Tradhtitë për çështjen e Teatrit Kombëtar, Altin Basha: Në aleancë, individë politikë

July 14, 2018 20:21

Tradhtitë për çështjen e Teatrit Kombëtar, Altin Basha: Në aleancë, individë politikë

Regjisori Altin Basha ka folur në emisionin ‘Kjo Javë’ për çështjen e Teatrit Kombëtar, si dhe për takimin që zhvilloi së bashku me disa artistë të tjerë me kreun e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Basha ka deklaruar se në “Aleancën për Teatrin” ka gisht politika dhe se brenda saj shihen si pjesëmarrës artistë të ndikuar politikisht.

Ai vijon të thotë më tej se është munduar që vazhdimisht të theksojë se politika nuk duhet të përfshihet në këtë çështje, si dhe ka konsideruar si akt të rëndë qëndrimin e papranueshëm të disa mediave.

“Është korrekte dhe e rëndësishme të thuhet se ne dolëm në media dhe nga takimi u tha se ne ramë në marrëveshje me Veliajn. Në dëgjesën e dytë që bëri kryebashkiaku i Tiranës, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit nuk mori pjesë. Nga kolegu Arben Derhemi më thuhet se duhet të bëjmë një takim me zotin Veliaj në sallën Gëte.

Ne shkuam në takim për të mbrojtur ato tre pika për Teatrin dhe nuk kishte marrëveshje. Në deklaratën pas takimit me Erion Veliajn, Robert Budina tha se artistët janë përdorur. Ne shkuam në emër të Aleancës atje. Nuk pati kundërshti. Unë i kam kërkuar Robert Budinës të thotë se pse tha që artistët janë përdoruar. Ata kanë ndryshuar qëndrim dhe nuk e di.

Unë ndihem i tradhtuar nga disa artistë që më janë kundërvënë. Unë i kam ftuar grupin e Aleancës që të vijnë për diskutime dhe nuk ka pasur asnjë reagim. Ata lejuan individë që të më akuzojnë mua se po dalim kundër kauzës së artistëve. Mua më ka kundërshtuar vetëm Neritan Licaj, i cili ka thënë se godina mund të rikonstruktohet. Ajo që është e rëndë është se disa media kanë mbajtur disa qëndrime të papranueshme”– tha Altin Basha.

s.a/dita

July 14, 2018 20:21
Komento

4 Komente

  1. info analitike July 14, 20:31

    Shoke te Dites, perpara ca ditesh botuat nje artikull ku perpiqeshit qe ti benit reklame Dhjeliajt nepermjet Ndricim Xhepes e indirekt duke goditur edhe kritiket per vjedhjen me truallin e teatrit. Do te beni mire te publikonit edhe pergenjeshtrimin e Ndricim Xhepes per keqperdorimin qe u ben mashtruesi i Bashkise :

    Ndriçim Xhepa zbulon marifetin e radhës së Erion Veliajt

    Pas falsifikimit me firma aktorësh del në dritë një tjetër marifet prej pisi që kryebashkaku Erion Veliaj ka bërë me aktorin Ndriçim Xhepa. Para dy ditësh u publikua në disa media pranë pushtetit një foto e Xhepës bashkë me lajmin se ai është administrator i pallatit ku banon. Historia e kësaj fotoje është sqaruar prej tij në një intervistë për Faxweb, përmes së cilës shjpjegon se truku i saj është tipiku i propagandës së z. Veliaj.

    Kam pesëmbëdhjetë vjet që e jap këtë kontribut të vogël qytetar për komunitetin ku banoj. U bëra administrator nga halli. Askush nuk donte të merrte përsipër ca bezdi më shumë në ngarkim. Por unë banoj në kat të nëntë, im më në kat të shtatë. Kështu u vendos mes banorëve në ansamble, që ta kryeja unë këtë kontribut duke u kujdesur që të paguheshin tarifat , të mirëmbahej ashensori dhe ambientet e pallatit të pastroheshin. Ishte viti 2003, kohë kur edhe pallati sapo ishte ndërtuar. Nuk e di ku ishte Erjon Veliaj atëherë…Atë ditë kur drejtori i bashkëpronësisë erdhi të inspektojë pallatin unë po u tregoja sesi ishte mirëmbajtur, sesi me kontributin vullnetar të një banori kishim rivendosur portën që ishte vjedhur, sesi ishin vënë kangjellat dhe me të, ishte një vajzë që shkrepte foto në celular. Mendova se ishin fotografi për të dokumentuar se e kishin kryer punën duke vizituar çdo pallat, por kurrë nuk ma merrte mendja se do i përdornin për të spekuluar shprehet Xhepa.

    Drejtori në fjalë është Erind Bejko, i cili ka shërbyer si karremi i një fotoje që u përdor për gjithfarë qëllimesh. Xhepa po ashtu shton se një ndër arsyet që mund të ketë shërbyer për publikimin e fotos si administrator pallati është edhe refuzimi prej tij i firmosjes së kërkesës së Bashkisë për të qenë administrator i caktuar prej saj. Lidhur me protestën, Xhepa shton se ajo nuk është e gabuar.

    Mirë bëjnë që protestojnë, por ku janë sot ata që thoshin se do e mbronin teatrin me gjak? Edhe marrëveshja ishte dështim. Si mund të ketë marrëveshje kur kërkesat janë diametralisht të kundërta?! Njëra palë kërkon të ndërtojë kulla, tjetra që të mos prishet. Negociatat dhe marrëveshjet arrihen kur ka kërkesa disi të përafërta, pika takimi, por jo në këtë mënyrë. Ç’marrëveshje u arrit? Dua të them se në teatër ka plot njerëz me pasion, njerëz të rinj, jo vetëm aktorë, që punojnë me zemër e që paguhen me shifra tejet minimale…

    Le të shohin ata që shiten e blihen në oborrin e teatrit dhe jo mua. Kush janë ata që thonë “Zgjohu Ndriçim Xhepa!” Më paskëshin blerë mua ata të Bashkisë? E si do të kisha fytyrë unë të merrja para për këtë kontribut?! Dua ta theksoj: Është kontribut vullnetar. Nuk kam marrë kurrë para për këtë. Për të gjithë ata që shpifin rreth kësaj pa marrë mundimin të pyesin. Jo se kush jam, por në këtë artin tonë kam dhënë kontributin tim, jam vlerësuar me çmime që nga Urdhri i Naim Frashëri i Artë, në Festivale filmash, teatri dhe kam marrë çmime me role karakteri, jo me role komunistësh. Nuk kam asgjë kundër kësaj, por po e theksoj natyrën e roleve që kam luajtur, ndërsa tani pa qenë nevoja e gjej veten në këtë llokoçitje facebook-iane. Nuk mendoj se është për turp të jap ndihmesën time të vogël në mbarëvajtjen e jetesës në bashkësi”
    http://www.respublica.al/2018/07/14/ndri%C3%A7im-xhepa-zbulon-marifetin-e-radh%C3%ABs-s%C3%AB-erion-veliajt

    Reply to this comment
    • I tille je , sa here qe hap gojen July 15, 18:36

      Po cfar mund te mesoje njeriu , nga bajga si “info-anal -leshi ” , qe fut hundet dhe ndot cdo gje , me gojen e tij , qe natyra ia ka ngaterruar me vendin e anal-it ?! Mjafton vetem nik name qe ke zgjedhur, dhe njerezit te kalojne , sikur te mos ishe mes te gjalleve !Yyyyt plehre e pa riciklueshme , se nuk te lexon kush , ty llum shqipfoles ! ! !

      Reply to this comment
  2. Oh, uh! July 14, 20:31

    Doli regjisori? Ky tha se aktorëve Lali i fiqve u premtoi konkurs për projektin e ri të TK-së, apo mos jam gabim? Ta ketë parë vallë zotëria videon e publikuar të TK-së? Apo mos u bë konkursi dhe….fitoi prapë danezi? nuk ka ndonjë koment regjisori për këtë?

    Reply to this comment
  3. Vera July 15, 19:19

    Regjisori doli dhe shume mire e beri qe doli. Tani, nese eshte vertete i zgjuar (kete pershtypje krijon), do duhet ta vertetoje qe e ka patur me gjithe zemer angazhimin e tij per kauzen.

    Kjo behet duke u bashkuar me shoket (edhe nese ndihet i fyer, a kushedi i cenuar ne nder), duke i kapercyer mosmarreveshjet dhe duke e ngritur zerin edhe me shume, bashke me Derhemin e Trebicken kunder atyre qe manipulojne per t’i percare.

    Kjo eshte burreria e vertete ne dobi te se mires dhe jo puritanizmi nazik prej cupke te virgjer politikisht.

    Kundershtaret po e bejne balte gjithcka dhe tani duhen sa me shume duar te pastra qe ta ndalin llumin e propogandes e politikes. Nese ofrohen per ndihme edhe duar “te pista” (kam parasysh ketu politikanet dhe jo aktoret me bindje te ndryshme politike) le t’u behet e qarte se kontributi i tyre nuk do t’u merret parasysh si larje e mekateve te se kaluares, te cilat i dime dhe s’i harrojme, as si shkallare per te fituar pike, por thjesht si QYTETARE qe kane te drejte te revoltohen njelloj si te gjithe ne. Cuditem ne kete pike me heshtjen e Erion Braces qe acarohet lehte vetem kur kullat i zene pamjen e dritares se apartamentit te vet… Nejse!

    Tini, Landi, Beni, vrap tek Teatri. Duam t’ju shohim atje!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*