Tradhtinë e ke të shkruar në gjak

June 27, 2013 10:45

Tradhtinë e ke të shkruar në gjak

Tradhtia është një çështje ADN-je. Pra një njeri jo besnik është i tillë sepse e ka “të shkruar brenda vetes”. Nuk është çështje vullneti, por i një lloj prirjeje të lindur. Faji është i dy gjeneve “të prapë” që i bëjnë njerëzit të papërmbajtshëm ndaj epsheve të reja.

Ky është përfundimi i një studimi, të udhëhequr nga një grup kërkuesish të Universitetit Shtetëror të Floridas, të cilët ekzaminuan disa lloj minjsh që për nga natyra e tyre janë seksualisht monogamë. Studiuesit amerikanë e kanë marrë shpesh si model këtë specie për të treguar se monogamia dhe besnikëria janë sjellje natyrore dhe të lindura. Dr. Mohamed Kabbaj dhe skuadra e tij e ekspertëve vunë re se miushët përjetojnë modifikime kimike të dy gjeneve që prodhojnë oksiticinën dhe vazopresinën, hormonet përgjegjës të besnikërisë. Duke filluar që nga raporti i parë seksual, nivelet e dy hormoneve rriten.

“Studimi ynë tregon se krijimi i një raporti në çift është pjesërisht i ndërmjetësuar nga ndryshime epigjenetike që rrisin prodhimin e oksiticinës dhe vazopresinës. Ndryshimet e vëzhguara ndodhin në fazat e para të takimit dhe ndikojnë në përqendrimin e preferencës ndaj një partneri të vetëm. Kësisoj nis raporti monogam. Rezultatet e kësaj pune shkencore janë të rëndësishme sepse sugjerojnë se farmaceutikët që përmbajnë këto hormone mund të shndërrohen në kura efikase për  trajtimin e çregullimeve në marrëdhëniet personale dhe sociale, po ashtu në autizëm dhe skicofreni”, shpjegon dr. Kabbaj.  Studimi u publikua në revistën “Nature Neuroscience”.

Tradhtia lexohet në fytyrat e burrave

poshte 2

Dëshiron të dish nëse ai të ka tradhtuar? Mjafton ta shohësh në fytyrë! Të paktën kjo është ajo që pohon një tjetër studim i zhvilluar nga universiteti “Western Australia a Perth”. Edhe në këtë rast sipas ekspertëve është çështje ADN-je dhe nuk ka të bëjë me intuitën femërore. Mesa duket, gjenet mashkullore reflektohen në fytyrë, duke zubuluar qëllimet e vërteta të shpirtit, që në fakt lexohen vetëm nga gratë. Studimi i publikuar në “Biology Letters” tregoi se gratë e gjykojnë besueshmërinë e një burri duke u bazuar pothuajse përherë në karakteristikat e fytyrës së tij. Koordinatori i studimit, Gillian Rhodes, pohoi se “vlerësimet e grave mbi pabesinë e burrave kanë lidhje kuptimplota me treguesit e tradhtisë që ndodh në realitet. Sa më mashkullore të jetë pamja e burrave, aq më shumë vlerësohen si jobesnikë dhe me një aktivitet seksual të ngjeshur “.

Gjatë eksperimentit u analizuan opinionet nga të dyja sekset, kur kërkuesit treguan foto me fytyrat e 189 meshkujve të rritur. Pjesëmarrësve në studim iu kërkua të vlerësonin vetëm në bazë të imazheve për të dhënë një gjykim mbi besnikërinë e personave që shinin në fotografi.  Pasi përfundoi vlerësimi  i vullnetarëve, kërkuesit i krahasuan ato me sjelljet reale seksuale të subjekteve të fotografuar. Përfundimi ishte se ndryshe nga burrat, gratë kishin pasur shumë më tepër sukses në parashikimin e atyre që tradhtonin dhe atyre që nuk tradhtonin./ D.Gjuzi

June 27, 2013 10:45
Komento

3 Komente

  1. balzac June 27, 13:17

    Tradhetia asnjehere te thuash nuk mund te triumfoje:perse?Po tia dilte te ngadhnjeje atehere askush nuk do te gjykonte ta quaje tradheti.

    Reply to this comment
  2. burri June 28, 12:35

    Kjo tregon se tradhetine e burrave e udheheqin grate. Ata burra qe u cilesuan nga grate si “tradhetare” jane ata qe me tiparet e tyre i ndjellin grate.

    Reply to this comment
  3. Dashi July 17, 17:25

    Fakti qe tradhetia esht pare vetem ne kendveshtrimin e nje femre stregon gjithmon se ato kan te drejt porse nuk jan realiste!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*