene “sherr” me Enverin per kthimin e mbretit Zog dhe per pranine e tyre ushtarake.Pra perse duhet te fajesojme akoma enverin kur vete anglo-ameriaknet po prishnin marreveshjen qe kishin bere me Stalinin.Enver Hoxha veproi drejt se nuk ishte prostitute e “pandershem “ dhe te martohej me dy burra ne te njejten kohe.(edhe ketu nuk ka faj enveri)
      *****
      Perseri sipas dokumenteve sidomos pas 1948 pati nje agersion shumedimensional deri dhe plane per pushtim te shqiperise nga greqia,jugosllavia me zogiste dhe ish fashiste dhe te menaxhuar me mjete dhe fonde nga amerika dhe anglia…Sinqerisht te na kishin pushtuar do ishim te lumtur dhe do ti falenderonim,por meqe deshtuan perse nuk kerkohet falje sot nga anglo-amerikanet per vuajtjet e shqiptareve se udheheqja e EHO-s bente palle..biles dhe nje pjese te fondeve te te perndjekurve politike duhet ti paguajne anglo-amerikane dhe jo brezat qe akoma nuk kane lindur te paguajne borxhet e te perndjekurve politike.( Perseri enveri nuk ka faj..kush sulmoi..pse deshtuan)
      ******
      Eshte non sens nga shume analiste,dipllomate dhe zyrtare perendimore qe fajsojne EHO-n si dikatator…jo te nderuar zoterinj eshte faji juaj qe e late Enveri ne kembet e Titos dhe me vone te Stalinit dhe ai vecse hodhi vallen sipas muzikes tyre ( eshe ketu enverin mund ta quajme dikatator por jo fajtor..kush e la te kopeja dikatatoreve?)
      *******
      Edhe pas prishjes me Ruset ku EHO-a beri nja akt madhor ne 1961 ne bazen e vlores qe deboi flloten ruse dhe me vone doli nga traktati varshaves dhe denoi fuqishem agresionin ne ceki..perse anglo-amerikanet nuk u bene te gjalle per nje veprim ne favor te NATOS..pse e lane komentshkruesin te ahje bar dhe jo vetem qe nuk dhane asnj e lloj ndihme thelluan me shume embargo(edhe ketu nuk e fajesoj enverin)
      ********
      Pas lidhjes me Kinen ne 1964-1974 pati nje zhvillim te fuqishem ne vend nga ndihmat e medha kineze dhe kjo periudhe ishte kulmi I zhvillimit dhe nje fare hapje ndaj botes por cfare ndodhi ? Kush e mban mend vete personalisht EHO drejtoi nje fushate kunder konservatorizmit,riteve mesjetare dhe perkrahu liberalizimin dhe frymen e se rese dhe novatore (kujtoni fajlimine Matit ne 1972 dhe biseda me Agim Meron) ku thote shprehimisht qe brezi I luftes duhet te largohet dhe ti lere vendin nje plejade te re kuadrosh te shkolluar me universitete dhe jo me me veteranete luftes.Kështu ka pasur dy fjalime të rëndësishme të Enver Hoxhës, që përmenden pak, por që në një farë mënyrë përcaktuan atë që quhet “periudha e liberalizmit”, pavarësisht se njerëzit pastaj i ngatërrojnë gjërat. Ka qenë i famshmi fjalimi i Matit i Enver Hoxhës dhe e dyta biseda me Agim Meron, që ishte në atë kohë rektori i universitetit. Në fjalimin e Matit Enver Hoxha hodhi idenë se shokët e udhëheqjes që kanë bërë luftën, kanë vlerat e tyre, por tani duhet t’ua hapin rrugën kuadrove të reja. Pra ishte ideja e një hapje dhe një rinovimi të kuadrove të reja. Ndërsa me Agim Meron, midis të tjerash Enver Hoxha tha se sa të na e dëgjojë muzikën rinia në radiot e huaja, më mirë ta japim ne vetë. Ishte një ide për frymëmarrje të rinisë. …mirpo cfare ndodhi???????
      *********
      Shqiptaret qe posa dolen nga nje mjerim 500 vjecar nen pushtimin turk,me vone nen nje shtet anadollak me Zogun dhe pastaj pushtimi fashist e gjeti shqiperine ne 1944 pa asnje kokerr leku,te uritur,te shkaterruar nga lufta dhe mbi 80 perqind e zonave rurale dhe malore ne gjendje mesjetare..E thene ndryshe qe ky popull mund te emancipohej duhej te pakten 100 vjet..pra nga 1944 deri ne 2044 mund te civilozohej..pra kemi pune akoma per c’kafsherimine talebaneve Sali-baneve.
      Pikerisht ketu gaboi Enver Hoxha qe nxorri direkt nga mesjeta ne qytete berishistet barbare qe sot kane pushtuar ate vend.
      Cfare ndodhi ne fakt 1970-1972 ? Pak vemendje ju lutem..
      Ndersa Enver Hoxha po pregatitej te largohej nga skena politike dhe t’ja linte vendin brezit me te ri,duke shfrytezuar hapjen e tij ndaj cultures perendimore ,novatorizmit dhe te rese…ai popull,ata qeveritare te atehershem ,edhe shume familje te bllokut u HAPPEN BYTHESH..
      Filloi nje degjenerim I frikshem me teper nga shtresa injorante,nga te pakenaqurat nga sistemi si dhe nga agjenturat e huaja..Kjo u pasua deri ne tallje me Luften NCL dhete Enver Hoxhes vete bile dhe ne instanc a te larta…Pra filloi te behej nje permbysje sistemi ne menyre “gazmore” me muzike dhe TV…Ne ato vite koinciduan dhe tre ngjarje shokuese 1-vizita e Niksonit ne Kine..2-Lidhja e Titos me Kines dhe e treta ishte semundja e teper e rend e Enver Hoxhes.
      Pas nje rikuperimi te pjesshem Enveri u rikthye ne drejtim dhe filloi te hakmerrej me ato qe nuk e kuptuan liberalizimin e tij deri dhe permbysjen e tij prandaj mori dhe ato masa dragoniane se e pa qe ai popull ajo udheheqje e asaj kohe nuk ishin gati per “emancipim”.
      Kushdo mund te lexoje shenimet e autentike te Haxhi Kroit sekretarit personal te Enver Hoxhes dhe mund te kuptoje qe Enver HOXHA punoi dhe drejtoi normalisht nga 1944-1974 pra 30 vjet dhe pas kesaj ai duhej te mbrohej I semure rende nga ata qe donin ti merrnin “fronin” nga jashte dhe nga brenda.
      *************
      Cfare ndodhi ne 1991-1997 do te ndodhte dhe ne Shqiperi ne vitet 1973-1974.Ai vend sot eshte I djegur I shkaterruar moralisht ekonomikisht,ushatarakisht,financjarisht,moralisht dhe psiqikisht.
      Pikerisht dhe kjo egersi kanibaleske ndaj figures Enver Hoxhes eshte ne fakt monumenti me I mire qe po I bejne Enver Hoxhes qofte ish armiqte etij ambasadore te tipit Rajerson-Arvizu,qofte sumelepirisit e tij si Berisha,qofte Kaubojsa te peshtirosur si Edi Rama,qofte te perndjekurit (te permjerrurit ) politike qe sa ishte gjalle I rruajten topet dhe nuk po e mundin as te vdekur.
      Eshte e cuditeshme qe ne nje kohe qe Amerika zyrtare mban maredheie te shkelqyera me Kinen Komunuste te Maos dhe po vendos mardhenie dipllomatike me 3K (Kuben Komuniste te Kastrove),ne shqiperi doli ambasdor I Arvizu ( lexues fermanesh) dhe I thote qe Enver Hoxha ishte monster.
      .
      Lind pyetja ? Ku e gjen te drejten nje ambasdor te ofendoje nje ish burre shteti qe udhehoqe nje vend per 40 vjet dhe te sulmuar eger dhe me embargo nga vendi I tij ? Pse nuk na cliroi Amerika nga “monster enver ?
      Ku e gjen te drejten nje ambasdor te ofendoje nje popull te te tere,te vararet e 21 janarit dhe jetimet e tyre duek I then nje krimineli si berisha kur akoma nuk ishte thare gjaku I derdhur ne boulevard..Pse ndodhin keto veprime dipllomatesh te pa paranueshme qe nuk ndodhin as ne vendet koloniale..?
      .
      I vetmi spjegim eshte te fatkeqesia me madhe kombetare ne Shqiperi pas 1992.
      .
      Kombi shqiptar ka diasporen me anti-adhetare per te gjitha kohrat dhe per te gjithat vendet e botes ne Amerike.
      .
      Dihet qe admistrata amerikane ne mardheniet me nje vend te caktuar ka vendimtare dhe rolin e diasporas se atij vendi.Kush jane diasporistet tane ?
      .
      Ata jane disa elezbiberiste,franshkreliste,ca vatrane ish spiune,ish te mergates qyqeve te komitetit te maleve dhe ish spiune te grekut dhe serbit..qe kurre nuk u moren per nje Pajtim Kombetar ose per te ndihmuar ne investime amerikane ne Shqiperi..por merita e tyre e vetme ka qene kanibalizmi I teprur me figuren e Enver Hoxhes,ka qene nje lufte idiote kunder komunizmit ne shqiperi (qe vetem I tille nuk ishte).Keta te semure makartiste prune dhe djallin berishe ne pushtet ne 1992 dhe po e mbrojne dhe cot me te gjitha menyrat…ne nje kohe qe vete amerika zyratare nuk merret me me me luften idiote elezbiberiste kunder fuckomunizmit dhe enverizmit qe I perket shekullit kaluar..
      .
      Pikerisht mbrojtja qe po behet Satrapit kriminel Berishe nga keto segmente nenje kohe qe ai e ka shperfyteruar plotesisht ate vend si shtet dhe si komb dhe vazhdon te kete fuqi dhe imunitet te plote nga keto elezbiberiste-makartiste eshte lapidary me I amdh qe po I ngrene Enver Hoxhes jo ne beton apo Bronx por ne kujtesen dhe ndergjegjen kombetare..
      .
      Pra I bejme thirrje ketyre segmenteve antishqiptare kudo qe jane :
      .
      Ju lutem mos I ringrini monumentin Enver Hoxhes duke mbrojtur me cdo cmim nje nga felliqsirat me te ndyra qe ka nxjerre shoqeria njerzore per te gjitha kohrat..
      SHTRIGU I LUGUT TE ZI TE TROPOJES ME NDER ME THANE SALI QENEFI.

      Reply to this comment
  4. Besniku June 7, 07:36

    Lavdi Heronjve te heshtur, qe me shume se gjithe te tjeret sakrifikuan per Shqiperine e shqiptaret.
    Sa per komentues qe na tregojne nje histori ndryshe, qe heronjte i bejne kriminele, e duan te shtiren si anti-serbe, nuk bejne gje tjeter vetem lojen e serbit me komentet e tyre, duke dashur te mohojne gjakun e trimave.
    Por keta lloj krimbash jane nje perqindje e vogel, ne krahasim me te gjithe ne te tjeret qe dime te vleresojme e lartesojme rolin e heronjve, ne historine e popullit tone.

    Reply to this comment
  5. KOZi June 7, 11:04

    Persa i perket problemit qe quhen “diversante” edhe atehere edhe sot ka shume qe i quajne luftetar te LIrise.Ambasada Amerikane ka nje cmim ne emer te Loni Adamit e Gjike Kuqalit ,ish antifashiste,ish punojes te ambasades amerikane te pushkatuar nga komunizmi. Edhe sot po te pyesni ambasaden amerikane per politiken e SH.B.A gjate viteve 1946-1956 do merrni te njejten pergjigje si atehere.”Politike e drejte antikomuniste”….tung

    Reply to this comment
  6. Jani June 7, 16:51

    Asim A liko per merita ne luften kunder grupeve nacionaliste partia i kishte porositur te gjitha mbeturinat e depove te frutave te Tiranes qe te ziente raki.se mjeti i tij luftes ishte gota e rakise.po,po eshte e vertete.

    Reply to this comment
  7. demo June 7, 23:14

    E mor @ enver,edhe GOSPODININ ta kam treguar une.

    Reply to this comment
  8. ELIOT June 10, 18:01

    More luan trapi ;;;;po emrat qe vrau BANDA E ENVERIT NE KUFIJ …10 MIJE TE RINJ QE DONIN LIBERTENE DEMOKRACINE CFARE JANE SIPAS TEJE DIVERSANTE ARMIQ TE POPULLIT SEPSE DONIN PAQE DEMOKRACIE .. PERSE SI KENI GJETUR EMRAT E RINISE SHQITARE …QE VRANE DIVERSANTET TRADHETARET E POPULLIT … PERSE SKERKON KU I VARROSEN PUSHTAT KOMUNISTA …HE MORE DEBILE MENTALE …. TE BERI ENVERI POET TE BERI SHKRIMATR DUKE PERDHUNUAR POPULLIN…. POR NUKE DIN CDO TE THOTE LIBERTE EGALITE FRATERNITE MORE COBAN … QEN I NAZISTAVE KOMUNISTA ….. BANDAT KOMUNISTE KANE VRARE ME SHUME SE HITLERI MORE INJRANT NGA KATUNI … MESO HISTORINE ..MESO MIRE PER KRIMET E BANDES ME TE MADHE NE BOT ..KOMUNISTET …. SA MILONA VRANE PASTAJ ZHGARRAVITE .. ..JENI BAJGA E DEMOKRACIE .. E LIBERTESE …

    Reply to this comment
  9. Mallakastrioti June 21, 19:43

    I Paharruar Kujtimi i Mark Dodanit..i Lexoja me Kureshtje Romanet e tije…
    Nuk munde te mohohet Lufta e Inteligjences Shqipetare kunder Shteteve Armike te Kohes si Serbia dhe Greqia..
    Eshte Injorance, te Anashkalosh Heroizmin e Burrave te Sigurimit te Shtetit 1949-53..
    Shqipetaret duhet te Krenohem me keta Burra, dhe jo Dekorojne “Halen” e Kombit:Bashibozuk dhe Tradhetare,Kriminel te Paguar nga Agjenturat e Huaja,qe vinin ne Shqiperi dhe Vrisnin Njerez te pa-fajshem..
    1-Nje Kusheriri ime i Larget ka qene Pjestar i Brigades se Münihut..nuk Vrau dhe Preu.. Heroi i Polullit Asim Aliko e RESPEKTONTE sepse “Misjonet” e tije ne Shqiperi ishin te Detyruara nga Anglo-Amerikanet..
    Kur u kthye ne Shqiperi pas 90-tes… AI RESPEKTONTE BURRAT E SIGURIMIT, qe U uLEN hUNDEN iNTELIGJENCES SE Kohes Cias..si dhe UDB-se…
    “Demokracia” Berishjane eshte Shkaterimi i c´do Vlere te Shqiperise dhe Shqipetareve…
    Mark Dodani i Lehte gjumi..je i PAHARRUAR..lol

    Reply to this comment
  10. kastriot June 22, 10:18

    Pemen e mosmirenjohjes nuk e mbolli ky brez por brezi tjeter ne fund te jetes me hipokrizi dhe goditjeNuk ke cfar i kerkon ketij brezi kur brezi tjeter e mbylli historine me fotografi filma dhe libra te tjetersuar Armiqt e Shqiperise thjesht e ujisin se pema i lidh frytet vete

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*